GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Berisha është kundër interesit të PD-së”, Bardhi: Ka pasur kërkesë nga partnerët për përjashtim

22:53 - 18/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Berisha është kundër interesit të PD-së”, Bardhi: Ka pasur kërkesë nga partnerët për përjashtim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka përsëritur se nuk ka asnjë Kuvend paralel, por vetëm një që është më 18 dhjetor. I ftuar në emisionin “Real Story”, Bardhi u shpreh se Sali Berisha sot është kundër interesit të PD-së dhe demokratëve duke mbajtur një qëndrim përçarës.

“ Gjatë takimit mbrëmjen e djeshme janë dhënë informacione se eksponentë kriminalë janë përfshirë në mbledhjen e firmave. A janë të përfshirë për llogari të Ramës që kërkon t’i fryjë zjarrit të përçarjes duhet të sqarohet. Në Elbasan ky grup kriminal është përfshirë në mbledhjen e firmave. Berisha duhet të distancohet nga ata. Me akuzat drejt meje qesh, por deri në momentin që prek familjen time. Do të merrem në rrugë ligjore. Nuk ka asnjë Kuvend paralel. Ka pasur një kërkesë të Berishës për mbledhjen e Kuvendit.

Doli një datë e shpallur nga ai. Sipas statutit tonë duhet të bëhet kërkesa 1 muaj para. Në vend që firmat dhe kërkesat të dorëzoheshin sipas procedurës, doli Berisha dhe tregoi disa tufa me letra. Dhe ndodhi shfaqja qesharake ku mbyllën në kasafortë firmat. Kam dalë më shumë se 3 ditë duke bërë thirrje që të respektohej vullneti i këtyre delegatëve. Në momentin që kjo nuk ndodhi, kryetari i PD-së i propozoi kryesisë mbledhjen e Kuvendit. Qëndrimi i Berishës është përçarës. Ishte kamufluar pas idesë për demokratizimin e PD-së, por në momentin kur ti shpall të paligjshëm institucionet e PD-së, Berisha vendosi të dalë kundër. Në këtë moment është duke dëmtuar më shumë se kushdo tjetër interesin e PD-së”- tha ai.

Bardhi nuk përjashtoi mundësinë e largimit të Berishës nga PD nëse vazhdon për qëndrimin e tij përçarës.

Ai tha se ka pasur një periudhë 3-mujore bisedimesh pas vendimit të DASH dhe përgjigja që ka pasur Berisha ka qenë nuk më intereson partia por vetëm dinjiteti personal i imi.

“Çdo anëtar që synon të përçaje PD-së, vetpërjashtohet nga partia. Nuk është në tagrin e kryetarit apo timin përjashtimi i Berishës, por e institucioneve. Që pas shpallës nga SHBA non grata ka pasur një proces të gjatë 3-mujor bisedimesh dhe negociatash. Ka pasur një kërkesë nga partnerët tanë për distancim dhe përjashtim. Qëndrimi i PD-së ishte mbështetje ndaj Berishës por duhej një zgjidhje që të kënaqte edhe partnerët tonë. Përgjigja që ka pasur Berisha ka qenë nuk më intereson partia por vetëm dinjiteti personal i imi. Kur ne kemi përpara dikë që thotë këtë atëherë përgjegjësia jonë është të mbrojmë dinjitetin e demokratëve”- tha ai.

Etiketa: Gazment BardhiinteresikerkesepartneretPDperjashtimSali Berisha

Lajme të lidhura

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard
Breaking Views

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard

23:34 - 02/02/26
Seanca në GJKKO/ Pasi largoi avokaten, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares
Breaking Views

Seanca në GJKKO/ Pasi largoi avokaten, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares

20:00 - 02/02/26
Berisha rrit tonet para protestës së 10 shkurtit: Zëri ynë i ka tronditur në themel
Breaking Views

Berisha rrit tonet para protestës së 10 shkurtit: Zëri ynë i ka tronditur në themel

19:06 - 02/02/26
Para
Tërmeti shkun sërish Greqinë, ku ishte epiqendra

Tërmeti shkun sërish Greqinë, ku ishte epiqendra

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard
Breaking Views

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard

23:34 - 02/02/26

Kryeministri shqiptar Edi Rama shkaktoi polemika disa ditë më parë kur foli në Knesset (Parlamenti Izraelit): “Unë jam katolik, gruaja...

Lexo më shumë
Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas

Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas

23:30 - 02/02/26
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham

Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham

23:16 - 02/02/26
Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig

Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig

23:00 - 02/02/26
Napoli përforcohet me Alisson Santos nga Sportingu

Napoli përforcohet me Alisson Santos nga Sportingu

22:45 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com