GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha sulmon socialistët: Vijnë nga bodrumet e mafies

19:44 - 05/04/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha akuza Ramës nga Tropoja: Armik i Shqipërisë dhe Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Divjaka ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Aurel Malko, ish-kryeministri Sali Berisha bëri një skanim të kandidatëve të mazhorancës, që siç u shpreh ai vijnë nga “bodrumet e mafies”.

Sipas liderit historik të Partisë Demokratike, ata kandidatë “janë vëllezër në vese me kryeministrin Edi Rama.”

Në fjalën e tij, Sali Berisha vlerësoi kandidatët e “Primareve”, duke thënë se ata do të jenë shpërdorë të qytetarëve.

“Kandidatët e krahut tjetër vijnë nga bodrumet e mafies. Dje isha në Has, kandidati i Hasit kishte dy emra dhe 4-5 arrestime, ishte si puna e Kokoneshit.

Kandidatët e krahut tjetër në tërësi janë vëllezër në vese me kreun e tyre. Janë të sprovuar në aktet e vjedhjes dhe shpërdorimit. Por ata kanë një tipar të përbashkët. Ata për qytetarët nuk duan t’ja dinë.

Ju garantoj se Aureli dhe të gjithë kandidatët e primareve janë dhe do jenë shërbëtore tuaj, janë dhe do jenë menaxherë dhe drejtues me transparencën më të madhe.

Ata në standardet më transparente do përdorin çdo qindarkë të burimeve për të mbështetur fermat tuaja dhe biznesin tuaj”, u shpreh Sali Berisha.

Ish-kryeministri ngriti shqetësimin e shpopullimit të vendit, duke thënë se as në kohë lufte nuk kanë ikur kaq shumë njerëz.

“Në 8 vite ne sot jemi të pakësuar, më të pakësuar se kurrë. Kudo, 1/3  e njerëzve tanë na mungojnë. 84% e shqiptareve duan të largohen nga Shqipëria.

Një dëshpërim ka pllakosur vendin. Shqipëria nuk ndodhet në një pushtim të huaj. Megjithatë pikëllimi i shqiptarëve, mosbesimi i tyre bën që të largohen.

Në 8 vite janë larguar vetëm në BE 937 mijë shqiptarë. Asnjë luftë nuk ka pakësuar me 33-35 % një komb, sado e egër të ketë qenë ajo”, tha Berisha.

Etiketa: berishaDivjakakandidatet socialisteKryesore1

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Para
Kapet në një “fermë” kanabisi në Britani: I lumtur që u arrestova

Kapet në një “fermë” kanabisi në Britani: I lumtur që u arrestova

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit....

Lexo më shumë
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com