GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjermani, goditen faqet zyrtare nga sulmet kibernetike

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Britania, “ushtarë kibernetikë” rusë po përforcojnë përmbajtjet pro Kremlinit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më shumë se gjysma e landeve federale të Gjermanisë u goditën nga sulmet kibernetike, të cilat prekën dje në mbrëmje faqet zyrtare të administratës shtetërore.

Websites të tilla si; faqet zyrtare shtetërore, faqet e internetit të policisë dhe faqet e Ministrisë së Brendshme ishin përkohësisht të padisponueshme, raportuan disa autoritete shtetërore në të gjithë Gjermaninë.

Sulmet ishin të dytat në një seri sulmesh kibernetike, që goditën faqet zyrtare shtetërore në landet e Mecklenburg Vorpommern, Saksoni-Anhalt dhe Saksoninë e Poshtme një ditë më parë.

“Ne supozojmë se sulmet ishin të koordinuara në lande të ndryshme federale”, tha ministrja Dixhitale e Saksoni-Anhalt, Lydia Hüskens.

“Asnjëherë më parë nuk ka patur një sulm kaq të madh kibernetik në faqet e administratës shtetërore të Berlinit”, tha sekretari i shtetit për çështjet dixhitale në Ministrinë e Brendshme, Ralf Kleindiek.

Në Saksoninë e Poshtme, autoritetet po hetojnë një individ të paidentifikuar, haker, i dyshuar për sulme kompjuterike.

Një zëdhënës i zyrës së prokurorit publik në Verden tha se autoritetet po hetonin të gjitha motivet, dhe se kishte indikacione për një sulm pro-rus.

Sulmi i ashtuquajtur DDoS, që përfshin mbingarkimin e qëllimshëm të serverëve me kërkesa masive, nuk shkaktoi shqetësime të mëdha.

Të martën, hakerët kishin shënjestruar sërish një faqe të Ministrisë së Zhvillimit për rindërtimin e Ukrainës.

 

 

Etiketa: Gjermanisulm kibernetik

Lajme të lidhura

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid
Botë

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

15:47 - 04/08/26
Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi
Botë

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Para
Grabitje dhe drogë, ekstradohen 3 shqiptarë nga Greqia e Italia

Grabitje dhe drogë, ekstradohen 3 shqiptarë nga Greqia e Italia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta e dytë në Klos kundër shkrirjes së bashkisë, qytetarët kritikojnë deputetin Agron Malaj që s’i mbështet
Aktualitet

Protesta e dytë në Klos kundër shkrirjes së bashkisë, qytetarët kritikojnë deputetin Agron Malaj që s’i mbështet

22:47 - 05/08/26

Qindra qytetarë u mblodhën këtë të mërkurë në qendër të Klosit në protestën e dytë kundër projektit të reformës administrativo-territoriale,...

Lexo më shumë
Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban dhe Ngraçan

Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban dhe Ngraçan

22:41 - 05/08/26
Largohet kreu i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ja kush emërohet administrator i ri

Largohet kreu i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ja kush emërohet administrator i ri

21:38 - 05/08/26
“Klasa politike 35-vjeçare, hajdute. Të largohet dhe fatin në dorë ta marrë rinia”/ Protestuesi: Rama diktatori i dytë pas Enver Hoxhës

“Klasa politike 35-vjeçare, hajdute. Të largohet dhe fatin në dorë ta marrë rinia”/ Protestuesi: Rama diktatori i dytë pas Enver Hoxhës

21:27 - 05/08/26
Qumështi VITA me vaj palme, ekspertët: AKU ta tërheqë përkohësisht nga tregu

Qumështi VITA me vaj palme, ekspertët: AKU ta tërheqë përkohësisht nga tregu

20:28 - 05/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com