Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në emisionin “Open” ka thënë se firmat e mbledhura gjatë aksionit të ish-kryeministrit Sali Berisha nuk janë të verifikuara.
Salianji ka bërë me dije se ka marrë mesazhe nga krerët e degëve se nuk janë përfshirë në procesin e verifikimit të firmave të mbledhura nga “Foltorja”.
“Foltorja ka bërë me dije se firmat verifikohen nga degët. Kam mesazhe nga krerët e degëve që thonë se nuk kanë verifikuar gjë. I nxjerr, thonë se ne nuk kemi bërë verifikim të tillë”-tha Salianji.
Discussion about this post