GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përshtatën lokalin për droga të forta, 2 në pranga në Fier (Emrat)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Përshtatën lokalin për droga të forta, 2 në pranga në Fier (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Klejdi Cela dhe Zhanri Hajdari janë arrestuar në Fier, në kuadër të operacionit “Unik”. Cela dhe Hajdari akuzohen se kanë përshtatur lokalin, për të shitur dhe përdorur drogë, nga të fortat deri te kanabisi.

Të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e një grupimi kriminal në zonë. Po ashtu janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë.

Njoftimi:

DVP Fier/Finalizohet pas një hetimi proaktiv disamujor, operacioni policor i koduar “Unik”, sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike heroinë, kokainë dhe kanabis.

Operacioni, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Goditet një grup kriminal që kishte përshtatur një ambient (lokal), për shitje dhe për përdorim të drogave të forta dhe të kanabisit.

Arrestohen në flagrancë 2 nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal, shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet operacionale të DVP Fier, pas një hetimi proaktiv disamujor, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Lushnjës, me mbështetjen e inteligjencës informative, për një grup kriminal që shiste droga të forta dhe kanabis në një lokal të përshtatur për këtë veprimtari kriminale, organizuan dhe finalizuan operacionn policor të koduar “Unik”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Zh. H. (Gj.) (i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale), 33 vjeç dhe K. Ç., 27 vjeç, të dy banues në Lushnjë.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u shpallën në kërkim shtetasit M. K., 33 vjeç (i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale) dhe S. K., 29 vjeç, të dy banues në Lushnjë.

Nga provat e siguruara si rezultat i hetimit proaktiv, rezultoi se këta 4 shtetas ushtronin në formën e grupit, veprimtarinë kriminale të shitjes së drogave të forta dhe kanabisit, në një ambient (lokal) në lagjen “Kadri Qystri”, Lushnjë, i cili administrohej nga shtetasi i arrestuar K. Ç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë lokal, u gjetën 120 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 39 gram lëndë e dyshuar narkotike heroinë, si dhe dhjetëra doza të dyshuara lënde narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan së bashku me 9 celularë, 1 automjet dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike. Gjithashtu, lokali ku kryhej kjo veprimtari kriminale, u bllokua nga shërbimet e Policisë.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. A., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap në lokal, duke blerë lëndë narkotike.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Etiketa: drogaKryesore1lokali

Lajme të lidhura

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit
Aktualitet

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën
Aktualitet

Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën

21:06 - 31/07/26
Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor
Aktualitet

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26
Para
‘Hakmarrja’ e Ançelotit: Një fitore jo e keqe në Kamp Nou

‘Hakmarrja’ e Ançelotit: Një fitore jo e keqe në Kamp Nou

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta
Sport

Infantino tërhiqet pas revoltës në futbollin botëror, FIFA anulon planin për investimet private

08:34 - 01/08/26

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka bërë një hap pas duke tërhequr planin për shitjen e një pjese të operacioneve...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:18 - 01/08/26
Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

08:02 - 01/08/26
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

07:42 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com