Manush Thanasi dhe Bardhylka Thanasi, kanë punuar shumë vite në profesion, dhe tani janë në pension. Ata e përdorin urbanin në Tiranë për punët e përditshme.
Ata do të jenë përfitues të transportit publik falas, sipas projektit të Belind Kelliçit. Këtë gjë ua shpjegoi në mënyrë të detajuar kandidati i opozitës, i cili u bëri një vizitë në shtëpi, Manushit dhe Bardhylkës. Dy të moshuarit, treguan se jo vetëm e kanë mirëpritur këtë plan, por dhe besojnë se transporti publik falas është i realizueshëm në kryeqytet.
“A sa gjë e bukur! Nisma tuaj është e mrekullueshme. E them me besimin e plotë, jo thjesht se besoj te ju, por edhe se është një problem shumë i thjeshtë, aritmetikor, kush ka bërë katër klasë e kupton, këtu ka logjikën brenda”,u shpreh Manush Thanasi.
Këlliçi shpjegoi se transporti publik falas do të jetë me përfitime të shumëfishta për banorët e kryeqytetit. Nga tranpsorti publik falas nuk do të përfitojnë vetëm 200 mijë përdoruesit ditor të tij, por do të ketë edhe të tjera përfitime pasi do të ulet trafiku, ndotja dhe do të lehtësohen parkingjet.
“Transporti urban me aq sa kushton, u lehtëson jetën 200 mijë qytetarëve në ditë që e përdorin. Ul koston e jetesës, në muaj i kursen mesatarisht një familjeje që e përdor, të pakten 50 mijë lekë të vjetra në muaj. Me ato lekë ata mund të paguajnë ujë e drita, internet në shtëpi, pra është një ndihmë. Mund të marrin ilaçet pensionistët, pra ka shumë benefite. -tha ai.
Këlliçi dëgjoi edhe shqetësimet me të cilat përballen pensionistët gjatë përdorimit të transportit urban.
Ai u shpreh se do të ketë gjithashtu investime për të modernizuar jo vetëm flotën e autobusëve, por njëkohësisht për të përmirësuar edhe shërbimin në stacione.
“Prandaj kemi vënë dhe një fond tjetër, që është 5 milionë dollarë në vit, që nuk është asgjë për buxhetin e bashkisë Tiranë, për të shtuar numrin e autobusëve edhe për të marrë autobuzë modernë…se problemi është që këto autobusët, unë nuk jam për të paragjykuar ato rastet kur kanë pasur shoferët probleme shëndetësore, ajo mund t`i ndodh kujtdo dhe është një gjë, është fatkeqësi. Por, nga ana tjetër, një pjesë e autobuzëve nuk u punojnë frenat, nuk janë të mirë, nuk janë komodë. Nuk janë mjaftueshëm me kushtet që i duhet një autobuzi për të qenë në kushte normale”.
Manush Thanasi, pohoi se veç pensionistëve, nisma e Belind Këlliçit për transport publik falas, do të jetë një ndihmë e madhe për shumë familje në nevojë, apo dhe studentët e kryeqytetit.
Gjatë bashkëbisedimit në familjen Thanasi, Belind Këlliçi u shpreh se nismat e tij janë me këmbë në tokë dhe të realizueshme, pasi buxheti aktual i Tiranës i ka mundësitë për të përballuar këto shërbime.
Discussion about this post