Rikthimi i Bledit Manes në shtëpinë e “Big Brother VIP2” sërish krijoi trazira e debate të forta. Ashtu si herën e kaluar, ai vijon të jetë kritik, sa i përket lojës që Kristi po bën brenda në shtëpi.
Sipas Bledit, shtylla e shtëpisë është Luizi dhe ishte Olta, ndërsa Kristi është një “barishte” e keqe. Ai shtoi se Kristi nuk di të luajë dhe është toksik në maksimum.
Kristi u shpreh se sa i përket toksicitetit, të gjithë bëhen toksikë kur futen brenda në shtëpi, ndërsa u ndal edhe tek krahasimi që Bledi i bëri me barishten.
Ai u shpreh se nuk e ka thënë ndonjëherë me zë të lartë që ai është lojtar i fortë dhe se në gjykimin e tij, është Bledi ai që po vuan për të fituar këtë status.
Discussion about this post