GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Transportonin 13 emigrantë të paligjshëm, 2 të arrestuar në Tiranë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Transportonin 13 emigrantë të paligjshëm, 2 të arrestuar në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia ka goditur një rast të kontrabandimit me emigrantë të paligjshëm. Sipas bluve, janë arrestuar dy persona, që akuzohen se kanë transportuar emigrantët e paligjshëm në vendin tonë, në këmbim të 600 eurove për person. Në pranga përfunduan një 32-vjeçar dhe një 24-vjeçar.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Pararoja 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, Komisariati i Policisë Vorë dhe Forca e Posaçme Operacionale.

Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar 13 emigrantë, kundrejt pagesës 600 euro për person, me qëllim që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Procedohen penalisht edhe 13 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Sekuestrohen 2 automjete dhe 3 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë dhe të Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan operacionin “Pararoja 2”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– K. A., 24 vjeç dhe E. A., 32 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Këtas shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Vorë, duke transportuar me 2 automjete, 13 emigrantë, të cilëve, kundrejt pagesës 600 euro për person, iu kishin premtuar transportimin nga Saranda në drejtim të Shkodrës, me qëllim kalimin e tyre në pikën kufitare me Malin e Zi, me destinacion final vendet e BE-së.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 13 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Etiketa: emigrantetpaligjshemtransportonin

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë
Aktualitet

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
Para
Pas horizontit jeta vazhdon, e premtja e zezë dhe Pashkët

Pas horizontit jeta vazhdon, e premtja e zezë dhe Pashkët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com