GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Veliaj riciklon paratë e Gardës Revolucionare të Iranit

12:48 - 07/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Veliaj riciklon paratë e Gardës Revolucionare të Iranit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD-së Sali Berisha në konferencën e përjavshme për shtyp zbardhi lidhjet korruptive të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me qeverinë e Teheranit.

“Të dhëna të qarta lidhin djegësin e Tiranës, Erion Veliajn me Bruno Presecin dhe Ali Aliabadin, ish-komandantin e Pasdaran, tani sipërmarrës i madh në Iran, nën sanksione ekonomike të BE dhe SHBA.

Unë e kam denoncuar këtë lidhje me Iranin të Erion Veliajt, siç jeni ju dëshmitarë.

Erion Veliaj nuk ka guxuar kurrë të përgënjeshtrojë qoftë edhe njëherë të vetme, denoncimin e kësaj lidhje të rrezikshme për Shqipërinë.

Lidhja e Erion Veliajt me Teheranin nuk është e re. Daton 15-20 vjet më para.

Udhëtimet e tij të shpeshta janë denoncuar nga shërbime të vendeve partnere. Unë i kam denoncuar ato publikisht.

Tani rezulton se pronar kryesor në dokumente i kompanisë së inceneratorit të Tiranës është Bruno Preseci, i cili në fakt ka për ortak një kompani që thuhet se është po e tij.

Pra, në dokumente ai figuron ortak me 43 përqind, por duke pasur parasysh se kompania tjetër italiane, thuhet se është po e tij, ai shkon në 80 përqind aksioner i kompanisë së Erion Veliajt.

Italiani që u hetua këtu, Gabriele, u arrestua, u dënua dy vite duke i thënë se dënohesh pa faj.

Ajo që është kulmore është se Gabrielit i bënë një espulso, 5 vite nuk ka të drejtë të futet në Shqipëri. Se Gabrieli është dëshmitari i të gjithë aktivitetit të mafies së tmerrshme Rama-Veliaj-Preseci.

Gabriele di çdo gjë, siç din shoferi i tij, Miliad Lopa. Miliadi në fakt është konfident i Brunos. Miliadi është një qytetar shqiptar që udhëton disa herë në muaj në Teheran.

Miliadi është fluent në farsi dhe është inxhinier elektronik. Por, ka bërë shoferin e Gabrieles.

Mafia funksionon si organizatë me rregulla shumë të veçanta. Miliadi me Ersin kishin një shtëpi bari gjigante dhe janë të gjithë dokumentet për këtë, për shtëpinë e barit.

Të gjitha këto u mbyllën duke përzënë Gabrielen nga Shqipëria. Por Gabrieli di shumë.

Inceneratori i çmontuar në Konstancë dhe i sjellë në Shqipëri, njëlloj si i Elbasanit, që tani është hekurishte dhe nuk punon më, hapën tender për 4 milionë sërish.

Tani del që këtë tjetrin e fshehin për shkak të Gabrieles. Nuk tregojnë se ku është.Pra, Erion Veliaj merr në kundërshtim flagrant me kontratën, me 29 euro një ton pleh, taton qytetarët e Tiranës, në një kohë kur kjo tarifë është për djegien e tyre. Paratë i ndan me Bruno Presecin dhe iranianët.

Ekzistojnë dyshime shumë të forta se Erion Veliaj, Miliad Lopa dhe Bruno Preseci riciklojnë paratë e Pasdaran dhe kompanisë së Gardës Revolucionare të Iranit. Pasi Ali Aliabadi është një ish-komandant i Gardës Revolucionare dhe tani sipërmarrës i madh në Iran, që e ka të gjithë partneritetin me qeverinë.

Hetimi ndërkombëtar i kësaj afere është një domosdoshmëri jo vetëm pse kemi të bëjmë me falangat mafioze të Shqipërisë, por edhe të dy kontinenteve,” tha Berisha.

 

Etiketa: berishaIraniKryesore1Veliaj

Lajme të lidhura

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Para
Amerika e Yuri Kim është një Amerikë e keqpërdorur

Amerika e Yuri Kim është një Amerikë e keqpërdorur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

Qeveria prezanton një filtër të ri sigurie për investimet e huaja, duke vendosur kontroll të detajuar për kapitalin që prek...

Lexo më shumë
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com