GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Becchetti”, Fuga: Mospranimi i vendimit të Arbitrazhit ka pasoja

17:54 - 07/04/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Becchetti konfiskon 20 milionë eurot e para nga Shqipëria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Akademiku Artan Fuga me anë të një komunikimi të drejtpërdrejtë me televizionin shqiptar “News24” ka folur në lidhje me çështjen e humbjes së gjyqit në Arbitrazhin e Bankës Botërore të Shqipërisë me investitorin italian Francesco Bechetti.

Sipas tij dalja e Shqipërisë nga juridiksioni i kësaj gjykate ashtu siç paralajmëroi kryeministri Rama më herët do ketë pasoja për vendin, teksa tha se nëse ky vendim nuk njihet besueshmëria në arenën ndërkombëtare do ulet ndjeshëm.

Ai shtoi se po ashtu largimi nga një instancë e tillë ligjore ndërkombëtare mund të sjellë penalitete në të ardhmen, duke sjellë që zgjidhja më e mirë të jetë pagesa e shifrës prej 110 milionë eurosh ndaj Bechettit.

Fuga deklaroi se nga ana e Shqipërisë duhet të ketë një reflektim edhe lidhur me institucionet ligjore në vend, duke iu referuar edhe rastit të “Hysenbelliu Group”, teksa tha se në atë rast duhet të pritej vendimi i gjykatës dhe të pranohej çështja gjyqësore para se të merrej një vendim i pakthyeshëm si shembja e “Prestige Resort”.

“Për mua nuk është çështja e parave në rastin e Bechettit edhe pse është e rëndësishme dhe ka rolin e vetë. Një gjykatë arbitrazhi nuk na jep të drejtë neve, kjo tregon në radhë të parë që duhet të gjykojmë me kujdes. Jo medoemos gjykimet e gjykatave tona apo vendimet e shtetit që nuk janë gjithmonë të sakta.

Duhet të ketë një moment reflektimi dhe hetimi duhet të jetë më i fortë. Një gjykatë që në parim ka neutralitetin nuk ka arsye që të mos dëgjojë avokatët e Shqipërisë. Ne e kemi pranuar këtë gjë, janë mbi 100 shtete mbi bazën e një marrëveshjeje dhe ti nuk mund të dalësh kështu, jo në momentin kur merr dënimin. Kjo në sytë e opinionit ndërkombëtar është jo e lehtë për ta marrë përsipër. Nuk besoj se do bëhet. Më mirë të paguhen dhe të kenë kujdes herë tjetër sesa të dalësh nga ajo gjykatë.

Nëse një gjykatë që njihet si instancë juridike që funksionon mbi ligjin civil, nëse ne nuk e njohim atë vendim, besueshmëria jonë për të garantuar kontrata të tjera në planin ndërkombëtar bie shumë dhe vlen më shumë se 110 milionë eurot.

Mund të dobësohemi po ashtu, sipërmarrjet mund të kenë konflikte në të drejtën ndërkombëtare dhe duke mos qenë në atë gjykatë penalizohemi për çështje më të mëdha. Një shteti i vogël e do më shumë ligjin se ai i forti. Unë do isha kundër daljes.

Presioni politik ndaj administratës duhet të bjerë që të ketë gjykim të ftohtë, ashtu si në rastin e Hysenbelliu Group, duhet të pritej vendimi i gjykatës dhe të pranohej çështja gjyqësore. Duhet të matej 10 herë për të prerë një herë për vendime të pakthyeshme sepse mund të ketë ndëshkime. Me këtë kaos që është krijuar, duhej reformë në gjyqësor. E kemi copëtuar drejtësinë dhe na vijnë këto gjëra pastaj”, u shpreh ai./BW/

Etiketa: arbitrazhiArtan FugaBecchettiKryesore1pasojat

Lajme të lidhura

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26
“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26
Para
Sulmi në TCH, makina e autorëve pësoi defekt

Detajet, 3 persona ‘të rrezikshëm’ dyshohet se sulmuan Top Channel

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com