GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Dënim me vdekje”, Mateo bën bashkë shqiptarët, Nikolla kundër, por s’jep zgjidhje

11:15 - 19/11/21
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Dënim me vdekje”, Mateo bën bashkë shqiptarët, Nikolla kundër, por s’jep zgjidhje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas mbledhjes së firmave të qytetarëve për dënimin me vdekje nga ana e familjarëve të vogëlushit 8-vjeçar në Fier, i cili u vra në mënyrë barbare nga fqinji i tij. Menjëherë me pas ka reaguar opinioni publik, por edhe organizatat e ndryshme duke kërkuar solidaritetin e të gjithë qytetarëve që të mblidhen ditën e sotme para Kryeministrisë, ku do të ndezin një qiri për të miturin.

“Ndezim një qiri për ëngjëllin Mateo, e premte, ora 18:00 para Kryeministrisë,”-shkruhet në nismën e ndërmarrë në rrjet.

Po ashtu është thirrur edhe një protestë paqësore nga ana e qytetarëve për ngjarjen e rëndë, e cila tronditi mbarë opinionin brenda dhe jashtë Shqipërisë.

“E premte ora 16:00 ftohen të gjithë qytetarët që nuk vrasin fëmijë të bashkohen në protestën paqësore të “armatosur” me armë lodër (pistoleta ujë) për të shplarë të zezën e monstrave që marrin çdo ditë peng ëndërrat e fëmijëve.
Ju ftojmë që ta shpërndani të gjithë këtë thirrje në mënyrë që të tregojmë se ne jemi të bashkuar përballë së keqes edhe në kohë të vështira.
Vëmendje!
Zbatoni rregullat anti-covid duke mbajtur distancën dhe vendosur maskat”
– thuhet në njoftim.

Por, mëngjesin e kësaj të premte nuk ka munguar as organizimi politik dhe aktivistëve të shoqërisë civile dhe qytetarëve në sheshin “Skënderbej” për marshimin e paralajmëruar një ditë më parë kundër dhunës ndaj fëmijëve. Marshimi nisi nga sheshi për tu zhvendosur para Kuvendit.
Këtij organizimi i’u bashkua edhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila kundërshtoi rikthimin e dënimit me vdekje pasi nuk është vendim i duhur dhe se nuk duhet marrë në bazë të emocioneve të forta, duke hedh poshtë çdo deklaratë të familjarëve të Mateos.

“Përfshirja ime është përfshirja e një nëne, e një qytetare e krye parlamentares për të adresuar këtë problem shumë të rëndë. Secili prej nesh e përjeton dhimbjen humbjen e një fëmijë, sikur të ishte humbja e fëmijës tim. Vetëm kështu mund të bëhemi bashkë për të parandaluar fenomene të tilla. Si institucion jemi në një moment të rëndësishëm. Parlamenti do të punojë, por do ta përdore këtë moment edhe për të pasur një proces shterues nga pikëpamja ligjore. Ligjet duhen zbatuar, por duhet një ndërgjegjësim qytetar i komuniteteve, që të denoncojnë dhunë” – u shpreh Nikolla.

Sikur mos të mungonte deklarata e parë, Nikolla shtoi se kthimi pas në një vendim të tillë nuk është gjëja e duhur, pasi Shqipëria është pjesë e BE. Duke lënë kështu të kuptohet se kjo është më e rëndësishme se marrja e masave kundrejtë këtyre rasteve, të cilat dita ditës po vijnë dhe shtohen.

“Jam në dijeni, këta janë momente të forta emocionale, patjetër Shqipëria është pjesë e BE, dhe sinqerisht unë nuk mendoj që ky dënim dhe kthimi pas në këtë vendim do të jetë gjëja e duhur.,. Ka shumë momentet të tjera, por janë vendimmarrje që nuk duhen marrë në emocione të forta”, tha më tej Nikolla.

Nikolla shtoi se Parlamenti po adreson një ligj që lidhet me regjistrin e dhunuesve, por jo çfarë masash do merren për monstra të tillë.

Etiketa: Kryesore1marshimmateoNikollaproteste

Lajme të lidhura

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Para
VIDEO, Florian Marku tremb kundërshtarin në konferencë

VIDEO, Florian Marku tremb kundërshtarin në konferencë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26

Që nga ora 11:00 aksi kombëtar Librazhd–Prrenjas vijon të jetë i bllokuar. Mijëra automjete kanë mbetur të izoluar në trafik,...

Lexo më shumë
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com