GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja në Shkozë, mediat greke: Krim brutal, të kujton…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja në Shkozë, mediat greke: Krim brutal, të kujton…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat greke janë tronditur nga vrasja e nënës së dy fëmijëve, Migena Sinanit në Shkozë. ‘Protothema’ nis artikullin duke bërë një krahasim me vrasjen e Caroline Crouch, vrasje e cila u bë kryefjalë në Greqi dhe në Shqipëri për muaj e radhë.

Ato e cilësojnë vrasjen e Migenës si një krim krim brutal, pasi u vra teksa flinte me vajzën e saj dyvjeçare.

“Autori është vetëvrarë në oborrin e shtëpisë. Autori i vrasjes, dy prindërit e tij të moshuar, si dhe vëllai i Ergonit me bashkëshorten Migena dhe dy fëmijët e tyre, 4 dhe 2 vjeç, banonin në pallatin përdhesë të dëmtuar nga tërmeti. Në mënyrë tragjike, vajza 2-vjeçare ishte dëshmitare e vrasjes së nënës së saj pasi flinte në të njëjtin shtrat, ndërsa fëmija tjetër ishte me gjyshërit.

Policia ka marrë në pyetje edhe bashkëshortin e viktimës, i cili punonte si shofer taksie. Ai tha se kishte dëgjuar disa herë vëllanë e tij duke i bërtitur viktimës: “Do të të vras”.

Kur autoritetet mbërritën, gjetën armën në anën tjetër të oborrit, e cila nuk lidhet me skenarin e vetëvrasjes së sulmuesit. Dyshimet fillestare të hetuesve ishin se arma ishte marrë nga një person tjetër, në tentativë për të asgjësuar provat. Megjithatë, pas marrjes në pyetje, autoritetet dolën në përfundimin se babai i autorit e kishte lëvizur armën. Ku dhe si e gjeti autori armën mbetet mister, ndërsa hetimet vijojnë.”- shkruhet në artikull, duke bërë një përmbledhje të ngjarjes së rëndë.

Migena Sinani u vra rreth orës 04:00 të mëngjesit të 8 prillit teksa flinte me vajzën e saj vetëm dy vjeçe. Roland Sinani e qëlloi për vdekje në shtrat, ndërsa më pas doli në oborr dhe u vetëvra. 37-vjeçarja ishte nëna e dy fëmijëve të mitur, por djali në momentin që ndodhi krimi, po flinte me gjyshërit në dhomën tjetër. Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist dhe në momentin që ndodhi ngjarja nuk ishte në banesë.

Caroline Crouch u vra nga bashkëshorti Babis Anagnostopoulos, para vajzës së tyre 11-muajshe në maj 2021, në Greqi. Ajo u mbyt me një jastëk në shtëpinë e tyre në Athinë, dhe Anagnostopoulos organizoi një grabitje dhe madje vari qenin e çiftit Roxy në një përpjekje për të mbuluar gjurmët e tij. Ai u arrestua një muaj më vonë pas shërbesës së fundit të gruas së tij. Anagnostopoulos ndodhet në një burg të sigurisë maksimale në Korydallos, ku edhe ka kërkuar që t’i ulej dënimi prej 27 vitesh.

Etiketa: Kryesore1ShkozeVrasja

Lajme të lidhura

Marjana Koçeku në CNN International: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare
Aktualitet

Marjana Koçeku në CNN International: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare

16:49 - 23/10/26
Zhupa: Propaganda e Ramës s‘pi më ujë! Studentët nuk i besojnë më premtimet
Aktualitet

Zhupa: Propaganda e Ramës s‘pi më ujë! Studentët nuk i besojnë më premtimet

16:23 - 23/10/26
Kushtetuesja shqyrton kërkesën e PD për huanë 302 milionë euro me SHBA
Aktualitet

Kushtetuesja shqyrton kërkesën e PD për huanë 302 milionë euro me SHBA

15:44 - 23/10/26
Para
Plagoset me armë një person në Durrës, policia jep detajet (EMRI)

Furgoni me 8 pistoleta, ndalohet Jetmir Koloshi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Raundi i dytë i EURO U-19/ Kombëtarja pjesë e grupit B6, përballet me Qipron dhe Armeninë
Sport

Raundi i dytë i EURO U-19/ Kombëtarja pjesë e grupit B6, përballet me Qipron dhe Armeninë

17:04 - 23/10/26

Kombëtarja shqiptare U-19 do të marrë pjesë në raundin e dytë të Kampionatit Europian U-19, ku do të garojë në...

Lexo më shumë
Marjana Koçeku në CNN International: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare

Marjana Koçeku në CNN International: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare

16:49 - 23/10/26
Zhupa: Propaganda e Ramës s‘pi më ujë! Studentët nuk i besojnë më premtimet

Zhupa: Propaganda e Ramës s‘pi më ujë! Studentët nuk i besojnë më premtimet

16:23 - 23/10/26
Kushtetuesja shqyrton kërkesën e PD për huanë 302 milionë euro me SHBA

Kushtetuesja shqyrton kërkesën e PD për huanë 302 milionë euro me SHBA

15:44 - 23/10/26
“Më thirrën për sqarim dhe më dhunuan”/ Arjan Konomi akuzon Linda Ramën se porositi njerëz për ta rrahur

“Më thirrën për sqarim dhe më dhunuan”/ Arjan Konomi akuzon Linda Ramën se porositi njerëz për ta rrahur

15:29 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com