GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

A po përdoren paratë e zeza në fushatë? Si përgjigjet Gjiknuri

21:31 - 10/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
A po përdoren paratë e zeza në fushatë? Si përgjigjet Gjiknuri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për zgjedhjet lokale dhe fushatën e PS që pritet të nisë zyrtarisht ditën e nesërme.

Gjiknuri u pyet për kostot e fushatës dhe faktin që PS është zotuar të shpenzojë një pjesë të buxhetit që ka në dispozicion për zgjedhjet, për të mbjellë pemë!

I pyetur nga Ylli Rakipi për “paratë e zeza” që partitë politike përdorin nëpër fushata elektorale, Gjiknuri deklaroi se kjo ka të bëjë me stadin e zhvillimit të vendit.

Pjesë nga biseda në studio:

Ylli Rakipi: Cilat janë pritshmëritë tuaja në këto zgjedhje lokale?

Damian Gjiknuri: Në këtë fushatë hyjmë me ato avantazhe që mendojmë se kemi. PS ka të gjithë kalkulimet elektorale, nisur nga sondazhet dhe tradita elektorale, të dhënat nga terreni, synon një fashë mes 45-55 bashki. Jo se nuk mund të jetë më lart, por mendoj se ky mund të jetë targeti normal.

Unë nuk mund të bëj politikë të pabazuar, natyrshëm jo kudo mund ta kemi aq thjeshtë, sepse ka zona që kanë traditë elektorale të djathtë, mund të ndodhë të fitojmë, por mund të ndodhë që disa bashki të mos i fitojmë. Por ky nuk është fundi i suksesit për PS, mbase do të ketë një kredo Berisha dhe Meta, nga një bashki të kenë gjashtë bashki… Ylli Rakipi: Pra, ju paskeni ndërmend ti lini ndonjë bashki kundërshtarit…

Damian Gjiknuri: Nuk është puna që lëmë ne, por varet çfarë marrin.

Ylli Rakipi: Këtë herë keni vendosur të kurseni para dhe nuk do të shpenzoni për fushatë. Rama i ka dërguar letër edhe Bardh Spahisë, që të mbillen pemë në Shkodër me paratë e PS. Si ka mundësi partia më e pasur e Shqipërisë, ka hyrë në këtë kursim të madh?

Damian Gjiknuri: Është simbolikë edhe për kushtet ku jemi. Edhe simbolikë e pemës, është e shpresës, jetës, zhvillimit…

Ylli Rakipi: Si do ta bëni ju fushatën pa para?

Damian Gjiknuri: Edhe kjo para është e evidentuar dhe ne kemi një limit financiar që ne nuk mund ta kalojmë.

Ylli Rakipi: Këtu përdoren me shumicë nga partitë para në të zezë. Forcat politike përdorin para të nëndheshme. Shqipëria nuk del dot nga këto procese.

Damian Gjiknuri: E merrni Shqipërinë të veçuar nga stadi i zhvillimit të shumë vendeve si ne. Vendi ka një bagazh historik që do kohë të kalojë.

Etiketa: GjiknuriKryesore1Rakipi

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Para
Abilekaj-Gjiknurit: Shkatërruat qytetet, zhvillimin e dini beton

Abilekaj-Gjiknurit: Shkatërruat qytetet, zhvillimin e dini beton

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com