GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VIDEO/ Arsenal armësh drejt Anglisë, operacion në Portin e Durrësit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Arsenal armësh drejt Anglisë, operacion në Portin e Durrësit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shtetit ka zbardhur detaje nga hetimet që u finalizuan pasditen e djeshme me një operacion të gjerë ku u bë e mundur parandalimi dhe goditja e një rasti të tentativës për trafikim të armëve të zjarrit, drejt Anglisë.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kamuflimi”.

Operacioni, nga Policia Kufitare e portit Durrës, strukturat hetimore të DVP Durrës dhe Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet doganore të portit Durrës.

Transportonte mallra të ndryshme drejt Anglisë dhe brenda një tavoline kishte fshehur 8 armë zjarri, vihet në pranga drejtuesi i automjetit (furgon).Sekuestrohen 8 armë zjarri (pistoleta), krehra me municion luftarak, aksesorë armësh, 2 aparate celulare dhe një shumë parash.

Në vazhdën e goditjeve të njëpasnjëshme nga strukturat e Policisë së Shtetit, të rasteve të tentativave për trafikim të lëndëve narkotike, të futjes kontrabandë të naftës e mallrave të tjera për të cilat paguhet akcizë, të rasteve të futjes në mënyrë të kundërligjshme të shumave të parave të përfituara nga veprimtaria kriminale, si dhe të atyre të tentativës për trafikim të armëve të zjarrit, pasditen e djeshme, strukturat e Policisë së Shtetit, bazuar në inteligjencën informative, se në një furgon që tranportonte mallra drejt Anglisë mund të ishin futur armë zjarri, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm, në bashkëpunim me autoritetet doganore.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, duke përdorur edhe teknikat bashkëkohore për gjetjen e armëve të zjarrit dhe municionit, u bë e mundur që brenda një tavoline të gjendeshin 8 armë zjarri (pistoleta), krehra me municion luftarak dhe aksesorë të ndryshëm armësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare dhe një shumë parash.Në vijim të veprimeve, drejtuesi i furgonit që transportonte mallrat, shtetasi J. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.Strukturat hetimore të DVP Durrës dhe ato të Departamentit të Policisë Kriminale, në bashkëpunim me SPAK-un, po vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për zbardhjen e plotë të këtij rasti të trafikimit të armëve të zjarrit drejt Anglisë, si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Etiketa: ArmeBritanioperacion

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë
Aktualitet

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
Para
Një tërmet i fuqishëm godet bregun lindor të Rusisë

Tërmeti i fortë godet vendin fqinj, ku ishte epiqendra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com