GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Do të vrasim djalin”, si e kërcënoi vartësi i Veliajt biznesmenin

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Do të vrasim djalin”, si e kërcënoi vartësi i Veliajt biznesmenin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre persona janë arrestuar këtë të hënë nga Policia e Elbasanit pasi kanë kërcënuar biznesmenin nga Gramshi, Eral Myftaraj, që të tërhiqej nga tenderi që kishte fituar në Bashkinë e Tiranës me firmën që administronte.

Për këtë ngjarje në pranga ranë Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç dhe Shaqir Alcani, 62 vjeç.

Ata e kanë kërcënuar me jetë nëse nuk tërhiqej nga tenderi, ndërsa njeriu që ka kërkëcuar pronarin e kompanisë fituese është 27 vjeçari Algert Alcani, me detyrë shef sektori në Bashkinë e Tiranës

“Ora News” ka zbardhur dëshminë e Eral Myftaraj, sipërmarrësit që u kërcënua me pistoletë në kokë nga njerëzit e paguar nga Algert Akcani, vartësi i Veliajt për tenderin 1 milion eurosj për blerje lënde drusore nga bashkia e Tiranës.

“Unë kam ndjekur të gjitha procedurat për konkurrimin në këtë prokurim publik dhe jam shpallur fitues.

Para se të shpallesha fitues, që kur mora pjesë në këtë prokurim publik më ka kontaktuar shtetasi Shaqir Alcani dhe djali i tij Algert Alcani, të cilët i njoh prej kohësh sepse kanë biznes në të njejtën fushë.

Këta shtetas janë me origjinë nga Librazhdi dhe banues në Tiranë.

Shaqiri më ka kontaktuar nga numri 06……… ku me ka telefonuar dhe nga numri 06……….. në Whatsapp, kurse Algerti nga numri 06……….

Ata më kanë telefonuar tek numri im 06………. dhe kemi shkëmbyer biseda me mesazhe edhe në Whatsapp.

Kur aplikova në fillim, kam folur dhe jam takuar me këta shtetas dhe më kanë thënë që të tërhiqesha nga ky tender sepse donin ta fitonin ata.

Unë i thashë që nuk tërhiqesha dot, por të vazhdonte procedura e rregullt dhe ligjore dhe nëse fituese do shpallej kompania e Shaqirit unë nuk do ankohesha dhe le ta fitonin ata nëse i përmbushnin kushtet ligjore dhe e meritonin.

Më pas, pasi u shpalla fitues dhe konkretisht në datë 06.04.2023 më kontaktoi numri 06……….., i cili më është prezantuar si Edmir Boçi nga Manatia e Lezhës.

Nuk e njihja këtë person dhe më tha që donte të më takonte.

E kam takuar në një lokal në zonën e Medresesë në Tiranë, rreth orës 21:00, dhe ky shtetas ishte së bashku me një shtetas tjetër, i cili u prezantua si Louis Konomi nga Burreli dhe as këtë nuk e njihja.

Këta persona më thanë që vinin në emër të Shaqirit dhe Algertit dhe më thanë që të tërhiqesha nga prokurimi publik që unë kisha fituar.

Unë i thashë që nuk tërhiqesha dot, sepse kisha fituar dhe po ta bëja këtë do kishte penalitete kompania ime, sepse kështu është ligji.

Këta dy shtetas po më bënin presion duke më thënë që do kisha problem me ta nëse nuk do tërhiqesha.

I thashë që nuk tërhiqem dot dhe kështu u mbyll biseda mes nesh.

Më pas të nesërmen në datë 07.04.2023 rreth orës 22:00 më telefonoi Edmir Boçi dhe më kërkoi të takoheshim sërish.

Jemi takuar tek një lokal në rrugën “Don Bosco” Tiranë dhe Edmiri ishte i vetëm.

Ai erdhi me një makinë Benz G-Class i hirtë.

Jemi ulur aty në lokal dhe vazhdoi me të njëjtën bisedë ku më kërkonte të tërhiqesha nga tenderi.

Unë sërish i thashë të njejtën gjë që nuk tërhiqesha dot sepse do kisha penalitete financiare dhe juridike të firmës.

Pasi qëndruam gati 10 minuta, Edmiri u çua dhe iku.

Pikërisht pasi Edmiri është çuar nga tavolina ku po bisedonim mua më ka telefonuar numri 06…………., i cili m’u prezantua me pseudonimin “Çupja”, dhe më pas mora vesh që quhej Louis Konomi nga Burreli.

Ky person më tha tekstualisht: “Me këtë që bëre që nuk u tërhoqe nga tenderi unë do të të vras djalin”.

Pas këtij episodi kam komunikuar me Algertin dhe i thashë që do mbante përgjegjësi për këto kërcënime dhe njerëzit që më kishte futur dhe Algerti më tha që sa të ishte ai gjallë nuk lejonte që unë të tallesha me baban e tij.

Këtë bisedë e bëmë në Whatsapp dhe unë i kam bërë screenshot bisedave dhe jua vë në dispozicion”, mësohet të ketë thënë biznesmeni Eral Myftaraj para prokurorëve.

 

Etiketa: biznesmendjalinKryesore1vras

Lajme të lidhura

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan
Aktualitet

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve
Aktualitet

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Para
Po kalonte te vijat e bardha, makina përplas 14-vjeçaren në Elbasan

Po kalonte te vijat e bardha, makina përplas 14-vjeçaren në Elbasan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 26 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:10 - 26/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com