GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rama heq garën për pronat publike që u jepen “investitorëve strategjikë”

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama heq garën për pronat publike që u jepen “investitorëve strategjikë”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria Rama vazhdon përpjekjet e saj për të anashkaluar procedurat e drejta dhe transparente për dhënien sipas ligjeve në fuqi pronat publike të cilat shpallen si zona për zhvillimin e turizmit.

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë (18.112021), Këshilli i Ministrave ka marrë një vendim ku shton disa pika në vendimin numër 162 i datës 2016, i cili ka të bëjë me rregullat, procedurat dhe mënyrat e vënies në dispozicion të pasurive të paluajtshme shtetërore në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit.

Sipas këtij vendimi, në kreun 1 të këtij ligji, shtohen pikat 4.1 dhe 4.2, ku qeveria heq procedurat e dhënies së pasurive të paluajtshme, duke ia lënë në dorë përzgjedhjen vetëm Komitetit të Investimeve Strategjike, institucion ky që është në varësi të kryeministrit.

“Në rastin e investitorëve strategjikë, sipas ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nuk zbatohet procedura e përcaktuar në kreun II, të këtij vendimi, për vënien në dispozicion të pasurive të paluajtshme shtetërore, në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit. Vënia në dispozicion e këtyre pasurive bëhet, si më poshtë vijon:

a) Komiteti i Investimeve Strategjike (KIS) miraton paraprakisht vënien në dispozicion të pasurive të paluajtshme shtetërore, në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit për investitorët strategjikë, si masë mbështetëse për realizimin e investimit, në përputhje me ligjin nr.55/2015, të ndryshuar.

b) Vendimi i KIS-it dhe dokumentacioni shoqërues i përcillen ministrisë përgjegjëse për turizmin nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve.

4.2 Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për turizmin, miraton vënien në dispozicion të pasurive të paluajtshme shtetërore, sipas pikës 4.1, të kreut I, të këtij vendimi.” – thuhet në vendim.

Procedura numër dy në vendimin numër 162 të vitit 2016, shpjegohet e gjithë procedura që duhet të ndjekin institucionet shtetërore dhe investitorët strategjikë, duke filluar që nga thirrja publike, shpalljen në buletinin e njoftimeve publike, procedura që investitori i nënshtrohet, etj.  

Me këto ndryshime, Rama heq rregulloren e njoftimeve për thirrje dhe publikimin në buletinin e njoftimeve publike, ose thënë më thjeshtë, eliminon garën mes investitorëve strategjikë që duan të marrin pronën publike dhe të gjithë procedurat që duhet të përmbushin këto investitorë për të qenë fitues të këtyre pronave.

Pra, ky është një rast tjetër ku shkeljet e ligjeve bëhen me vendime qeverie, që pronat publike të shkojnë tek oligarkët afër qeverisë dhe tek investitorë që i përzgjedh vet Edi Rama.  

Gijotina.com

Etiketa: Edi RamaGarainvestitoret strategjikekryesore2pronatpronat publikepublike

Lajme të lidhura

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Para
Prishtina e nis pa gola me trajnerin e ri, ndalet në ‘Fadil Vokrri’ nga Dukagjini

Prishtina e nis pa gola me trajnerin e ri, ndalet në ‘Fadil Vokrri’ nga Dukagjini

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra
Aktualitet

Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra

07:57 - 06/10/26

Aktori amerikan Richard Gere, i angazhuar prej kohësh personalisht me çështjen e emigracionit, ka publikuar një video-apel në mbështetje të...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Tetor 2026

07:40 - 06/10/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 6 Tetor 2026

07:38 - 06/10/26
Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com