GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bejko: Veliaj e Këlliçi çirakë, do dal shumë mirë në zgjedhje

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuza e Berishës për Bashës, Bejko: U trondita nga ajo që dëgjova, ai e ka mbështetur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i grupit të Enkelejd Alibeaj për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka folur për kundërshtarët e tij, Erion Veliaj dhe Belind Këlliçi, me të cilët do të përballet më 14 maj. Në një intervistë që ka dhënë për emisionin “Debat”, Roland Bejko gjatë fushatës do të nxjerrë aferat e përbashkëta Rama-Berisha-Meta.

“Fokusi ynë janë qytetarët, që janë në masën mbi 70% sipas sondazheve, që janë refuzues ndaj oligarkisë politike dhe financiare, e cila është e akuzuar me krimin e organizuar. Sipas agjencive ndërkombëtare, në Tiranë janë pastruar vitet e fundi rreth 1,6 miliardë euro.

Kur them oligarkia politike, e kam fjalën për treshen Rama-Berisha-Meta, dy rivalët e mi janë çirakët e tyre. Ata janë aty për të përcjellë edhe shijet estetike të tyre. Këta ditën zihen për parime dhe demokraci e antikorrupsion dhe natën njerëzit e tyre, familjarët e tyre, mblidhen dhe ndajnë ku do të investojnë paratë e fituara nga korrupsioni. Në fushatë, ne do t’i nxjerrim një për një, do të nxjerrim aferat e tyre të përbashkëta,”- tha Bejko.

Keni bërë një program dhe më impresionoi lajtmotivi juaj: përkushtim, ndershmëri dhe aftësi thoni ju që ju diferencon nga kundërshtari. Pse mund të konsideroni ju i tillë në krahasim me Belind Këllicin dhe Erion Veliajn?

Bejko: Të dy kandidatët që ju përmendët janë çirakët e ustallarëve të tyre. Ndërsa Belind Këlliçi ka dy kryetarë partie, që janë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Belind Këlliçi është futur nën flamurin e një të majte dhe nëse PD nuk do të ishte futur në garë, do të kishim në skenën e zgjedhjeve vetëm pesë flamuj të partive të majta. Të jeni të bindur që jo që do të ketë një rezultat shumë të mirë, që po e shikoj nga takimet e përditshme që po bëjmë. Jemi më mirë vetëm, se sa po të ishim bashkë. PD jo vetëm që ekziston, por është realisht konkurrente, dhe mbi të gjitha konkurrente do t’i bëjë idetë dhe programi ynë që do t’ua bëjmë publike ditët në vijim.

Etiketa: BejkoKelliciVeliaj

Lajme të lidhura

Diella dhe kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale
Aktualitet

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit

14:04 - 12/05/26
PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor
Aktualitet

PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor

13:58 - 12/05/26
Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë
Aktualitet

Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë

13:38 - 12/05/26
Para
BB: Shqipëria vend me varfëri, pabarazi në rritje

BB: Shqipëria vend me varfëri, pabarazi në rritje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Grupi i Visit të Pojës përfundon në gjykatë, SPAK publikon emrat e 24 të akuzuarve
Aktualitet

Grupi i Visit të Pojës përfundon në gjykatë, SPAK publikon emrat e 24 të akuzuarve

16:45 - 12/05/26

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim grupin prej 24 personash, pjesë e të cilit ishte edhe Elvis...

Lexo më shumë
Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut

Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut

15:29 - 12/05/26
Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026

Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026

15:04 - 12/05/26
Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

14:46 - 12/05/26
Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

14:19 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com