Presidenti Bajram Begaj këtë të enjte i ka bërë thirrje partive politike për sigurimin e standarteve zgjedhore në zgjedhjet vendore të 14 Majit.
Gjatë fjalës së tij Begaj nënvizoi se shit-blerja e votës, keqpërdorimi i burimeve shtetërore, financimet e paligjshme dhe jo transparente të partive politike si dhe manipulimet zgjedhor janë të patolerueshme.
“Sigurimi i standardeve zgjedhore, garanci i përfaqësimit të vullnetit të qytetarëve. Procesi zgjedhor i drejtë e i paanshëm, i bazuar në kushtetutë e ligj, detyrim thelbësor ndaj vendit. Mirëadministrimi i zgjedhjeve nga ju, të përmbushi standardet e pacënueshme demokratike. Eksperiencat e mëparshme na kanë përballur jo rrallëherë me fenomene negative. Institucionet jo gjithmonë kanë reaguar me sukses ndaj tyre.
Kuadri ligjor i zgjedhjeve është më i plotë dhe instrumentat mbrojtëse më të avancuara. Shit-blerja e votës, keqpërdorimi i burimeve shtetërore janë të patolerueshme. Financimet e paligjshme dhe jo transparente të partive politike, manipulimi zgjedhor janë të patolerueshme.
Subjektet të mos denigrojnë njëri-tjetrin. Etika e garës dhe e komunikimit të rrezatojë qytetari, mirësjelljë dhe respekt. Media, aktor i rëndësishëm për garantimin e një proces sa më të lirë. Zgjedhjet, rol vendimtar për forcimin e besimit në institucionet e vendit dhe anëtarësimin në BE”-tha Begaj.
Discussion about this post