GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shkurtimi i fondeve për fushatë, Spaho ironizon PS-në: Idiotizma

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkurtimi i fondeve për fushatë, Spaho ironizon PS-në: Idiotizma
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ditë pasi KQZ vendosi t’i japë gati 1 milionë dollarë për fushatë elektorale, grupimit të Alibeajt që nuk ka kandidatë dhe nuk do të bëjë fushatë, deputeti i PD-së Edmond Spaho ka ngritur zërin në Kuvend mbi padrejtësinë e bërë në ndarjen e fondeve dhe në pakësimin e qëllimshëm të financimeve nga mazhoranca për deputetët e opozitës që janë angazhuar fuqimisht për zgjedhjet e 14 majit.

Spaho foli së pari për projektvendimin e parashikuar sot për miratim, mbi ndarjen e fondeve midis partive politike për zgjedhjet e datës 14 maj.

“Ky projektvendim, – tha Spaho, – u diskutua edhe në Komisionin e Ekonomisë. Jam shprehur kundër dhe kërkoj të ridiskutohet, sepse sikurse e parashikon edhe Kodi Zgjedhor, këto para duhet të shkojnë për ata që angazhohen në fushatë zgjedhore. Në rastin konkret, këtu jepen para për individë, për grupe, të cilët nuk marrin pjesë në fushatë zgjedhore dhe kjo nuk është e drejtë. Paratë duhet të shërbejnë për qëllimin për të cilin janë parashikuar në Buxhet, ndaj do të kërkoja që ky projektvendim të debatohet.

Më vjen shumë keq kur dëgjoj kryetarin e Grupit parlamentar të mazhorancës që shprehet se “nuk duam para për zgjedhjet, do t’i mbjellim pemë”!!!

Po paratë, ku do t’i gjejmë pastaj, t’i marrim nga krimi i organizuar?! Kjo i ngjan të folurës te libri “Si u kalit çeliku”, ironizoi deputeti dhe vërejti dhe një fakt tjetër:

“Dalin vullnetarë që të na hiqen edhe financimet për nevoja të domosdoshme. Në këtë kuadër kam dëgjuar që edhe Grupi parlamentar i mazhorancës do të dalin vullnetarë që të mos iu rritet rroga.

Domethënë, iniciativë më idiote dhe më qesharake nuk mund të gjendet, për ta poshtëruar dhe shkelur me këmbë deputetin, që të renditet baras me një përgjegjës sektori në ministri. Dhe kjo tregon sa seriozë jeni ju në këto iniciativa që ndërmerrni. Ju bëj thirrje, mbani arsyen dhe mos veproni sipas interesave tuaja politike, po sipas ligjit”, tha ai.

Etiketa: fondeFushateSpaho

Lajme të lidhura

Studentët zhvendosen pranë Parlamentit, ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt tyre
Breaking Views

Studentët zhvendosen pranë Parlamentit, ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt tyre

20:38 - 16/10/26
“Nuk duam të ikim, ikni ju”, të rinjtë parulla në mur për politikën: Ky është fundi
Breaking Views

“Nuk duam të ikim, ikni ju”, të rinjtë parulla në mur për politikën: Ky është fundi

20:32 - 16/10/26
Dhuna tek Bulevardi/ 11 persona përfundojnë te Trauma, ja gjendja e tyre
Breaking Views

Dhuna tek Bulevardi/ 11 persona përfundojnë te Trauma, ja gjendja e tyre

20:24 - 16/10/26
Para
Zbulohen sera kanabisi në Krujë, shpallen në kërkim babë e bir

Zbulohen sera kanabisi në Krujë, shpallen në kërkim babë e bir

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët zhvendosen pranë Parlamentit, ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt tyre
Breaking Views

Studentët zhvendosen pranë Parlamentit, ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt tyre

20:38 - 16/10/26

Një pjesë e protestuesve janë zhvendosur pranë Parlamentit, ndërsa një pjesë tjetër ende protestojnë te Kryeministria, ku gjithashtu janë të...

Lexo më shumë
“Nuk duam të ikim, ikni ju”, të rinjtë parulla në mur për politikën: Ky është fundi

“Nuk duam të ikim, ikni ju”, të rinjtë parulla në mur për politikën: Ky është fundi

20:32 - 16/10/26
Dhuna tek Bulevardi/ 11 persona përfundojnë te Trauma, ja gjendja e tyre

Dhuna tek Bulevardi/ 11 persona përfundojnë te Trauma, ja gjendja e tyre

20:24 - 16/10/26
Përplasje e fortë mes policisë dhe protestuesve/ Policët ‘mbushin’ me gaz lotsjellës Bulevardin

Përplasje e fortë mes policisë dhe protestuesve/ Policët ‘mbushin’ me gaz lotsjellës Bulevardin

20:19 - 16/10/26
Plagoset një vajzë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, policia hedh gaz lotsjellës

Plagoset një vajzë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, policia hedh gaz lotsjellës

20:13 - 16/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com