GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ergys Verdho, 2.4 MLD lekë për Inteligjencë Artificiale: Fiton Alban Xhillari dhe “ortaku” i Blendi Gonxhes

12:27 - 13/04/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Ergys Verdho e “përballoi” krizën energjetike duke shitur lirë e duke blerë shtrenjtë, duke tharë liqenin në verë me eksportin

Ergys Verdho e “përballoi” krizën energjetike duke shitur lirë e duke blerë shtrenjtë, duke tharë liqenin në verë me eksportin

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ergys Verdho e “përballoi” krizën energjetike duke shitur lirë e duke blerë shtrenjtë. Duke tharë liqenin në verë me eksportin dhe duke bërë tendera në dimër për importin. Në rastin më të mirë ky ishte keqmenaxhim, por duke njohur CV e drejtorit nuk mund ta pranojmë që ai është i paaftë. Verdho thjesht abuzon me fondet!

Tani Ergys Verdho po shpik plane se si të menaxhojë digat apo të parashikojë prurjet e lumit. Drejtori Verdho do të shpenzojë 2.4 miliardë lekë duke e zhytur në borxhe KESH-in. Tenderi është regjistruar në Agjencinë e Prokurimeve Publike me datë 11 prill 2023. Sipas të dhënave, bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Implementimi i inteligjencës artificiale për menaxhimin e operimit të digave, parashikimit të prurjeve dhe menaxhimit të shkarkimeve”.

Me pak fjalë, inteligjencë artificiale! Verdho dhe stafi i tij nuk e parashikonin dot prurjen e Drinit! Si ia paska bërë më parë të punojë kaskada e Drinit?! E po nuk kishte ku t’i çonte Ergysi këto miliarda lekë dhe mendoi t’i ndajë me mitë e tij që merren me Inteligjencën Artificiale.

Ju me siguri mendoni se duhet të jenë miq amerikanë apo izraelitë, apo japonezë! Të shohim!

 

E para pikëpyetje lind nga fakti që këto janë shpenzime shtesë, të pakontrolluara dhe që nuk ka ndonjë të dhënë serioze që do të ndihmojë në përmirësimin e menaxhimit të digave.

E dinë edhe fëmijët se vendimet për tharjen e liqenit të Fierzës dhe lënien e vendit pa rezerva hidrike janë politike dhe korruptive. Nuk ka Inteligjencë Artificiale që mund të ndalë Ramën, Ballukun dhe Verdhon nga tendenca për të abuzuar dhe përvetësuar fondet publike përmes tenderëve të paligjshëm dhe pa pikë logjike.

Por na tërheq vëmendjen një fakt i dytë më flagrant. Si ka mundësi që ky super tender me vlerë të lartë, jo vetëm monetare por edhe shkencore (aplikohet për herë të parë në vendin tonë), u jepet personave dhe firmave që jo vetëm nuk kanë lidhje e kompetencë me këtë fushë, por janë me dosje të hapura e dënime në gjykatat shqiptare.

Në dokumente tregohet se fituese është oferta me vlerë 2.4 miliardë lekë e paraqitur nga bashkimi i operatorëve R&T sh.p.k, & A-T-D- ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION sh.p.k.  Për një vit këto firma do të marrin kohën që të implementojnë sistemin. Pastaj vitin tjetër do përpiqen ta vënë në zbatim dhe gjatë asaj kohe do të paguhen për mirëmbajtjen e tij. Po kush janë këta “shkencëtarët” e Ergysit, që do të aplikojnë Inteligjencën Artificiale në Fierzë?

Përfituesit

Plane të tilla, të mirëmenduara për të  përfituar sa më shumë para nga ky sektor i rëndësishëm, janë paracaktuar për biznesmenët Alban Xhillari dhe Nursen Metuli. Ky i fundit është pronari i firmës “A-T-D- ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION sh.p.k”.  Ndërsa  frima R&T ka si pronar në letra Renis Tërshanën, por ka si firmë mëmë “Natura Resort” në pronësi të Alban Xhillarit. Pra kjo firmë është filial i bizneseve të tij, të varur nga “Turboo Albania”. Për të fshehur historinë e tyre famëkeqe me përvetësime, falsifikime, evazion, kontrabandë dhe gjithfarësoj mjetesh për të vjedhur shtetin, janë krijuar një xhungël me emra kompanish mëma e bija, me emra administratorësh e familjarësh.

Alban Xhillari është një emër i njohur për drejtësinë dhe publikun për bëmat e tij në fusha të ndryshme si: aferat me naftën, ndërtimet pa leje, grabitjet e pronave, plagosje, dënime për kontrabandë nafte, falsifikime, etj.

Në vitin 2012, Policia e Vlorës arrestoi Alban Xhillari, pasi u përfshi në një sherr me armë me një biznesmen tjetër nga Vlora. Me të cilin kanë ndërtuar një pallat 11 katësh prapa stadiumit të ekipit të futbollit “Flamurtari”.

Në maj të vitit 2012, prokuroria kërkoi 2 vite burg për Alban Xhillarin pasi kishte tentuar të tjetërsonte pronësinë dhe të zhvendoste një sipërfaqe të konsiderueshme toke afër “Plazhit të Gjeneralit” në Kavajë.

Kujtojmë se në shkurt të vitit 2018, Ardian Xhillari u arrestua në Frankfurt të Gjermanisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për skandalin me naftën virxhin në Shqipëri. Në atë kohë, prokuroria shqiptare zbuloi përfshirjen e tij në hedhjen e 4.4 milionë litra naftë të papërpunuar në treg.

Pavarësisht se është një person me precedentë penal, kryeministri, përmes Verdhos, i jep Xhillarit miliarda lekë. Dhe në këtë rast, diga e dytë në Evropë për nga lartësia, do t’i besohet “trurit artificial” që do ta implemtojë Xhillari.

Nursen Metuli

Edhe më herët Gijotina.com ka treguar se si Metuli i përfiton tenderët me ndihmën e Blendi Gonxhes, sepse është miku më i mirë i tij në biznese. Firma e tij A-T-D- ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION sh.p.k”.  merret zyrtarisht vendosje GPS në makina ose dhënie mjetesh me qira.

Por ç’e lidh Metulin me drejtorin e Ramës. Blendi Gonxhja përveçse merr rrogë si Drejtor i Përgjithshëm i DPSHTRR-së, ka në pronësi edhe kompaninë ALBARENT SH.P.K. me 100% të aksioneve. Kjo është një kompani e cila jep makina me qira. Kështu shpesh herë Gonxhe bashkëpunon me Nursenin dhe me një skemë kanë përfshirë të dyja kompanitë për të përfituar tenderë.

Kompania A-T-D – ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION SH.P.K., është një kompani e cila merret me sistemet GPS të gjurmimit të makinave. Me pak fjalë Gonxhe mban lidhjet me Nursenin i cili e furnizon me makina. Ndërsa kreu i DPSHTRR i përdor më pas për shërbimet e tenderëve që fiton. Dhe kështu, njeriu që vë GPS në makina paska kompetencë të aplikojë Inteligjencë Artificiale për digat e Lumit Drin.

Shumë trashë është janë bërë petët e kësaj afere në KESH. Urojmë që ky shkrim të lexohet dhe nga SPAK, i cili mbase gjen dyshimet e arsyeshme se këto 2.4 miliardë lekë të KESH-it po avullojnë!

Lexo edhe:Ergys Verdho i bie me top: 1 MWh po blihet 45-70 euro më shtrenjtë se Bursa e Energjisë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: Alban XhillariErgys VerdhoNusren Metulitender

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Zgjedhjet lokale të 14 majit, Partia e Lirisë regjistrohet në KQZ

Meta: Këshillat bashkiakë, transparencë të plotë për qytetarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit marrin sot një tjetër kthesë të rëndësishme,...

Lexo më shumë
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com