GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Morena Taraku mbështet Fifin: Edhe artistët dinë të qajnë

19:11 - 19/11/21
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Morena Taraku mbështet Fifin: Edhe artistët dinë të qajnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, me anë të një posti në Instastory, ka reaguar në lidhje me ndjeshmërinë që karakterizon Fifin.

Morena përmes një fotografie të Fifit të publikuar, ka shkruar disa fjalë për këngëtaren, duke cekur vlerat e saj të larta si artiste.

Morena gjithashtu arsyeton gjendjen e luhatshme emocionale të Fifit brenda “Big Brother VIP”, duke thënë se e kupton tërësisht, pasi një përvojë të ngjashme ajo e ka kaluar gjatë izolimit të saj në shtëpinë e “VIP Shpija” që ishte organizuar dikur në Kosovë.

“Doja thjeshtë të shkruaja diçka për ty, jo për Fifin që njohin sot njerëzit dhe këngët e saj, por për Fifin që njohim ne shoqëria e saj më shumë se 15 vite. Unë të njoh mirë dhe nuk jam e vetmja…njoh brendësinë tënde të shpirtit, atë brendësi që krijon këngë për dashurinë, atë copë shpirti që jep dashuri të pa fund, atë Fifin që për pak derdh lot se brenda saj ka një shpirt plot ndjenja. Diamantet thonë që t’i marrin sytë por vlera e saj kushton, edhe shpirti i një artisti ka vlera dhe ndjenja që bota e jashtme nganjëherë nuk i kupton e na quajnë të marrë. Dita brenda është e gjatë, e dimë vetëm ata që e kemi provuar të jemi pjesë e një spektakli, sepse 24 orë brenda janë sikur 20 ditë jashtë e edhe më të vështirë e bëjnë kamerat e njerëzit që nuk njohim aty, dhe secili mundohet të nxjerr në pah diçka të bukur nga vetja e nuk mendon se sa lëndon tjetrin…Ti je Fifi që shpërthen në të qara e në të qeshura sepse brenda teje nuk ka filtera se ti jeton brenda botës tënde…Në botën e artit reflektorët dhe kamerat marrin shumë copa të shpirtit tonë me vete sa herë ndizen e fiken dhe këtë pak njerëz në botë e kuptojnë. E për fat të keq presin që ne gjithmonë të jemi të buzëqeshur…por ja që edhe ne dimë të qajmë e të hidhërohemi, jemi të gjithë njësoj, vetëm se të metat tona gjykohen sepse shihen në publik, kurse të tjerët jetojnë jashtë kamerave”- ka shkruar Taraku.

Kantautorja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi, ka qenë një prej personazheve më të komentuar të “Big Brother VIP” që nga hyrja e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Fifi është komentuar shpesh për gjendjen e saj emocionale, pasi është prekur dhe ka qarë shumë herë nga situatat e krijuara aty brenda.

Etiketa: Filloreta RaçiMorena Taraku

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
Renditja e FIFA-s, Shqipëria në pikiatë, ja sa pozicione ka humbur

Renditja e FIFA-s, Shqipëria në pikiatë, ja sa pozicione ka humbur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave
Aktualitet

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave

12:49 - 06/04/26

Një punonjës i kompanisë telefonike ONE është gjetur pa ndjenja pranë antenave të Midës në Fushë-Arrëz, ku kishte shkuar për...

Lexo më shumë
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia

12:41 - 06/04/26
Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal

Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal

12:20 - 06/04/26
Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

12:20 - 06/04/26
Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë

Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë

12:06 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com