GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardh Spahia i përgjigjet Ramës për mbjelljen e pemëve në Shkodër

22:43 - 13/04/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhunimi i familjes së Petraq Milos,reagon kryebashkiaku i Shkodrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, lidhur me kërkesën e këtij të fundit, për bashkëpunim, që në territorin e Bashkisë së Shkodrës, të mbillen pemë me para të fushatës së Partisë Socialiste.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, kryebashkiaku i Shkodrës zbuloi se i ka kthyer përgjigje ditën e sotme me një letër zyrtare Ramës, ku e pranon propozimin e tij për mbjelljen e pemëve edhe pse shtoi se e konsideron një tallje letrën e kryeministrit, pasi ai nuk është interesuar aspak për projektet e Shkodrës dhe për të ndihmuar këtë bashki në të shkuarën.

Spahia shtoi se strukturat e qeverisë nuk kanë pranuar asnjë nga projektet e Bashkisë Shkodër.

“Gjatë këtij viti janë mbi 50 projekte konkrete të përfunduara dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje”, deklaroi ai.

Pjesë nga biseda në studio: 

Ylli Rakipi: Kryeministri Rama ju ka dërguar letër dhe kërkon të mbjellë pemë në Shkodër me fondet e Partisë Socialiste. Çfarë përgjigje keni, a do ti merrni këto pemë?

Bardh Spahia: E kam përcjellë edhe zyrtarisht një përgjigje ditën e sotme. I kam përcjellë një person kontakti për të identifikuar vendin se ku do të vendosen pemët.

Ylli Rakipi: Sa pemë janë?

Bardh Spahia: Nuk janë thënë.

Ylli Rakipi: Epo do të vijë eksperti për këtë punë…

Enton Abilekaj: Ju keni edhe shumë hapësirë se nuk keni mbjellë një milionë pemë si Erion Veliaj.

Bardh Spahia: Jemi një prej territoreve me sipërfaqen më të madhe të gjelbër.

Enton Abilekaj: E ka bërë zoti Rama këtë gjë për çështje të tjera më të rëndësishme për Shkodrën?

Bardh Spahia: Jo. Ndoshta është thjesht një strategji e një fushate elektorale që vendos të startojë me pemë.

Enton Abilekaj: Në Shkodër ka probleme me përmbytjet dhe ju keni kërkuar fonde dhe zgjidhje dhe nuk keni marrë përgjigje. Për këtë çështje, pasi kryeministri ju lë një vit pa asnjë komunikim, ju thotë do të mbjellim pemë…

Bardh Spahia: Është pjesë e fushatës mediatike. Do të doja që çështje thelbësore dhe serioze të kishin vëmendjen dhe hapësirën e duhur nga kryeministri. Me marrjen e detyrës time, kam synuar me çdo mjet dhe formë të hap Bashkinë e Shkodrës ndaj komunikimit jo vetëm institucional por edhe më tej, për të garantuar vëmendje të shtuar për institucionet e qeverisjes për të orientuar fondet drejt Bashkisë Shkodër. Gjatë këtij viti janë mbi 50 projekte konkrete të përfunduara dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Ylli Rakipi: Nuk e morët si provokim këtë letrën e Ramës?

Bardh Spahia: Nuk e mora si provokim, por si një tallje.
Shkodra me problematikat që përcjell, ka aspekte ku do të duhej vëmendja e kryeministrit dhe ndërhyrja e strukturave. Duhet të ishte një varg i gjatë komunikimesh me qeverisjen qëndrore, çka ka munguar.

Etiketa: Bardh SpahiaEdi Ramashkdoer

Lajme të lidhura

Korçë, shkëputet rimorkio nga kamioni dhe godet një automjet, bllokohet rruga
Aktualitet

Korçë, shkëputet rimorkio nga kamioni dhe godet një automjet, bllokohet rruga

19:50 - 11/02/26
Skandali, deputetja e Ramës i quan shqiptarët dele?
Breaking Views

Skandali, deputetja e Ramës i quan shqiptarët dele?

18:36 - 11/02/26
Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete

17:13 - 11/02/26
Para
Gjermania lejon Poloninë t’ia dërgojë Ukrainës avionët e vjetër

Gjermania lejon Poloninë t’ia dërgojë Ukrainës avionët e vjetër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Korçë, shkëputet rimorkio nga kamioni dhe godet një automjet, bllokohet rruga
Aktualitet

Korçë, shkëputet rimorkio nga kamioni dhe godet një automjet, bllokohet rruga

19:50 - 11/02/26

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Belorta, ku për shkak të erës së fortë është shkëputur rimorkio...

Lexo më shumë
Aeroporti i Vlorës drejt gjyqit të Arbitrazhit, kompania: Kërkojmë auditim ndërkombëtar

Aeroporti i Vlorës drejt gjyqit të Arbitrazhit, kompania: Kërkojmë auditim ndërkombëtar

19:23 - 11/02/26
Albulena Haxhiu merr drejtimin e Kuvendit, mesazh uniteti në fjalën e parë

Albulena Haxhiu merr drejtimin e Kuvendit, mesazh uniteti në fjalën e parë

18:56 - 11/02/26
Skandali, deputetja e Ramës i quan shqiptarët dele?

Skandali, deputetja e Ramës i quan shqiptarët dele?

18:36 - 11/02/26
Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete

Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete

17:13 - 11/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com