Ditën e djeshme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte e ftuar ish-banorja e BBV Fotini Derxho.
Ajo përfundoi rrugëtimin në “BBV2” rreth një javë më herët. Teksa komentoi lojën e saj, Fotinia u shpreh disi e penduar për momentet kur sipas saj doli nga vetja gjatë debateve me Oltën.
“Mendoj që ishte palidhje momenti kur fillova të kapesha me Oltën se jam treguar shumë e sinqertë dhe kam shprehur dëshirën që ajo të mos bëhej negative se kishte një pozicion të rëndësishëm në atë shtëpi”, tha ajo.
Ndërsa sa i përket banorit më pak i vërtetë, ajo zgjodhi Qetësorin, pasi sipas saj, ai hyri si kundërshtar i Luizit por ndryshoi mendim për arsye se këngëtari i ka premtuar një vend në finale.
“Banori më pak vetvetja është Qetsori se hyri me sëpatë në dorë dhe tani është bërë aleat me Luizin meqë i ka premtuar një vend në finale”, tha më tej Fotinia, e cila kujtoi edhe një nga këshillat e Luizit për të mos u bëre aleate me Qetsorin…
Discussion about this post