GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Më ka bërë të ndjehem e shëmtuar”/ Modeles nuk i del inati me CR7-ën

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Më ka bërë të ndjehem e shëmtuar”/ Modeles nuk i del inati me CR7-ën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Super ylli portugez dhe pa asnjë dyshim sportisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo dhe modelja ruse Irina Shayk u ndanë në vitin 2015, pasi raportet sugjeruan se futbollisti tradhtoi partneren e tij. Raportime të tjera bëjnë me dije se çifti kishte humbur harmoninë, pasi modelja nuk shkonte mirë me nënën e yllit portugez.

Duke folur për revistën spanjolle Hola në vitin 2015, Shayk la të kuptohej se Ronaldo e kishte tradhtuar dhe ajo po kërkonte një partner besnik. Në atë kohë Shayk deklaroi:

“Sigurisht që preferoj të jem me dikë, por me dikë të duhur. Është shumë e thjeshtë. Duhet të jesh besnik ndaj gjysmës tjetër dhe të mos kesh sekrete. Ky është rregulli im. Ai duhet të jetë i sjellshëm, argëtues, i sinqertë dhe të dijë si të trajtojë një grua. Dhe ai gjithashtu duhet të jetë besnik.”

Rusja gjithashtu shtoi: “Mashkulli im ideal është besnik, i ndershëm dhe një zotëri që di si t’i trajtojë gratë. Unë nuk besoj te burrat, që na bëjnë të ndihemi të pakënaqur, sepse ata janë djem dhe jo burra. Mendova se dikur kisha gjetur mashkullin ideal, por nuk doli kështu. Mendoj se një grua ndihet e shëmtuar, kur ka mashkullin e gabuar në krah. Unë jam ndjerë e shëmtuar dhe e pasigurt.”

Shayk vazhdoi: “Marrëdhëniet janë të vështira, kështu që duhet të dini se çfarë tipi mashkulli doni në krah dhe cilat janë vlerat e tij, çfarë është e rëndësishme në jetën e tij. Nëse qëndroni me dikë, kjo është sepse po ecni në të njëjtin drejtim dhe të dy kërkojnë të njëjtën gjë. Të dy duhet të ndajnë të njëjtin koncept për atë se çfarë do të thotë një marrëdhënie dhe të njëjtën energji për të besuar në një marrëdhënie monogame.”

 

Irina Shayk dhe Crisitano Ronaldo kanë vazhduar përpara me jetët e tyre

Irina Shayk filloi të takohej me aktorin e famshëm Bradley Cooper menjëherë pas ndarjes së saj me Cristiano Ronaldon. Ata patën një vajzë, Lea, dy vjet më vonë, por u ndanë në vitin 2019.

Ronaldo ka qenë me Georgina Rodriguez vitet e fundit dhe çifti ka dy fëmijë. Atyre iu desh të përballeshin edhe me një tragjedi këtë vit, pasi një nga binjakët e tyre ndërroi jetë gjatë lindjes.

Etiketa: CR7modelja ruse Irina Shaykproblemetzenkat

Lajme të lidhura

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s
Breaking Views

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
Enea Jorgji me një trupë arbitrash shqiptarë gjykojnë në raundin e tretë të Conference League
Sport

Enea Jorgji me një trupë arbitrash shqiptarë gjykojnë në raundin e tretë të Conference League

13:12 - 06/08/26
Mirlind Daku prezantohet te Spartaku i Moskës, merr numrin që mban në Kombëtare
Sport

Mirlind Daku prezantohet te Spartaku i Moskës, merr numrin që mban në Kombëtare

12:47 - 06/08/26
Para
“Je në listë për t’u vrarë”, kërcënohet avokati i Lulzim Berishës?

“Je në listë për t’u vrarë”, kërcënohet avokati i Lulzim Berishës?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com