GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

VIDEO – Kryebashkiaku që u zhvesh në disko: Më droguan në pije

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
VIDEO – Kryebashkiaku që u zhvesh në disko: Më droguan në pije
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Kolumbisë hapi një hetim ndaj kryebashkiakut të Calima, Martín Alfonso Mejía pasi ai u shfaq duke kërcyer i zhveshur në një disko.

“Ai pati një efekt dehjeje. I futën një substancë në pijen alkoolike që po konsumonte”, – deklaroi Érika Soto, partnerja e tij për të shpjeguar spektaklin e turpshëm të bashkëshortit të saj. Ajo tha se kryebashkiaku ndodhet ende në klinikën “Imbanaco”, në Cali, ku është i qëndrueshëm, por i përgjumur. Soto tha se drogimi i bashkëshortit të tij u vërtetua nga analizat e bëra në spitalin ku ndodhet i shtruar. Megjithëse ajo nuk specifikoi se çfarë droge i ishte hedhur në pije.

“Ai doli në një klub nate, në një disko. Ka qenë me një person që e ka ftuar, i cili e ka thirrur për pak kohë, i cili ka qenë pronari i lokalit të natës. Martín aktualisht ndodhet në klinikën Imbanaco në Cali, sepse vërtet ka vuajtur nga helmimi në trupin e tij. I hodhën një substancë në pijen që po konsumonte, gjë që i shkaktoi shumë probleme për sa i përket personalitetit të tij”, – shpjegoi Soto për një radio vendase.

Gruaja tha se kryebashkiaku Mejía mbërriti “natën e vonë” të 10 prillit ku iu bënë analizat.

“Rezultatet e kanë dalë në klinikë. Ai ka dalë pozitiv për drogë. Nuk e di saktësisht se çfarë është, por kur të dalë Martín do ta tregojë rezultatin për mediat” – tha Soto. Ajo rrëfeu se bashkëshorti i kishte thënë se kishte pirë një birrë në disko bar së bashku me pronarin. Sipas saj, kjo është gjëja e fundit që ai thotë se kujton.

“Kam folur sot në mëngjes me të për momentin, të cilin ai e mban mend vetëm përgjysmë. Më tha se e mban mend kur ka mbërritur në lokal dhe kujton që është ulur me pronarin e diskotekës. Ka pirë një birrë dhe prej andej thotë se nuk mban mend asgjë tjetër”.


Në lidhje me konsumimin e pijeve alkoolike nga partneri i tij, Soto tha se ai nuk pi shpesh.

“Për mua shpesh është nëse e bën 3-4 herë në javë. Nëse e bën një herë në muaj, ose çdo 2 muaj është diçka normale” – tha ajo. Soto gjithashtu pranoi se pamja në të cilën ai u filmua ishte e turpshme, por shpjegoi se e justifikonte për shkak të drogimit.

“Më duket një skenë padyshim, jashtë zakonit. Mua më duket se është një skenë ku ai kërcen atje, por ajo që ndodhi është se kur dikush është nën ndikimin e një droge nuk është i vetëdijshëm se çfarë po bën. (…) Nuk po e justifikoj, padyshim jo, por ka shumë arsye që nëse je nën efektin e ndonjë halucinogjeni padyshim që nuk je ti” – tha ajo.

Nga ana tjetër, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm njoftoi se kishte hapur një hetim disiplinor kundër kryebashkiakut për të përcaktuar nëse ai kishte kryer ndonjë shkelje. Prokurorja e provincës e cila firmos dokumentin që hap hetimin, urdhëroi gjithashtu “të autorizojë një inspektim të zyrës së kryetarit të bashkisë për të verifikuar dokumentet që lidhen me faktet.”

Prokurori urdhëroi gjithashtu që stacioni i policisë bashkiake të inspektohej për të përcaktuar nëse ka një procesverbal të thirrjeve ose paralajmërimeve nga komuniteti në mars dhe prill për sjellje të tjera të pahijshme nga kryebashkiaku Mejía. Krahas kësaj, ai ka urdhëruar Drejtorinë e Hetimeve Speciale të sekuestrojë regjistrimet e kamerave të sigurisë të lokalit të natës ku kryebashkiaku kreu gjestet e turpshme që qarkullojnë në rrjetet sociale.

Etiketa: kryebashkiakuMartín Alfonso Mejía

Lajme të lidhura

Valë ekstreme nxehtësie godet Francën, humb jetën një person gjatë vrapimit në Paris
Botë

Valë ekstreme nxehtësie godet Francën, humb jetën një person gjatë vrapimit në Paris

15:31 - 25/05/26
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane
Botë

Shpresa për marrëveshje SHBA-Iran ul çmimet e naftës, bursat aziatike në rritje

14:52 - 25/05/26
Trafikuan 18 ton kokainë nga Kili, si tentoi mafia shqiptare të korruptojë drejtësinë amerikane
Aktualitet

Trafikuan 18 ton kokainë nga Kili, si tentoi mafia shqiptare të korruptojë drejtësinë amerikane

13:23 - 25/05/26
Para
Djali vrau nënën, Prokuroria jep detajet

Djali vrau nënën, Prokuroria jep detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Meçollari: Kush firmos marrëveshjen me Greqinë për detin, mund të shkojë në SPAK
Breaking Views

Meçollari: Kush firmos marrëveshjen me Greqinë për detin, mund të shkojë në SPAK

23:14 - 25/05/26

Ish-zv/komandanti i Forcave Detare Artur Meçollari, deklaroi se procesi për dërgimin në Gjykatën Ndërkombëtare e Drejtësisë të çështjes së detit...

Lexo më shumë
Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit tek pronari i hotelit “Oaz”, Prokuroria lëshon 12 masa arresti

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit tek pronari i hotelit “Oaz”, Prokuroria lëshon 12 masa arresti

22:23 - 25/05/26
Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”

21:29 - 25/05/26
Jep dorëheqjen drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë

Jep dorëheqjen drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë

20:46 - 25/05/26
Bileta e autobusit 70 lekë dhe pagesa me POS-s? Shoqata e Transportit: Po na e kërkojnë Tatimet

Bileta e autobusit 70 lekë dhe pagesa me POS-s? Shoqata e Transportit: Po na e kërkojnë Tatimet

20:16 - 25/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com