GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

A mund të shtoni në peshë nga uji me gaz? Ja e vërteta

19:46 - 15/04/23
në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
A mund të shtoni në peshë nga uji me gaz? Ja e vërteta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Uji i gazuar ofron të njëjtat përfitime hidratuese si uji mineral por pasurohet me bulëzat argëtuese që i japin ujit një nuancë shumë herë më interesante. Ekspertët thonë se uji i gazuar pa asnjë lloj sheqeri apo ëmbëlsuesi artificial nuk ka asnjë ndikim në peshën trupore.

Për më tepër, uji i gazuar ju mban të hidratuar dhe konsiderohet i shëndetshëm. Ndërkohë, një studim i publikuar në vitin 2017, të cilit i referohet AgroWeb.org, zbuloi një lidhje mes konsumit të rregullt të ujit të gazuar me shtimin në peshë.

Gjetjet e studimit treguan se pirja e tepërt e ujit të gazuar e shtyn njeriun të hajë më shumë. Rrjedhimisht ai do të shtojë në peshë.

Autorët e studimit, thanë se përmbajtja e ujit me gaz, shkakton probleme me tretjen. Ajo rrit rrezikun e shtimit në peshë, mbipeshës dhe dhjamosjes së mëlçisë.

Sipas tyre, uji me gaz nxit çlirimin e një hormoni në sistemin tretës që i tregon trupit kur është i uritur. Sekretimi i tepërt i këtij hormoni nënkupton një uri më të madhe dhe ushqyerje të përsëritur. Kështu, si në rastin e çdo pijeje tjetër, edhe tek uji me gaz, sekreti qëndron tek të mos tepruarit.

Ekspertët nuk këshillojnë që njerëzit të zëvendësojnë ujin e zakonshëm me ujë me gaz.

 

Uji me gaz me aroma dhe shije shtesë nuk është i shëndetshëm

Uji i gazuar dhe i ëmbëlsuar me produkte shtesë ose ‘aroma natyrale’ siç mund të jetë aroma limoni, duhen shmangur.

Përbërësit e ujit janë të paqartë dhe ato mbartin rreziqe të fshehura. Nëse dëshironi, ju këshillojmë t’i shtoni limon, erëza apo frutat tuaj të preferuara në ujin e gazuar.

 

Ndikimi në shëndetin e dhëmbëve

Uji i gazuar është një alternativë shumë më e shëndetshme se pijet e gazuara apo lëngjet e frutave.

Megjithatë mënyra se si e pini atë ka ndikim në shëndetin dentar. Për të mbrojtur dhëmbët, këshillohet që uji me gaz nuk duhet pirë gjithë ditën.

Praktikisht do të jeni duke larë dhëmbët me acid. Uji me gaz duhet pirë brenda 5-10 minutave që të lejojë pështymën të mbrojë dhëmbët sërish.

Etiketa: a mund shtoni ne peshe?LifestyleUji me gaz

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
BIRN: Punëtorët e huaj e përdorin Shqipërinë si trampolinë…

Rama tallet me qytetarët në Kavajë: Pse doni mbrapsht gjithmonë?

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Ngrin’ SHBA!, 38 të vdekur nga moti i acartë, valë e re të ftohti pritet në fundjavë
Botë

‘Ngrin’ SHBA!, 38 të vdekur nga moti i acartë, valë e re të ftohti pritet në fundjavë

10:05 - 28/01/26

Pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara po përgatitet për një tjetër stuhi të ftohtë dimërore, që deri tani...

Lexo më shumë
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, deputetët e PD shkresë Peleshit: Të mblidhet nesër Këshilli i Mandateve

SPAK kërkon arrestimin, socialistët shtyjnë mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun

09:40 - 28/01/26
Lumë golash edhe në pjesët e dyta, Arsenali dominon Atleticon, shënojnë Martinelli dhe Gyokeres

Mbrëmje ‘zjarri’ në Champions League, sot vendoset fati i shumë skuadrave të mëdha

09:34 - 28/01/26
Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata

Shënohet rekord negativ! Rritet numri i divorceve, një në tre çifte po ndahen

09:00 - 28/01/26
Protesta kundër autoritarizmit në Serbi, sondazhet: Vuçiç mund t’i humbasë zgjedhjet

Protesta kundër autoritarizmit në Serbi, sondazhet: Vuçiç mund t’i humbasë zgjedhjet

08:55 - 28/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com