GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Bie ndjeshëm konsumi i kafesë e karburanteve, në rritje birra

07:37 - 17/04/23
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria, e treta në Europë për numrin e kafeneve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tendenca e importeve të mallrave të konsumit në muajt e parë të vitit po tregon se si çmimet e larta ashtu dhe emigracioni i shtuar i popullsisë, sidomos i të rinjve po e ndikojnë ndjeshëm konsumin e mallrave në vend.

Më pak karburante

Të dhënat e Ministrisë së Financave për mallrat e akcizës për dy muajt e parë të vitit bëjnë të ditur se importet e karburanteve kanë vijuar tendencën ulëse, ndonëse çmimet e naftës kanë zbritur pothuajse në nivelet e para sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, që shkaktoi një stuhi në tregje vitin e kaluar.

Për periudhën janar-shkurt u importuan 82 mijë ton karburante, me një rënie prej 6.5% me bazë vjetore (shiko grafikun: Importet e karburanteve janar-shkurt, 2022-2023).

Vitin e kaluar, importet e karburanteve u tkurrën me 9%, të ndikuara nga çmimet e larta, që arritën deri në 240-260 lekë/litër në pjesën e parë të 2022-t, dhe diferencën e lartë me rajonin, që bëri që shumë automjete, që vijnë për turizëm gjatë verës, të furnizoheshin në vendet fqinjë.

Aktualisht nafta po tregtohet me 184 lekë, në nivele të njëjta me shkurtin e një viti më parë.

Konsumi i kafesë tkurret ndjeshëm

Uljen më të lartë po e shënojnë importet e kafesë, një tregues i frenimit të konsumit në bare e ristorante.

Ndikim ka si rritja e vazhdueshme e çmimeve, ashtu dhe reduktimi i popullsisë, sidomos të rinjve, që ishin konsumatorë të rregullt në lokale.

Operatorët e tregut e kanë konfirmuar shpesh këtë tendencë.

Sipas Ministrisë së Financave, për dy mujorin, importet e kafesë ishin rreth 1 mijë ton, me një tkurrje prej 28.5% me bazë vjetore.

Birra me rritje të ndjeshme, po zëvendëson prodhimin vendas

Ndryshe nga karburantet dhe kafeja, importet e birrës janë me rritje të ndjeshme, por më shumë se përmirësim të konsumit, kjo tendencë ka ardhur nga zëvendësimi i birrës vendase me atë të importit. Prodhuesit vendas kanë pohuar se kostot e prodhimit të birrës janë rritur nga shtrenjtimi i lëndëve të para dhe rritja e akcizës, çka ka favorizuar importin.

Për dy mujorin, importet e birrës arritën në mbi 5 milionë litra, me zgjerim prej 56% me bazë vjetore, niveli më i lartë i 10 viteve të fundit.

Edhe cigaret në rritje

Në rritje janë dhe importet e cigares, që u zgjeruan me 26% për dy mujorin, në 544 ton. Megjithatë, zgjerimi i lartë lidhet me muajin janar, ndërsa në shkurt blerjet e duhanit nga importuesit ishte pothuajse në të njëjtin nivel me një vit më parë.

Në janar, sipas importuesve nuk është se kishte ndonjë ndryshim në konsum, ndërsa doganat pohuan se rritja erdhi si rrjedhojë e luftimit të evazionit.

Të ardhurat nga TVSH ishin në rënie 

Rënia e konsumit në vend ka prekur edhe të ardhurat që mblidhen nga tatimi mbi vlerën e shtuar, që është një taksë direkte mbi konsumin dhe paguhet në çdo blerje nga konsumatorët.

Në muajin shkurt arkëtimet nga TVSH-ja arritën ne 13.5 miliardë lekë, me rënie prej 6.7% me bazë vjetore. Sipas të dhënave të detajuara, tkurrja ka ardhur si nga tatimet ashtu dhe nga doganat.

Etiketa: birrakafeKarburant

Lajme të lidhura

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon
Aktualitet

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

08:39 - 05/02/26
“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve
Breaking Views

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26
Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera
Breaking Views

Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

22:41 - 04/02/26
Para
Mjaltë me ujë të ngrohtë për mëngjes, përfitime shëndetësore

Mjaltë me ujë të ngrohtë për mëngjes, përfitime shëndetësore

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’-en europiane
Sport

“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’-en europiane

09:12 - 05/02/26

Gara për Këpucën e Artë europiane vazhdon të jetë më e zjarrtë se kurrë, me Herri Kejn dhe Kilian Mbape...

Lexo më shumë
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin

Mbahet në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën, pritet nëse çështja do kalojë për gjykim ose jo

08:53 - 05/02/26
Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

08:39 - 05/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 5 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 05/02/26
Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

08:07 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com