GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Sula: Çmimet në tregun botëror ulen, në Shqipëri ngrihen

10:36 - 17/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Shpërthen Dashnor Sula: Vrafshi veten Berisha dhe Alibeaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula thotë se në tregun ndërkombëtar çmimet e ushqimeve janë ulur por kjo nuk reflektohet në Shqipëri.

Në një status në rrjetet sociale, ai ka publikuar të dhënat nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë ku indeksi standard i çmimeve ndërkombëtare të produkteve ushqimore ra për të 11-tin muaj radhazi në Shkurt 2023.

Ai thekson se autoriteti për mbrojtjen e konsumatorit nuk funksionon për të ulur çmimet, sepse qeverisë i leverdis të mbajë çmime më të larta për të mbledhur më shumë taksa.

Reagimi:

Pse nuk funksionon Autoriteti per Mbrojtjen e Konsumatorit te ulë çmimet?

Për shkak të pandemisë, por edhe më shumë pas luftës në Ukrainë, çmimet e produkteve bazë të ushqimeve pësuan një rritje të madhe. Në disa raste si me vajin, miellin etj, çmimet edhe u dyfishuan. Qeveria shqiptare nuk mori asnjë masë për tu ardhur në ndihmë qytetarëve të saj për të zbutur sadopak këtë efekt.

Por sipas një raporti të fundit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, indeksi standard i çmimeve ndërkombëtare të produkteve ushqimore ra për të 11-tin muaj radhazi në Shkurt 2023. Pra në 11 muajt e fundit çmimet e ushqimeve bazë vetëm se janë ulur, por jo në Shqipëri.

Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të ishte mesatarisht 129.8 pikë në Shkurt, me rënie 0,6% nga Janari 2023 dhe rënie 18,7% nga kulmi i saj në Mars 2022.

Rënia e çmimeve në tregun ndërkombëtarë është e theksuar. Por pse nuk ndodh kjo në Shqipëri?

Përse nuk ndërhynë autoriteti për mbrojtjen e konsumatorit?

Mirë që kur qytetarët kishin aq shumë nevojë, qeveria nuk uli asnjë taksë, po tani që çmimet në tregun ndërkombëtarë kanë rënë, përse në Shqipëri nuk ulen çmimet?

Neglizhenca e qëllimshme e organeve shtetërore ka bërë që siç konfirmoi Ministria e Financave të ulet ndjeshëm konsumi. Që shqiptarët të mos blejnë mjaftueshëm ushqime.

E them neglizhencë e qëllimshme sepse autoritetet përkatëse nuk hynë qëllimisht. Sepse duke mbajtur çmimet e larta, të ardhurat që shteti mbledh në buxhet prej TVSH-së por jo vetëm janë shumë herë më shumë.

E thënë thjeshtë: çmimet janë ulur por qeverisë i intereson që ti mbaj të larta sepse në këtë mënyrë u merr më shumë para nga xhepi qytetarëve. Ua merr përmes taksave të larta që vendos dhe me çmime të ushqimeve të larta. Taksat bëhen edhe më të shtrenjta. Praktikisht edhe ajo që po propagandon kryeministri për rritje page nuk është e vërtetë. Nuk po ju rriten pagat por po ju kthen paratë që ju ka marrë padrejtësisht nga xhepi, madje shumë herë më pak.

500 milionë euro më shume mblodhi në 2022 shteti nga TVSH për shkak të rritjes së çmimeve, ndërsa ajo që ju kthen ju është vetëm 120 milionë euro. Kaq është fondi shtesë për pagat nga rritja që propagandohet. 380 milionë euro të tjera shpërndahen mes 10 vetave në qeveri dhe klientët e tyre.

 

 

Etiketa: CmimeSula

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
“Klevio është arrestuar si i dashuri i Noizyt”, habit avokati

"Klevio është arrestuar si i dashuri i Noizyt", habit avokati

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një...

Lexo më shumë
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com