GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Që vatrat tona të mos mbeten bosh, duhet të ndodhë ndryshimi!

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Që vatrat tona të mos mbeten bosh, duhet të ndodhë ndryshimi!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Igli Cara

Jam sot i emocionuar që ne, të gjithë bashkë, dhe shumë e shumë të tjerë që na përkrahin e mbështesin, ia dolëm të mbajmë fort opozitarizmin në Shqipëri dhe ja tek jemi sot në këtë atmosferë të jashtëzakonshme, duke hapur fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Jam sot falënderues ndaj çdo demokrati e opozitari, që në këto vite të vështira të opozitarizmit në Shqipëri, besoi në të gjithë rrugëtimin tim në politikë, besoi dhe mbështeti kandidaturën time për kryetar të Bashkisë së Durrësit dhe me besimin në Zot, do t’ia dalim që Bashkia e Durrësit të kthehet në duart e qytetarëve. Jam sot mirënjohës ndaj çdo qytetari të Durrësit, që beson në përmbysjen e regjimit, që beson fort në ndryshimin, dhe mbi të gjitha ka bindjen që së bashku do të fitojmë. Ndryshimi është kryefjala e këtyre zgjedhjeve lokale, ndryshim për të sotmen dhe të ardhmen e fëmijëve tanë; ndryshim për sipërmarrësin dhe profesionistin, mjekun dhe pedagogun, punëtorin dhe fermerin, studentin dhe gjimnazistin; ndryshim për të shpëtuar demokracinë dhe Shqipërinë.

Ndryshimi në Bashkinë e Durrësit është emergjencë lokale dhe kombëtare, Bashkia duhet t’i hiqet nga duart klanit Rama-Dako-Sako e t’u kthehet qytetarëve, sepse Bashkia në duart e qytetarit është dhe lajtmotivi ynë në këtë fushatë. Ndryshimi në Bashkinë e Durrësit dhe në të gjithë Shqipërinë duhet të ndodhë dhe që vatrat tona të mos mbeten bosh, që fëmijët tanë të shohin dhe kthejnë në oportunitet çdo mundësi që Durrësi krijon me pasurinë e vet natyrore, të trashëgimisë, kulturës, historisë dhe qytetarisë. Ndryshimi duhet të ndodhë në Durrës, për t’i dhënë fund arrogancës së pushtetit, klientelizmit, kriminalizimit të ekonomisë, patronazhistëve dhe një grushti njerëzish të kthyer në bandë qeverisje, që po shet sot dhe interesat më të mëdha të qytetit.

Ndryshimi duhet të ndodhë që Durrësi dhe Porti të jenë në simbiozë me njëri–tjetrin, Porti ta identifikojë  qytetin siç ka bërë në histori, të modernizohet e t’i shërbejë turizmit dhe zhvillimit të tij, por kjo pasuri kombëtare nuk mund të përçudnohet, grabitet me VKM dhe Vendim Këshilli Bashkiak, xhepat tonë dhe të qytetit të zbrazen e miliarda euro të prodhojnë biznes për klanin Rama-Dako-Sako.

Ndryshimi duhet të ndodhë që të marrë fund dhe batërdia urbane, t’i jepet frymëmarrje iniciativës së lirë, të mbrohet mjedisi, të miradministrojmë territorin e njësive administrative/komunave të Durrësit dhe shumë projekte që do t’i jepnin një faqe të re zhvillimit të integruar urban, por që mbi të gjitha do t’i shërbenin shëndetit e mirëqenies fizike e mendore të qytetarëve. Ndryshimi duhet të ndodhë që taksat e qytetarëve dhe bizneseve të përdoren me efektivitet në shërbimet jetike për qytetarët, Durrësi në duart tuaja nënkupton më shumë gjelbërim, më pak zhurmë e trafik, më shumë shërbime për të pamundurit e ata që kanë nevojë, më shumë punë dhe rezultat në drejtim të turizmit dhe projekteve për rininë, kulturën, artin dhe sportin.

14 Maji është beteja jonë e përbashkët për ndryshimin e madh, që nis nga Durrësi e me shpresë shpërndahet në të gjithë Shqipërinë. 14 Maji është dita nga nis zbatimi i projektit tonë për Durrësin, së bashku ne do të bëjmë gjithçka për ndryshimin, për mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik; rikthimin e Durrësit në polin më të rëndësishëm të turizmit në vend, sepse bashkë fitojmë. 14 maji është dita që ndan Bashkinë nga banda Rama-Dako-Sako dhe ua kthen qytetarëve. Do të bëjmë gjithçka për menaxhimin efecient të buxhetit të bashkisë; thjeshtëzimin e sistemit të taksave lokale, uljen e tyre, transparencën në mbledhje dhe kjo përmes administratës profesioniste e të përgjegjshme.

14 maji është dita që na bashkon me çdo sipërmarrës të ndershëm të Durrësit, që kontribuon çdo ditë për zhvillimin e ekonomisë dhe punësimin e qytetarëve; me të gjithë fermerët dhe peshkatarët që më shumë se kurrë kanë nevojë që Bashkia të kthejë kokën nga problemet e tyre; biznesin e turizmit e garantojmë që do të bëjmë gjithçka për të mbështetur sektorin, diversifikuar ofertën turistike, branduar Durrësin dhe marketuar atë, sepse bashkë fitojmë. 14 maji është dita që na bashkon për ta vlerësuar e trajtuar ndryshe trashëgiminë kulturore dhe historike të Durrësit, për të konceptuar e realizuar Parkun e Kujtesës, për të dedikuar një pjesë të burimeve financiare në funksion të projekteve të edukimit, kulturës, sportit, krijimit të qendrave shumëfunksionale dhe të ambienteve të rekreacionit në njësitë administrative; ngritjes së Bordeve të të Urtëve me ekselencën durrsake anembanë botës; Qendrën e Aftësimit të të Rinjve; sepse bashkë fitojmë.

14 maji do të jetë dita që do na bëjë bashkë dhe me shpresën te Zoti do ndryshojë e përcaktojë shumë në jetët tona, me përgjegjësinë dhe dashamirësinë që na karakterizon, bashkë do fitojmë. Bashkë për ndryshimin! Bashkë për fitoren!

Etiketa: Igli CaraOpinionvatrat

Lajme të lidhura

Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Piktori do të lërë emër në histori, por si ‘kreu i qelbësirave’ dhe antishqiptar i përbetuar!

09:59 - 10/10/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Piktori nuk e ndërtoi Shqipërinë me budallenjtë dhe hajdutët e tij, por e rrënoi atë

09:21 - 05/10/26
Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën
OP-ED

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën

09:57 - 29/09/26
Para
Izmir Smajlaj më në fund fiton pafajësinë

Izmir Smajlaj më në fund fiton pafajësinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapën socialistët duke blerë vota, policia arreston bashkëshortin e kandidates së PD!
Aktualitet

Dhunohet mjeku në Mirditë, sulmohet me shkop bejsbolli dhe armë nga tre persona të maskuar (Emri)

10:11 - 13/10/26

Mjeku Martin Prenga dyshohet se është dhunuar pak më parë në fshatin Konaj, në njësinë administrative Fan të Mirditës. Sipas...

Lexo më shumë
Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë

“Na jepni lekë ose do iu vendosim gjobë”, AMP arreston dy policë që kërkonin ryshfet

10:01 - 13/10/26
Aksident i rëndë në rrugën e Rinasit, disa makina të përplasura në kryqëzim

Aksident i rëndë në rrugën e Rinasit, disa makina të përplasura në kryqëzim

09:50 - 13/10/26
Shpërthim me lëndë plasëse në Tiranë, makinës së avokatit Idajet Beqiri i vendoset tritol

Shpërthim me lëndë plasëse në Tiranë, makinës së avokatit Idajet Beqiri i vendoset tritol

09:37 - 13/10/26
Netët magjike në Champions League! Spikat Liverpool – Atletico Madrid, duel “zjarri” edhe në Itali

Rikthehet Champions League! Spikasin Atletico-United dhe Galatasaray-Barcelona, në fushë edhe Interi e Bayerni

09:09 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com