GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Bislimi flet për dialogun me Serbinë: Kemi hapa konkret për çështjen e targave

23:37 - 19/11/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Bislimi flet për dialogun me Serbinë: Kemi hapa konkret për çështjen e targave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është deklaruar rreth marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave. Në një intervistë për mediat ai tha se edhe për punën e targave, Bashkimi Evropian ka arritur të sqarojë disa paqartësi, të cilat kanë qenë nga ana e ekipit serb.

“Kemi hapa konkret tek puna e targave. Janë diskutuar propozime konkrete dhe mendoj që është bërë një avancim sepse pala e Brukselit ka arritur të shmangë disa paqartësi tek pala serbe në lidhje natyrën e marrëveshjes” – tha Bislimi.

Bislimi ka potencuar se janë viktimë e gabimeve që janë bërë në të kaluarën, pasi sipas tij, gabimi i parë është bërë kur është pranuar që çështja e energjisë elektrike në veri të Kosovës të trajtohet si çështje politike.

“Nuk ka askund në botë ku pagesa e një shërbimi publik trajtohet nga dimensioni politik, është thjeshtë transaksion, ku qytetari merr një shërbim dhe paguan koston” – tha ndër tjera Bislimi.

Ai tha se tash do të merren me minimizim të dëmit dhe licencimin e një operatori tjetër duke u kujdesur duke mos prekur në distribuim dhe transmision të energjisë. Gjithashtu, zëvendëskryeministri ka deklaruar se qëndrimi i palës kosovare është që të ketë trajtim të barabartë sa i përket çështjes së targave.

“Qëndrimi ynë ka qenë të gëzojmë një trajtim të barabartë, principi i reciprocitetit dhe ne si rezultat i këtij principi kemi vendosur që veturat që hyjnë nga Serbia të detyrohen të pajisen me targa të përkohshme dhe njëkohësisht kemi filluar konfiskimin e tabelave ilegale me shkurtesat e tabelave që determinojnë qytetet e Kosovës. Si zgjidhje të ndërmjetme kemi pranuar një reciprocitet të ri, ku tabelat nuk janë pajisur me tabela të përkohshme, por ato simbole janë mbuluar me stikersa të bardhë dhe njëkohësisht kemi siguruar që të gjitha tabelat që nxirren në Serbi në Kosovë të trajtohen si tabela ilegale” – është shprehur ai.

Bislimi shtoi se zgjidhja finale për çështjen e targave duhet të jetë në bazë të standardeve dhe praktikave me të mira të Bashkimit Evropian.

“Zgjidhje finale duhet të jetë në bazë të standardeve dhe praktikave më të mira brenda Bashkimit Evropian, të atyre që janë tani në përdorim, jo të standardeve që BE mund të kenë pasur pas luftës së dytë botërore.

Në qoftë se standardet më të mira të BE-së, vijnë në përfundim që as tabelat e Kosovës dhe as ato të Serbisë nuk i plotësojnë këto kritere, dhe duhet të ketë modifikime, atëherë ato duhet të jenë të dy anshme, domethënë edhe Serbia duhet t’i ndërrojë tabelat, edhe Kosova”, ka thënë mes tjerash Bislimi.

Zëvendëskryeministri Bislimi gjatë emisionit është deklaruar edhe për takimet e fundit që ka pasur në Bruksel në kuadër të dialogut me Serbinë, duke thënë se një takim trepalësh nuk u zhvillua për shkak se Serbia kushtëzoi takimin duke futur në agjendë temën e asociacionit. 

Etiketa: Besnik BislimiceshtjenDialoguhapaKosove-SerbiSerbinetargat

Lajme të lidhura

Zgjedhjet e 28 Dhjetorit në Kosovë, certifikohen kandidatët e Listës Serbe
Kosovë & Rajon

Zgjedhjet e 28 Dhjetorit në Kosovë, certifikohen kandidatët e Listës Serbe

21:21 - 13/12/25
Vjosa Osmani takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovë & Rajon

Vjosa Osmani takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

20:12 - 13/12/25
‘Liria ka emër’, protestë në Shkup për ish-krerët e UÇK! Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen
Aktualitet

‘Liria ka emër’, protestë në Shkup për ish-krerët e UÇK! Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen

14:59 - 13/12/25
Para

“Di aq gjëra sa mund ta shkatërroj”, Semi përplaset me Fifin

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD
Breaking Views

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

14:41 - 14/12/25

Të mërkurën pasdite, Sali Berisha do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Mbledhja është vendosur gjatë takimi të një ditë më parë...

Lexo më shumë
Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

14:37 - 14/12/25
Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25
Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com