GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

FBI zbulon një zyrë sekrete të policisë kineze në Nju Jork

22:14 - 17/04/23
në Bota
Kohë leximi: 3 min
A A
FBI zbulon një zyrë sekrete të policisë kineze në Nju Jork
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokurorët amerikanë kanë arrestuar dy kinezë në Nju Jork që dyshohet se drejtonin një “stacion policie sekret” në lagjen Chinatown të Manhatanit. Liu Jianwang, 61 vjeç dhe Chen Jinping, 59 vjeç, të dy banorë të Nju Jorkut, përballen me akuzat për komplot për të vepruar si agjentë për Kinën dhe pengim të drejtësisë. Ata pritet të dalin në gjykatën federale në Bruklin të hënën. Kina ka mohuar më parë funksionimin e stacioneve të tilla, duke i quajtur ato “qendra shërbimi” për shtetasit jashtë shtetit.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë tha këtë të hënë se Jianwang dhe Jinping kishin punuar së bashku për të krijuar stacionin e parë të policisë jashtë shtetit në Shtetet e Bashkuara në emër të Ministrisë së Sigurisë Publike të Kinës. Zyra u mbyll në vjeshtën e vitit 2022 pasi personat e përfshirë morën vesh për një hetim të FBI-së.

“Ky hetim penal ka zbuluar një shkelje flagrante të sovranitetit të kombit tonë nga qeveria kineze duke krijuar një stacion policie sekrete në mes të qytetit të Nju Jorkut”, – tha Breon Pearce, kryeprokurori i Brooklyn.

Ky stacion sekret policie besohet të jetë njëri nga 100 të tillë që operojnë në 53 vende të botës duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe Holandën. Muajin e kaluar, qeveria federale e Kanadasë zbuloi një hetim në dy vende të zonës së Montrealit ku mendohet se kishte posta të policisë kineze.

“Veprimet e Kinës shkojnë shumë përtej kufijve të sjelljes së pranueshme të shtetit-komb. Ne do të mbrojmë me vendosmëri liritë e të gjithë atyre që jetojnë në vendin tonë nga kërcënimi i represionit autoritar” – tha ndihmësprokurori i përgjithshëm Matthew Olsen nga Divizioni i Sigurisë Kombëtare të Departamentit të Drejtësisë.

Sipas prokurorëve, Jianwang ishte i lidhur ngushtë me autoritete kineze të zbatimit të ligjit. Ai ishte angazhuar për të ndihmuar Kinën me “aktivitete represive” në SHBA duke filluar nga viti 2015 për të mbikëqyrur disidentët kinezë.

Në vitin 2018, ai dyshohet se mori pjesë në përpjekjet për të shtyrë një të arratisur që të kthehej në Kinë. Puna e tij ishin ngacmimet dhe kërcënimet e përsëritura ndaj individit dhe familjes së tij. Prokurorët thanë se ai ishte gjithashtu i angazhuar për të gjetur një aktivist pro-demokracisë në Kinë. Jiangwang i mohoi këto veprime kur u përball me autoritetet amerikane. Nëse dënohen, Jianwang dhe Jinping përballen me 25 vjet burg.

Ambasadat kineze në SHBA dhe Kanada kanë thënë se këto baza janë “stacione shërbimi jashtë shtetit” të hapura gjatë pandemisë për të ndihmuar shtetasit kinezë me rinovimin e patentës së shoferit dhe çështje të ngjashme. Por grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar Kinën për përdorimin e postave sekrete të policisë për të kërcënuar dhe monitoruar shtetasit kinezë jashtë vendit. Drejtori i FBI-së Christopher Wray tha nëntorin e kaluar se agjencia e tij po monitoronte raportet e stacioneve të tilla, duke i quajtur ato një “problem real”.

“Për mua, është skandaloze të mendosh se policia kineze po përpiqet të hapë zyra në Nju Jork, pa koordinimin e duhur. Kjo cenon sovranitetin dhe anashkalon proceset standarde të bashkëpunimit gjyqësor dhe ligjzbatues” – tha Wray.

Etiketa: FBINju Jork

Lajme të lidhura

Plani amerikan i paqes për Ukrainën/ Ja 28 pikat që propozon administrata Trump
Bota

Plani amerikan i paqes për Ukrainën/ Ja 28 pikat që propozon administrata Trump

14:44 - 22/11/25
Shuhet Ornella Vanoni, ikona e muzikës italiane
Art & Kulturë

Shuhet Ornella Vanoni, ikona e muzikës italiane

14:31 - 22/11/25
Katastrofa mjedisore gati të ndodhë… Mali me plehra mbin nga hiçi pranë lumit në Angli
Aktualitet

Katastrofa mjedisore gati të ndodhë… Mali me plehra mbin nga hiçi pranë lumit në Angli

22:10 - 19/11/25
Para
Luizi ‘godet’ Efin: Ka strategji, bën kot si viktimë

Luizi 'godet' Efin: Ka strategji, bën kot si viktimë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë
Aktualitet

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25

Pasi ngritën zërin për zaptimin e tokave të tyre në fshatin Boçovë të njësisë administrative Levan, nga kompania “Bervi Construction”,...

Lexo më shumë
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com