GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Festat e Nëntorit! Shqiptarët do “arratisen” në rajon e Turqi

07:56 - 20/11/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 7 min
A A
Festat e Nëntorit! Shqiptarët do “arratisen” në rajon e Turqi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej disa vitesh, shqiptarët zgjedhin të “festojnë” jashtë trojeve për Festën e Pavarësisë dhe Çlirimit. Vendet e preferuara janë ato të rajonit, për shkak të çmimit më të leverdishëm dhe afërsisë. Po këtë vit, si janë tendencat në kushtet e një pandemie botërore që po zgjat? Agjencitë turistike pohojnë se Shqipëria ka qenë preferencë e parë, ndjekur nga rajoni e Turqia.

28 dhe 29 Nëntori janë Festa Kombëtare, por edhe këtë vit, një pjesë e konsiderueshme shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë jashtë vendit, me një kërkesë që rritet çdo vit, pavarësisht pandemisë.

Një ndër arsyet kryesore që nxit këtë tendencë është çmimi i leverdishëm, sidomos në ofertat për vendet e rajonit. Rritja e vaksinimit të popullatës i jep mundësi që të udhëtojnë në destinacione që lejohen udhëtimet për arsye turistike. Jo rrallëherë raportohet që një pjesë e të rinjve janë vaksinuar pikërisht për këtë arsye: të udhëtojnë.

Kërkesat për të udhëtuar këtë vit i janë bashkangjitur dëshirës së shqiptarëve që vitet e fundit kanë qenë më të kufizuar prej rregullave të pandemisë dhe kryesisht kanë lëvizur brenda vendit. Të pyetura nga “Monitor”, agjencitë e udhëtimeve pohojnë se këtë vit, shqiptarët kanë zgjedhur të shkojnë në disa prej vendeve të rajonit, që kanë pasur oferta të kënaqshme.

Rezervimet më të shumta kanë qenë për Malin e Zi, për të cilin operatorët turistikë pohojnë se “janë mbyllur që tre javë më parë”. Nga “Zenith Travel” pohojnë se, Greqia ka qenë më pak e kërkuar duke qenë se ka pasur rregulla më strikte në udhëtim, ndërsa Mali i Zi ka “liberalizuar” udhëtimet për arsye turistike.

Nga “Union Travel” pohojnë se, pjesa më e madhe e prenotimeve u bënë rreth një muaj më parë, gjë që ndikoi për të përfituar çmime më të lira. Drejtuesi i agjencisë, z. Sokol Dodbiba, thotë se, destinacionet e kërkuara janë brenda e jashtë vendit dhe kërkesat kanë qenë të shumta.

“Për periudhën nëntor 2021, destinacionet më të kërkuara mund të ndahen në destinacione brenda vendit dhe jashtë vendit. Në Shqipëri, destinacionet më të preferuara për muajin nëntor, janë: Korça, Vlora dhe Thethi. Për sa u përket destinacioneve jashtë Shqipërisë mund të përmendim: Stambollin, Parisin dhe Vjenën”, thotë z. Dodbiba.

Nga agjencia “Kalemi Travel” thonë se ofertat për këto ditë festash u janë ofruar që në fillim të këtij muaji, të fokusuara kryesisht në rajon. Çmimet nisin nga 100 euro dhe paketat janë interesante.

Përfaqësues të “Matias Travel and Tour” thonë për “Monitor” se, rezervimet kanë qenë në nivele të kënaqshme. Kjo mund të lidhet me faktin se, shqiptarët, të lodhur nga pandemia, duan të udhëtojnë, si dhe ditët e pushimit zyrtare janë katër.

Një pengesë për zgjedhjet e shqiptarëve janë padyshim rregullat kufizuese të shteteve për sa i përket vaksinës dhe tamponit – pohojnë nga “Union Travel”.

“Në zgjedhjen që kanë bërë, shqiptarët kanë marrë në konsideratë rregullat anti-COVID. Këtu mund të marrim rastin e Italisë, e cila ka vendosur një sërë kërkesash për turistët. Kërkesa për Romë, Pisa e vende të tjera kemi pasur, por rregullat e udhëtimit ndryshuan. Kjo ka ndikuar në eliminimin e destinacioneve turistike nga lista jonë për aq kohë sa ekzistojnë këto rregulla” – thotë z. Dodbiba.

Në lidhje me çmimin, ai shton se janë shpenzimet për tampon, e cila është rregull për hyrjen dhe daljen në të gjitha vendet e Europës dhe më tej, shpenzim i cili i shtohet në fund paketës që zgjedhin për të udhëtuar. “Në këtë kontekst, shërbimi turistik ka shënuar rritje në çmim. Nëse turisti krahason çmimet e një apo dy viteve më parë, shikon një diferencë në rritje midis çmimit sezonal tani, me periudhat e mëparshme” – thotë drejtuesi i “Union Travel”.

Ai shton se në filozofinë e ofrimit të paketave turistike këtë sezon ka qenë ruajtja e balancës së çmimeve të viteve të mëparshme, duke ofruar destinacione për të cilat mund të menaxhohet çmimi, udhëtimi dhe janë të arritshme 100%. “Klientëve u ofrojmë argëtimin, por edhe duke u përshtatur me preferencat që kanë për të udhëtuar” – pohon z. Dodbiba.

Agjencia ATHS shprehet për “Monitor” se interesi për të kërkuar një destinacion për këto festa nisi shpejt për disa arsye. Sipas tyre, u interesuan herët që të mësonin për të gjitha specifikat e udhëtimeve sipas rregullave të caktuara nga COVID. Një pjesë e mirë e të interesuarve kanë marrë pushim edhe ditën e premte, data 26 nëntor, që të kishin 5 ditë të plota pushimi.

Sipas tyre, ndonëse ka pasur oferta të brendshme, madje prenotimet në vende si Korça, Voskopoja, Dardha, Pogradeci etj., kanë qenë në kapacitet të plotë, megjithatë rajoni duket më konkurrues, sidomos me paketat e çmimeve të favorshme. Destinacionet me ofertat më të mira, edhe këtë vit, ka qenë Budva dhe Stambolli.

Udhëtime për Festat e Nëntorit

Udhëtime me avion:

► Amsterdam, 27 nëntor, 4 ditë, 369€

► Budapest, 26 nëntor, 4 ditë, 299€

► Vjenë, 26 nëntor, 4 ditë, 329€

► Barcelonë, 28 nëntor, 5 ditë, 399€

► Dubai – Abu Dhabi, 27, 28 nëntor, 5 ditë, 699€

► Dubai – Abu Dhabi & Plazh në Maldive, 26 nëntor, 8 ditë, 1299€

► Stamboll, 25, 26, 28, 29 nëntor, 4 ditë 249€

► Stamboll & Cappadocia, 29 nëntor, 4 ditë, 339€

 Udhëtime me autobus:

► Liqeni Matka, 26, 27, 28 nëntor, 2 ditë, 45€

► Prishtinë – Pejë – Ujëvara e Drinit, 26, 27, 28 nëntor, 2 ditë, 55€

► Strugë – Ohër, 26, 27, 28 nëntor, 2 ditë, 45€

► Brezovicë – Prevallë, 27, 28 nëntor, 2 ditë, 59€

► Budva – Kotorr – Ulqin, 26, 27, 28 nëntor, 2 ditë, 60€

► Liqeni Matka – Shkup – Ohër, 26, 27, 28 nëntor, 2 ditë, 45€

► Meteora – Kallabaka – Janinë, 27, 28 nëntor, 2 ditë 49€

► Mostar – Medjugorje, 26, 27, 28 nëntor, 2 ditë, 60€

► Beograd, 28 nëntor, 3 ditë, 85€

► Beograd, 26, 27 nëntor, 3 ditë, 89€

► Dubrovnik, 26, 27 nëntor, 3 ditë, 79€

► Sarajevë, 26, 27 nëntor, 3 ditë, 89€

► Selanik, 27 nëntor, 3 ditë, 79€

► Stamboll, 26, 27 nëntor, 4 ditë, 75€

► Sofje – Selanik, 27 nëntor, 4 ditë, 109€

► Sarajeve – Beograd, 27 nëntor, 4 ditë, 119€

► Udhëtim në Kroaci, Bregdeti Dalmat, 27 Nëntor 4 ditë 129€

► Zagreb – Sarajeve – Dubrovnik, 27 Nëntor 4 ditë 139€

► Bukuresht, 27 Nëntor 4 ditë 149€

► Selanik – Stamboll – Sofje, 26 nëntor, 5 ditë, 129€

► Vjenë – Budapest – Beograd, 26 nëntor, 5 ditë, 199€

► Pragë – Vjenë, 24 nëntor, 7 ditë, 249€

 Hotele (pa transport) – akomodimi,, 2 net 3 ditë:

► Bianca Resort 5* Kolashin, 105€ (mëngjes + darkë)

► Chedi Luštica Bay Tivat 5*, 3 ditë 98€ – 2 fëmijë falas (me mëngjes)

► Avala Resort Budva 4*, 80€ (mëngjes + darkë)

► Splendid Resort Budva 5*, 70€ (28-30 nëntor) – 96€ (26-28 nëntor) – (me mëngjes)

► Blue Kotor Bay 5*, 110€ Dhomë Superiore – 158€ Dhomë me Jacuzzi (mëngjes + darkë)

► Rixos Premium Dubrovnik 5*, 120€ – Masazh falas + Dhomë me pamje nga Deti (me mëngjes)

Udhëtime në Shqipëri:

► Gjirokastër – Apolloni – Përmet, 26, 27, 28 nëntor 2 ditë 55€

► Korçë- Voskopojë, 26, 27, 28 nëntor 2 ditë, 4,900 lekë

► Theth, 28, 29 nëntor, 2 ditë, 6500 Lekë

► Valbonë, 28, 29 nëntor 2 ditë, All Inclusive, 6900 lekë

► Vermosh – Tamarë – Lëpushë, 28, 29 nëntor, 2 ditë, 6500,

lekë/MONITOR

Etiketa: festaUdhetime

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Para
Gabriel Escobar pritet të vizitojë Kosovën

Gabriel Escobar pritet të vizitojë Kosovën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

Policia e Durrësit ka arrestuar një 76-vjeçar pas një akti të dhunës së rëndë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com