GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Liberalizimi i vizave për Kosovën sot në Parlamentin Evropian

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
BE pritet të mblidhet mbi liberalizimin e vizave për Kosovën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Parlamenti Evropian voton sot vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës – me çka edhe procedurat për këtë çështje i afrohen fundit.

Një ditë më vonë, më 19 prill, do të nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave, ndërsa hapi i vetëm që duhet të bëhet pas kësaj, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij.

Këshilli i ministrave të BE-së e ka miratuar me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave për Kosovën, muajin e kaluar.

Tashmë është e qartë se zbatimi i vendimit nuk do të shtyhet më larg se 1 janari i vitit 2024.

Kjo çështje ka qenë e lidhur me sistemin ETIAS të udhëtimit në Evropë, përkatësisht me hyrjen e tij në fuqi.

Meqë afati për funksionalizimin e ETIAS-it është shtyrë për në vitin 2024, heqja e vizave për qytetarët e Kosovës pritet të bëhet më 1 janar të vitit të ardhshëm.

Liberalizimi i vizave do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 27 shtetesh evropiane.

Ky regjim mundëson udhëtime pa viza vetëm deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen.

Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe në asnjë rast nuk nënkuptojnë leje pune ose përfitime të tjera.

Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Kjo, me gjithë faktin se Komisioni Evropian, qysh në vitin 2018, ka konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva.

Etiketa: KosovaViza

Lajme të lidhura

Nis beteja në Apel për katër ish-krerët e UÇK-së
Aktualitet

Nis beteja në Apel për katër ish-krerët e UÇK-së

17:47 - 22/09/26
Kurti takim me Erdoganin në New York, diskutime edhe për vendimin e  Speciales për ish-krerët e UÇK-së
Botë

Kurti takim me Erdoganin në New York, diskutime edhe për vendimin e Speciales për ish-krerët e UÇK-së

14:48 - 22/09/26
Kurti flet nga SHBA për vendimin e Hagës: Lufta e UÇK nuk mund të njolloset në asnjë mënyrë!
Kosovë & Rajon

Kurti flet nga SHBA për vendimin e Hagës: Lufta e UÇK nuk mund të njolloset në asnjë mënyrë!

14:25 - 21/09/26
Para
Angela Merkel nderohet me medaljen më të lartë të Gjermanisë

Angela Merkel nderohet me medaljen më të lartë të Gjermanisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarri masiv në Gjirin e Lalëzit, kryebashkiakja: U evakuuan të gjithë personat që ndodheshin në një kompleks turistik
Aktualitet

Zjarri masiv në Gjirin e Lalëzit, kryebashkiakja: U evakuuan të gjithë personat që ndodheshin në një kompleks turistik

23:29 - 22/09/26

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, ka reaguar për zjarrin e rënë mbrëmjen e sotme në zonën e Shën Pjetrit në...

Lexo më shumë
Vihet nën kontroll zjarrri pranë Parkut Arkeologjik të Apollonisë

Vihet nën kontroll zjarrri pranë Parkut Arkeologjik të Apollonisë

22:06 - 22/09/26
Kundërshtari i parë i Shqipërisë në Ligën e Kombeve, Bjellorusia ka pothuajse një vit pa humbje

Kundërshtari i parë i Shqipërisë në Ligën e Kombeve, Bjellorusia ka pothuajse një vit pa humbje

21:54 - 22/09/26
Efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e krimit!

Efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e krimit!

21:47 - 22/09/26
Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH

21:26 - 22/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com