GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Monitorimi i trafikut/ Evis Berberi u dhuron 21 MLD lekë pronarit të MCN, Endri Meksi dhe oligarkut Gjoka

14:16 - 18/04/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 6 min
A A
Monitorimi i trafikut/ Evis Berberi u dhuron 21 MLD lekë pronarit të MCN, Endri Meksi dhe oligarkut Gjoka
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Dy oligarkë bashkohen për të ndarë tortën që kushton 21 miliardë lekë. Bëhet fjalë për Qendrën e monitorimit të trafikut, një plan i lidhur gonxhe mes drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi dhe Blendit të DPSHTRR-së. Duke e ditur lidhjen vertikale që kanë dy drejtorët me kryeministrin Rama, kuptohet se nuk mungon miratimi nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

A duhet me urgjencë kjo qendër?

Sipas ekspertëve rrugorë të kontaktuar nga Gijotina.com, monitorimi i trafikut në disa akse rrugore është një harxhim i kotë, kur në vend akoma nuk ka autostrada dhe rrugët e ndërtuara nuk përmbushin standardet e sigurisë. Kjo qendër vjen e fundit në radhën e investimeve. Kështu, Tirana që tashmë e ka qendrën e monitorimit të trafikut, do t’a kishte zgjidhur kaosin në rrugët e saj. Në fakt kjo qendër do të shërbejë vetëm për të ndarë buxhetin me përfituesit e tenderit dhe nuk do të sjellë asnjë gjë të re në rrugët tona.

Rrezik i lartë për korrupsion, tenderi duhet anuluar!       

Ndërkohë, që në pikënisje prokurimi i këtyre thasëve me para është një abuzim i pastër me ligjin. Më 6 prill 2023, ARRSH ka shpallur fituesin e tenderit me objekt “Qendra e monitorimit të trafikut (200 km) Faza e Parë”, për të cilin është vënë në dispozicion fondi limit me vlerë 22 miliardë lekë.

Tenderi, duke qenë se është me vlera kaq të larta, ka marrë oferta nga biznesmenë të mëdhenj, të lidhur në afera me kryeministrin, duke filluar nga Salillari, Shkëlqim Dino dhe Bashkim Ulaj. Më saktë janë 6 oferta, por 5 prej tyre janë skualifikuar automatikisht.

 

 

Në fakt, ky është rasti kur fjalën e fundit e thotë kryeministri.

Vetëm kështu mund të kuptohet se si i mundi fituesi i tenderit Endri Meksi oligarkët e tjerë pjesëmarrës në tender. Dihen tashmë lidhjet e djalit të kryeministrit Aleksandër Meksi me vëllain e kryeministrit, të cilët i lidh jo vetëm shoqëria, por edhe biznesi i lojërave të fatit. Megjithëse është djali i kryeministrit demokrat, opozita nuk e ka kursyer dhe e ka denoncuar kohë më parë publikisht Endri Meksin si administrator të parave të Olsi Ramës.

Konkretisht nga 6 oferta, për në fazën e dytë mbeti e vlefshme vetëm ajo e bashkimit të operatorëve “MC NETWORKING” & “INTETRA ELEKTONIK SANAYI VE TICARET ANONIM SIRK.” & “GJOKA Konstruksion. Pra, pjesë e koalicionit fitues është edhe oligarku që zotëron koncesionin e Rrugës së Arbrit.

Sipas ARRSH, vetëm oferta e Endri Meksit i përmbush kriteret. Por tenderi skuq nga shkeljet. Me meritë, ky tender ka fituar “Flamurin e kuq” nga monitoruesi Open Data Albania. Shkelja kryesore është se tenderi u firmos në mungesë të konkurrencës sepse u skualifikuan të gjithë pjesëmarrësit, veç djalit të ish-kryeministrit Meksi. Jo vetëm kaq, por oferta e e Endri Meksit dhe Rrok Gjokajt, ka qenë më e shtrenjta. Për këto fakte, risku i korrupsionit me fondin e prokuruar është i lartë.

Trashëgimtari e parave të babait kryeministër

Gara për këtë tender ka qenë një përplasje mes “titanësh”. Por, më i forti doli Endri Meksi, djali i ish-kryeministrit demokrat Aleksandër Meksi. Ky i fundit ka qenë në pushtet gjatë kohës kur vendi drejtohej nga Partia Demokratike, ishte arkitekti i ekonomisë së firmave piramidale që zhdukën kursimet e miliona shqiptarëve dhe futën vendin në kaos. Djemtë e tij trashëguan, biznese, pallate, troje, media dhe sigurisht para pa fund. Pavarësisht se është i djathtë, Meksi ka përfituar shumë para dhe benefite nga “Rilindja” nëpërmjet kompanisë në pronësi të tij, “MC NetWorking” ose shkurt “MCN”.

Mjafton të përmendim faktin se vetëm në muajin gusht të vitit 2020, kjo kompani fiton rreth 1 miliard lekë tenderin nga RTSH për kryerje shërbimesh. Kompania e Endri Meksit garoi e vetme dhe fitoi me një ofertë thuajse të barabartë me fondin limit.

Gjithashtu, kompania e tij ka përfituar pagesa nga institucionet shtetërore në vlera që kapin gati 1 milion euro. Këto pagesa vijnë kryesisht nga AKSHI i Mirlinda Karçanajt, nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nga Qarku Tiranë dhe nga një sërë universitetesh.

Aleksandër Meksi në kohën e qeverisjes së tij ngriti për vete pallate në pika kyçe të Tiranës, ndërsa Endri ka krijuar një perandori kompanish që përpiqen të fshehin dhe justifikojnë paratë e përfituara gjatë kohës së ekonomisë piramidale në vitet 1992-97.

Kështu MCN, nga një kompani modeste si shpërndarëse interneti, është kthyer një koncesionare dhe thithëse e tenderëve të mëdhenj të qeverisë, kryesisht tek Tatimet dhe lojërat e fatit.

Dy nga koncesionet 20-30-vjeçare, që kryeministri Edi Rama ia firmosi djalit të Aleksandër Meksit pa garë, që kapin vlera mbi 150 milionë Euro, janë menaxhimi i taksës TVSH të bizneseve dhe menaxhimin e lojërave të fatit.

MCN është kompani mëmë me Moligix. Sipas Ekstraktit Historik të Regjistrit të Pronarit Përfitues, tërhequr nga QKB në datën 15 prill 2023, pronar përfitues i shoqërisë me mbi 25% të kapitalit është: Endri Meksi, shtetas shqiptar, i datëlindjes 1979, pronar përfitues për 99% të pronësisë së GFI ALBANIA pasi zotëron 100% të kapitalit te MC NETËORKING-shoqëria mëmë e Moligix. Data e përcaktimit si pronar përfitues është 07.06.2017.

Kujtojmë se kjo shoqëri, pasi rezultoi fituese e procedurës përzgjedhëse, mbuluar nga denoncime, dyshime, paqartësi, mungesë transparence, u krijua me tre ortakë në 06.06.2017: shoqëria “MC Networking” (shoqëria e zotëruar nga Endri Meksi) shoqëria austriake “Admiral Sportwetten Gmbh” dhe shoqëria polake “ATSI spolka akcyjna”.

Në gusht 2018 largohet ortaku “ATSI spolka akcyjna”, dhe vendin e tij në shoqëri e zë ortaku “NOVOMATIC TECHNOLOGIES POLAND SPOLKA AKCYJNA”.

Në 5.6.2020, jo si vendim i shoqërisë “Moligix”, por si vendimin i ortakut “MC Networking”, emërohet si administratore e shoqërisë “Moligix” znj. Dhurata Meksi.

Në 7.7.2020 regjistrohet largimi i ortakut austriak, shoqërisë “Admiral Sportwetten Gmbh”, i cili kuotën e tij të pjesëmarrjes ia shet shoqërisë rishtare “MGR”, e zotëruar 100% dhe e administruar nga Endri Meksi.

Përveç firmës “MCN Shpk” që është në mes të perandorisë financiare, Meksi ka në pronësi ose bashkëpunim edhe këto kompani të tjera me bazë në Tiranë ose në vende të tjera si Angli, Hong Kong, Poloni, Qipro, Turqi, Kosovë. Këto janë: “MEDIUM PR&ADS Sh.p.k”, “Tema TV”,  “2 M Ltd”, “528Hz Sh.p.k”, “MGR Sh.p.k”, “NT TECHNOLOGIES POLAND AKCYJNA”, “M.POS-Limited” dhe “Albcan Albania”.

Rrok Gjoka

Ndërkohë, ortak i Endri Meksit në këtë tender të madh është Rrok Gjoka, i cili përmes firmës së tij xhiron miliarda lekë nga tenderët për rrugët. Rrok Gjoka ka përfituar koncesionin në vlerën e 360 milionë euro të Rrugës së Arbrit, po ashtu ka marrë bashkë me nipin e tij Ndue Kola me koncesion rrugën Milot-Balldren me vlerë afër 300 milionë euro.

Gjoka është i fuqishëm dhe këtë e tregon përkulja e drejtorëve të Ramës ndaj tij. Kështu, pas ankesave për tenderin e tunelit të Kardhiqit, u shkarkua ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato, po Gjokës nuk i hyri gjemb në këmbë. Pushteti i Gjokës është i tillë që nuk realizon në afat dhe me cilësi punimet, por asnjë organ kontrolli apo hetimi nuk guxon ta ngacmojë.

Ndërsa firma tjetër INTETRA ELEKTONIK SANAYI VE TICARET ANONIM SIRK, që ka bashkëpunuar me Gjokën dhe Meksin, është një kompani turke për të cilën mungojnë të dhënat.

Duke parë se cilët janë fituesit, se si kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve, si dhe faktin që tenderi është listuar me risk të lartë për korrupsion, ka pak gjasa që projekti të arrijë qëllimin e tij.

Lexo edhe: Kastrati vjedh 3.2 mld lekë në Milot-Morinë/ Berberi hedh 1.8 mld lekë për punët e pakryera

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimARRSHENDRI MEKSIEvis Berberifondetender

Lajme të lidhura

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!
Breaking Views

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!

20:09 - 04/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Gjykata ruse refuzon apelin e gazetarit amerikan

Gjykata ruse refuzon apelin e gazetarit amerikan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25

Stuhia “Byron” vazhdon të godasë Greqinë me reshje të dendura dhe stuhi të forta, duke shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje të...

Lexo më shumë
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com