GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Euro në pikiatë, prek rekord të ri historik në 112.63 lekë

15:05 - 18/04/23
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Sanksionet japin efekt, rubla pëson rënie drastike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Euro ka prekur një minimum të ri historik në kursin e këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të martën me 112.63 lekë, në rënie të mëtejshme me 0.25 pikë krahasuar me fundin e javës së kaluar.

Sipas agjentëve të tregut valutor, faktori kryesor që po zhvlerëson euron është oferta e lartë e monedhës europiane. Ata shprehen se volumi i blerjeve të euros nga agjentët e këmbimit valutor është shumë më i lartë në raport me atë të shitjeve dhe kjo po shkakton një rënie të vazhdueshme dhe progresive të kursit të monedhës europiane. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kursi i këmbimit të euros kundrejt lekut është zhvlerësuar me afërsisht 7%.

Me afrimin e sezonit turistik, perspektivat e kursit të këmbimit duket se anojnë gjithnjë e më shumë drejt një zhvlerësimi të mëtejshëm të monedhës europiane.

Në analizën e fundit për ecurinë e kursit të këmbimit të këtij muaji, Raiffeisen Research i ka rishikuar për poshtë parashikimet e kursit të këmbimit euro-lek për këtë vit. Raiffeisen Research parashikon që kursi i këmbimit të euros të bjerë në nivelin 112 lekëve deri në muajin shtator dhe ta mbyllë vitin 2023 pranë nivelit të 112.4 lekëve. Ky parashikim mbështetet në pozitat tashmë të forta të lekut, pritjet për një sezon të mirë turistik, të shoqëruar me dërgesa të konsiderueshme të emigrantëve dhe nivele të larta të investimeve të huaja direkte.

Në fakt, rënia e ditëve të fundit sugjeron që gjatë sezonit veror kursi i euros mund të bjerë edhe më poshtë se parashikimet e fundit të Raiffeisen Research.

Forcimi i lekut në kursin e këmbimit me euron është një faktor me ndikim të rëndësishëm në ekonominë shqiptare. Një monedhë vendase më e fortë i bën më të lira importet e mallrave dhe të shërbimeve nga jashtë. Forcimi i monedhës vendase ka qenë një faktor që i ka zbutur pjesërisht presionet e jashtme inflacioniste dhe ka ndikuar, mes faktorëve të tjerë, që Shqipëria të ketë nivele inflacioni më të ulët krahasuar me ekonomitë e tjera të rajonit dhe Europës.

Efekti i mbiçmimit të lekut ndaj euros ka qenë pozitiv edhe për të huamarërsit në valutë të huaj me të ardhura në lekë, duke filluar nga qeveria shqiptare, deri te huamarrësit private. Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, forcimi i kursit të këmbimit të lekut në vitin 2022 ka sjellë reduktimin me rreth 37 miliardë lekë të vlerës së borxhit publik në vitin 2022.

Nga ana tjetër, forcimi i lekut po jep një ndikim gjithnjë e më negative për sektorët eksportues të ekonomisë, që i kanë të ardhurat përgjithësisht në lekë, ndërsa shpenzimet në monedhën vendase. Një monedhë vendase e mbiçmuar është një faktor me ndikim negativ në konkurrueshmërinë e eksporteve të mallrave dhe shërbimeve.

Forcimi i lekut ndaj euros dhe shumicës së valutave të huaja ka dhënë një ndikim negativ edhe në bilancin e Bankës së Shqipërisë. Vitin e kaluar, banka qendrore pësoi një humbje prej afërsisht 14.5 miliardë lekësh nga zhvlerësimi i monedhave të rezervës valutore kundrejt lekut. Humbjet e Bankës së Shqipërisë nga ulja e vlerës së valutës mbulohen me transferim ose emetim letrash borxhi nga qeveria, ndaj kanë një ndikim negativ dhe në nivelin e borxhit publik. Megjithatë, për sa kohë që efekti negativ në bilancin e Bankës së Shqipërisë është më i ulët se efekti pozitiv në portofolin total të borxhit në valutë të huaj, ndikimi i kursit të këmbimit mbi borxhin publik në terma neto është dukshëm pozitiv (rreth 23 miliardë lekë për vitin 2022, sipas vlerësimeve të bankës qendrore).

Gjithashtu, forcimi i lekut mund të ketë një ndikim negativ në të ardhurat buxhetore, që dominohen nga TVSH-ja dhe sidomos nga ajo e përfituar prej mallrave të importuar. Vitin e kaluar, forcimi i lekut nuk pati një efekt të rëndësishëm negativ në të ardhura, për shkak të ndikimit shumë më të lartë pozitiv nga rritja e çmimeve. Por, me frenimin e rritjes së çmimeve, këtë vit efekti i forcimit të lekut mbi të ardhurat buxhetore mund të jetë më i ndjeshëm./Monitor

Etiketa: ekonomiaeuropikiate

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Para
Drejtori i Google: Inteligjenca Artificiale, si armë bërthamore

Drejtori i Google: Inteligjenca Artificiale, si armë bërthamore

Discussion about this post

TË FUNDIT

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25

SPAK ka reaguar për seancat paraprake të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili thotë se nuk është njohur me aktet pasi...

Lexo më shumë
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com