GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Boçi flet për projektet në Elbasan: Hapen 3 mijë vende pune

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Boçi flet për projektet në Elbasan: Hapen 3 mijë vende pune
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi ka nënshkruar këtë të enjte një Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi duke angazhuar një shoqëri financiare europiane për ngritjen e fondeve në financimin e një numri projektesh zhvillimore, ku këto financime pritet të krijojnë 2.500 – 3.000 vende të reja pune në Elbasan.

“Në fakt punësimi nuk është detyra e parë e një bashkie. As rritja ekonomike. Por në kushtet e dhëna ne nuk kemi dot një terapi më të mirë për Elbasanin” tha Boçi gjatë fjalë së tij.

Ai shtoi se një bashki pro-aktive është rruga më e mirë për t’ju përgjigjur përparësisë numër një të Elbasanit, e cila është varfëria.

Sipas kësaj marrëveshje që u nënshkrua sot, shoqëria F5 Finance Limited do të ngrejë 180.5  milion euro për realizimin e një blloku projektesh siç janë: Technopolis – parku teknologjik pranë Universitar, Qyteti i Filmit, Qendra e Pritjes dhe Trajtimit të të Moshuarve, Laboratori i Certifikimit të Produkteve Agro-ushqimore dhe Parku Tregtar i Elbasanit – brenda të cilit përfshihen Panairi Rajonal, Muzeu i Gjallë i Zejeve dhe Outleti Ndërkombëtar.

Këto janë 7 nga 9 projektet që Luçiano Boçi ka ofruar të realizojë në Elbasan brenda mandatit të tij të ardhshëm. Dy projektet e tjera përfshijnë një park të energjisë diellore mbi çatitë e shtëpive në qytet dhe në njësitë administrative, për të cilën bashkia do të nënshkruajë brenda këtyre ditëve një marrëveshje me një partner të kompanisë së njohur europiane EDISON. Projekti tjetër është një park I madh lojrash në hyrje të qytetit të filmit, si një atraksion i shtuar për gamën e gjerë të turizmit në këtë rajon.

“Elbasani është një oportunitet shumë i rëndësishëm ekonomik dhe një potencial i çmuar që meriton mbështetje!, – tha Michele Cariola, bankier me përvojë dhe drejtues i F5 Finance Ltd.

Ai shpjegoi modelin e financimit si “Project Funding” që do të zbatohet në Elbasan. Më tej ai sqaroi se ky nënshkrim nuk është elektoral, por një angazhim i sinqertë professional dhe financiar për fatin e një qyteti me shumë vlera. Cariola i cili është njëherësh përfaqësues i FederItaly për Shqipërinë, lajmëroi se Elbasani do të gëzojë mbështetjen e organizatës së tij e cila mbron dhe promovon markën “Made In Italy” – për ndërtimin e markës rajonale të mbrojtur dhe të kontrolluar “Made in Elbasan”.

Boçi riftoi në Elbasan presidentin e FederItaly, Carlo Verdone, i cili ka mbështetur publikisht propozimin e krijimit të markës “Made in Elbasan”.

Etiketa: BociKryesore1projekte

Lajme të lidhura

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!
Aktualitet

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26
Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!
Aktualitet

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26
I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira
Aktualitet

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26
Para
Europa League, sonte vendosen fatet e një sezoni të tërë

Europa League, sonte vendosen fatet e një sezoni të tërë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!
Aktualitet

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

Nga sheshi i protestës në ditën e 63-të të saj foli edhe një emigrant i ardhur nga Diaspora. Ai akuzoi...

Lexo më shumë
Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26
I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26
Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

20:24 - 01/08/26
“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

20:16 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com