GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Specialja lëshon urdhrin mbi procedurat e intervistimit të dëshmitarëve

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 4 min
A A
Specialja lëshon urdhrin mbi procedurat e intervistimit të dëshmitarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në nisje të seancës së sotme gjyqësore në rastin Thaçi dhe të tjerët, kryetari i trupit gjykues Charles Smith ka dhënë urdhrin me gojë mbi procedurat e intervistimit të dëshmitarëve dhe prezantimit të provave.

Kjo erdhi pas ankesës së parashtruar nga mbrojta e Thaçit dhe Selimit të cilët kërkuan sqarime mbi procesin e marrjes në pyetje të dëshmitarëve nga trupi gjykues.

Sa i përket këtij procesi, gjyqtari Smith i është referuar kodit të procedurës penale të Kosovës si dhe praktikave të ndjekura nga gjykimet në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi (TPNJ).

Gjyqtari Smith ka deklaruar se asnjë cenim nuk u shkaktua lidhur me pyetjet e parashtruara nga trupi gjykues, gjatë paraqitjes së dëshmitarit të dytë.

Duke u thirrur në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, ai ka thënë se neni 329, pika 4 e këtij ligji përcakton se krahas provave të propozuara nga palët dhe palët e dëmtuara, trupi gjykues ka autoritetin të mbledh provat që i gjykon të nevojshme dhe të domosdoshme për gjykim të drejtë dhe të plotë të kësaj çështje. Ai duke komentuar referimin e mbrojtjes në dispozitat për procedura ballafaquese dhe barazi, ka shtuar se “kjo nuk nënkupton se gjykatësi duhet të jetë thjesht një person pasiv, por mund të kërkoj informacione shtesë, pasi që prokuroria dhe mbrojtja të kenë paraqitur provat e tyre”.

Ai gjithashtu i është referuar vendimit të Gjykatës së Apelit të datës 19 dhjetor, që ndërlidhet me nenin 329, dhe që i jep të drejtë gjykatësit që të përcaktojë dhe të vërtetojë në mënyrë të plotë dhe të drejtë të gjitha faktet që janë të rëndësishme për të marrë një vendim të drejtë. Sigurisht që gjykata duhet të zbulojë të vërtetën dhe nuk cenon rregullat për mbledhjen e provave thuhet në vendimin gojor.

“Trupi gjykues nuk kufizohet kur u bënë pyetje dëshmitarëve për materialet që janë renditur në listën e prezantimeve të palës që e ka ftuar dëshmitarin. Fushëveprimi i pyetjeve gjyqësore është i gjerë dhe nuk kufizohet vetëm në një fushë të caktuar,” ka thënë udhëheqësi i trupit gjykues Charles Smith, duke shtuar se gjyqtari mund t’i drejtoj pyetje dëshmitarit në çdo fazë.

Ai gjithashtu ka përmendur juridiksionet e miratuara për regjime të ngjashme të trajtim të provave, siç është rasti i Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi, duke iu referuar rregullores së procedurave dhe provave në gjykimin e rastit Popoviç. “TPNJ kishte konstatuar se kjo ishte në përputhje me traktatin e Romës dhe nuk është në kundërshtim  me asnjë jurispondencë tjetër përkatëse të gjykatave ku thuhet se trupi gjykues nuk duhet t’i bëjë pyetje dëshmitarët lidhur me faktet dhe aspektet që nuk janë trajtuar si duhet nga mbrojtësit në sallën e gjyqit”, ka shtuar Smith.

Ai më pas ka theksuar se mbrojtja ka të drejtë të bëjë kundërpyetje pas pyetjeve të gjyqtarëve dhe kjo dispozitë është pranuar nga të gjitha palët në këtë proces, dhe mbrojtja nuk ka pasur kundërshtime në këtë paragraf “Palët kujtohen të mossupozojnë se trupi gjykues ka bërë ndonjë paragjykim apo ka cenuar vendimet e ardhshme në lidhje me këto”, ka thënë ai.

Ndërsa sa i përket përdorimit të intervistave të realizuara para fillimit të gjykimit për këtë gjykim, gjyqtari Smith ka thënë se ato mund të përdoren si instrument për kundërpyetje. Në këtë rast, i është referuar nenit 132 të ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, ku rregulla e procedurave dhe provave parasheh që trupi gjykues mund të urdhërojë parashtrimin apo paraqitjen e provave që i gjykon se janë të nevojshme për të zbuluar të vërtetën sipas rregullit 132. “Trupi gjykues, pasi të dëgjoj palët, aty ku është e zbatueshme kërkon që të bëhen parashtime, ose “Propio Motu” që kërkon prova shtesë të cilat nuk janë ofruar nga palët, përfshirë prova nga ekspertët, kur e gjykon të nevojshme për zbulimin e të vërtetës,” thuhet në këtë vendim.

Trupi gjykues i bëri pyetje dëshmitarit dje lidhur me pjesë të transkripteve të intervistave që dëshmitari i kishte dhënë Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS). Këto intervista ZPS-ja i ka përfshirë në prezantimet e veta. Të njëjtat janë përdorur disa herë nga ekipet e mbrojtjes kur bënë kundra-pyetjet e veta, u thanë këtë seancë.

Në fund, në vendimin gojor, gjyqtari Smith ka thënë se trupi gjykues do të vlerësojë dhe do të vendosë lidhur me çdo kundërshtim të paraqitur nga mbrojtja për çdo dokument që dorëzohet në bazë të autenticitetit dhe këtë do ta bëjë në kohën e duhur. Është detyrë e trupit gjykues të sigurojë që gjykimi të jetë e drejtë dhe i shpejtë. Trupi gjykues ka garantuar dhe të vijoj ta bëjë këtë, në mënyrë që të mos ketë asnjë cenim të padrejtë për palët, që buron nga mënyra se si u bëhen pyetje dëshmitarëve, nga asnjë palë pjesëmarrës, përfshirë edhe vetë trupin gjykues./RTK

Etiketa: deshmitaretSpecialja

Lajme të lidhura

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor
Aktualitet

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital
Aktualitet

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
Para
Spanja është gati të dërgojë tanke Leopard në Ukrainë

Danimarka dhe Holanda do të dërgojnë 14 tanke në Ukrainë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com