GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

FSHF organizon turneun e pestë të UEFA-s për këtë vit

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
FSHF organizon turneun e pestë të UEFA-s për këtë vit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria europiane e futbollit i beson organizimin e një tjetër turneu të rëndësishëm Federatës Shqiptare të Futbollit.

UEFA Development Tournament U-16 për djem, turneu i pestë për këtë edicion të ri do të zhvillohet në vendin tonë nga data 2 maj deri më 7 maj, nën mbikëqyrjen dhe organizimin e Federatës së Futbollit.

Përveç Shqipërisë U-16, në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Moldavisë, Azerbajxhanit dhe Ishujve Faroe dhe të gjitha sfidat do të zhvillohen për herë të parë në fushat e futbollit në ambientet e Shtëpisë së Futbollit.

Kombëtarja shqiptare U-16 do të drejtohet në këtë turne nga trajneri Ervin Bulku dhe do të grumbullohet javën e ardhshme në Durrës, teksa të gjitha seancat stërvitore do t’i zhvillojë në kompleksin ‘Tropikal’, në prag të këtij turneu zhvillimor për këtë grupmoshë. Pas pak ditësh, trajneri Bulku do të shpallë edhe listën me lojtarët e grumbulluar për këtë turne.

Turneu do të fillojë më 2 maj, teksa takimi i parë do të jetë Ishujt Faroe – Azerbajxhan, që është planifikuar të luhet në ora 11:00, ndërsa Shqipëria do të përballet me Moldavinë në ora 17:00.

Ndeshjet e dyta të turneut zhvillohet më 4 maj, me Moldavinë që do të përballet me Ishujt Faroe në ora 11:00, ndërsa Shqipëri – Azerbajxhan është programuar të zhvillohet në orën 17:00.

Ndeshjet e fundit të turneut do të luhen më 7 maj. Azerbajxhani do të luajë kundër Moldavisë në ora 11:00, ndërsa kuqezinjtë do të luajnë ndaj Ishujve Faroe në ora 17:00.

Ky nuk është turneu i parë zhvillimor për këtë vit të ri, teksa që prej muajit shkurt, FSHF ka organizuar disa turne europianë. Jo vetëm zhvillimorë, siç ishte ai për vajza U-16 në fillim të muajit mars, por edhe ndeshjet e raundit të dytë të Kampionatit Europian për vajza të grupmoshave U-17 dhe U-19, që janë zhvilluar në formën e mini-turneve, si edhe ndeshjet e fazës ‘Elite Round’ për djem U-17, ku Shqipëria u rendit ndër 23 ekipet më të mira në Europë për këtë moshë.

Etiketa: fshfKryesore1turneUEFA

Lajme të lidhura

Anglezët e Crystal Palace mposhtin Rayo Vallecanon e Madridit dhe shpallen kampion
Breaking Views

Anglezët e Crystal Palace mposhtin Rayo Vallecanon e Madridit dhe shpallen kampion

23:12 - 27/05/26
Sezoni ‘magjik’ i Arsenalit, Mikel Arteta shpallet trajneri më i mirë në Angli
Sport

Sezoni ‘magjik’ i Arsenalit, Mikel Arteta shpallet trajneri më i mirë në Angli

15:02 - 27/05/26
“Objektivi është EURO 2028”, presidenti Duka: Jam i bindur se me Maran, Shqipëria do të luajë më mirë
Sport

“Objektivi është EURO 2028”, presidenti Duka: Jam i bindur se me Maran, Shqipëria do të luajë më mirë

13:12 - 27/05/26
Para
Mollët jeshile dhe avantazhet e tyre shëndetësore

Mollët jeshile dhe avantazhet e tyre shëndetësore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nuk kishte trajtuar 318 ton mbetje të rrezikshme, IMT gjobit kompaninë “Albchrome” në Elbasan
Aktualitet

Nuk kishte trajtuar 318 ton mbetje të rrezikshme, IMT gjobit kompaninë “Albchrome” në Elbasan

09:26 - 28/05/26

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndëshkuar me masë administrative gjobë dhe pezullim të përkohshëm të aktivitetit kompaninë “Albchrome”....

Lexo më shumë
Plagosën me armë pronarin e një dyqani në Athinë, kush janë dy shqiptarët e arrestuar (Emrat)

Plagosën me armë pronarin e një dyqani në Athinë, kush janë dy shqiptarët e arrestuar (Emrat)

09:08 - 28/05/26
500 mln euro për e-qeverisjen, por sistemi nuk punon! Kush mban përgjegjësi për kostot?

Media austriake: Diella u prezantua si armë kundër korrupsionit, por krijuesit e saj po përballen me drejtësinë

08:39 - 28/05/26
Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Erion Veliajt, a do të lirohet kryebashkiaku?

Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Erion Veliajt, a do të lirohet kryebashkiaku?

08:33 - 28/05/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 28 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:12 - 28/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com