GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kushtetuesja shprehet në lidhje me kërkesën e PREBK e PLE

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kushtetuesja shprehet në lidhje me kërkesën e PREBK e PLE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot lidhur me kërkesat e ish-deputetëve Albert Kinolli dhe Veton Berisha, lidhur me vlerësimin e kushtetushmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme. Në rast se Kushtetuesja do të merrte parasysh pretendimet e tyre atëherë mund të afektohej edhe pozita e Presidentes, është vlerësuar nga njohës të drejtësisë.

Kërkesën e Kinollint e ka deklaruar si të papranueshme, derisa atë të Veton Berishës e ka deklaruar të pranueshme për shqyrtim në merita.

Sipas Kushtetueses, aktgjykimi i Supremes nuk e ka cenuar të drejtën e Berishës për t’u zgjedhur në Kuvend pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021 si dhe ka konstatuar që ky Aktgjykim nuk ka efekt prapaveprues dhe që në bazë të parimit të sigurisë juridike, nuk afekton të drejtat e palëve të treta.

Thelbi i aktgjykimit të Kushtetueses është se ” Vota në Republikën e Kosovës është personale, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë. Vota nuk mund të anulohet/shpallet e pavlefshme bazuar në përkatësi etnike të votuesit“.

“Gjykata, njëzëri, ka vendosur që (i) kërkesën e parashtruar nga PREBK, të deklarojë të papranueshme, si rezultat i mosshterimit të mjeteve juridike të përcaktuara me ligj; dhe (ii) kërkesën e parashtruar nga PLE, të deklarojë të pranueshme për shqyrtim në merita; ndërsa, me shumicë, ka vendosur që (iii) të konstatojë që Aktgjykimi [AA.nr.29/2021] i 12 marsit 2021 i Gjykatës Supreme nuk ka cenuar të drejtën e parashtruesit të kërkesës, përkatësisht PLE-së, për t’u zgjedhur në Kuvend pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021, sipas paragrafit 1 të nenit 45 [Të Drejtat Zgjedhore dhe të Pjesëmarrjes] të Kushtetutës në lidhje me nenin 3 (E drejta për zgjedhje të lira) të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; dhe (iv) të konstatojë që ky Aktgjykim nuk ka efekt prapaveprues dhe që në bazë të parimit të sigurisë juridike, nuk afekton të drejtat e palëve të treta. Aktgjykimi do të plotësohet me mendim konkurrues”, thuhet në njoftim.

Berisha e kishte dërguar kërkesën në Kushtetuese para dy vjetësjh, lidhur me votat e partisë “Romani Iniciativa” në vendbanimet e komunitetit me shumicë serbe në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Në kërkesën që Berisha e kishte  dërguar ne Kushtetuese, pretendon se në zgjedhjet e fundit nacionale ka pasur orkestrim të votave nga ana e “ Romani Iniciativa” me “Listën Serbe”  dhe së nëpërmjet këtij orkestrimi me një vendim të njëanshëm të PZAP-së dhe e konfirmuar edhe nga ana e Gjykatës Supreme të Kosovës në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka deputetet jo-legjitim pikërisht nga “Romani Iniciativa”.

Ndryshe, ish-gjygjtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, kishte thënë se presidentja mund të rrëzohet, nëse Kushtetuesja vendos në favor të Berishës.

“Kur një autoritet shteti merr detyrën e përcaktuar në Kushtetutë dhe deputetët të cilët kanë votuar nuk kanë legalitet dhe legjitimitet të plotë, atëherë detyra e tyre është e përkohshme. Nëse rastin konkret, kandidati për deputet e fiton, presidentja e shtetit duhet të jap dorëheqje.” – kishte thënë Kadri Kryeziu.

Etiketa: KosovaPLEPREBKVjosa Osmani

Lajme të lidhura

Para skadimit të afatit për presidentin e ri, Kurti akuzon opozitën: Ata pushtet nuk duan, por…
Kosovë & Rajon

Kurti: Kanë nisur bisedimet për presidentin, fundjava mbetet vendimtare

11:10 - 02/10/26
Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë
Aktualitet

Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë

14:05 - 01/10/26
“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26
Para
Ja arsyeja e frikshme pse nuk duhet të flini të veshur

Ja arsyeja e frikshme pse nuk duhet të flini të veshur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjatë ndjekjes nga Policia përplas makinën e efektivëve dhe hedh pistoletën, arrestohet 27-vjeçari
Aktualitet

Gjatë ndjekjes nga Policia përplas makinën e efektivëve dhe hedh pistoletën, arrestohet 27-vjeçari

13:06 - 03/10/26

Një 27-vjeçar është arrestuar në Mamurras pas një operacioni të Policisë së Lezhës, pasi u lokalizua duke lëvizur me automjet...

Lexo më shumë
Reforma Territoriale, Blushi propozon protestë kombëtare më 8 Tetor: Duhet t’i prijmë vetë

Reforma Territoriale, Blushi propozon protestë kombëtare më 8 Tetor: Duhet t’i prijmë vetë

12:47 - 03/10/26
Ndoka përplaset me Berishën: Nuk kishim informacion për territorialen, dëgjesat me PS-në u dukën si muaj mjalti

Ndoka përplaset me Berishën: Nuk kishim informacion për territorialen, dëgjesat me PS-në u dukën si muaj mjalti

12:31 - 03/10/26
Reforma Territoriale/ Berisha takon aleatët: Rama po synon ta përqëndrojë pushtetin lokal në duart e tij

Reforma Territoriale/ Berisha takon aleatët: Rama po synon ta përqëndrojë pushtetin lokal në duart e tij

12:05 - 03/10/26
Zgjedhjet e 11 majit/ Blerja e votave futet në raportin e Asamblesë Parlamentare të KiE

Vokshi në Asamblenë Parlamentare të KiE: Demokracia në Shqipëri është në rrezik! Mbroni shtetin e së drejtës

11:52 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com