GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj blen ndriçues dhe kabllo për fushatën/ Tenderi 300 mln lekë pa garë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
pa garë

pa garë

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fushata elektorale ka nisur, por Erion Veliaj nuk i frenon shpenzimet kur vjen fjala për spektakle propaganduese për të siguruara vota. Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj vazhdon t’i shpërndajë këto para në tenderë pa garë, vetëm për interes të miqve të tij.

Më datë 20 prill 2023, Veliaj ka mbyllur tenderin me objekt  “Blerje materiale elektrike”, për të cilin ka vënë në dispozicion fondi me vlerë rreth 300 milionë lekë.

Në dokumentet e tenderit shihet se me një fond kaq të lartë kryebashkiaku i Tiranës do të blejë kabuj elektrik, llamba dhe ndriçues modern me ngjyra të ndryshme.

Duke parë këtë listë blerjesh, duket qartë që këto investime i duhen për podiumet që do të ngrejë për fushatë në zona të ndryshme të Tiranës. Pritet që Lali Eri të zhvillojë ndonjë festë për të “mashtruar” të rinjtë para votimit të 14 majit.

Ndërkohë që publikisht PS deklaroi se do ta përdorte fondin e fushatës vetëm për të mbjellë pemë, shpenzimet e vërteta dalin nga institucionet shtetërore. Nuk dihet akoma sa do të jetë vlera që do të shpenzojë Lali Eri për fushatën, por 300 milionë lekë po ikin vetëm për ndriçimin, të gjitha shpenzimet me këtë ritëm do të kalojnë miliarda lekë. Këto lëvizje të hapura të parave të buxhetit në shkelje flagrante me ligjin elektoral, duhet t’i shohë,  jo vetëm KQZ, por edhe SPAK-u.

Tenderi pa garë

Shkelja e ligjit është normë standarde e Lali Erit. Në të dhënat e tenderit shohim se tenderi nuk ka respektuar ligjin “Për Prokurimet Publike”. Fituesi i këtij tenderi është shpallur pa garë, duke cenuar konkurrencën e lirë dhe është firmosur si një dhuratë për mikun e Veliajt.

Në hapjen e garës janë paraqitur dy oferta, nga firma INPLY shpk dhe bashkimi i operatorëve “IGROUP” sh.p.k & “ITE GROUP” sh.p.k. Këtë të fundit Veliaj e ka skualifikuar me justifikim se nuk kanë përcaktuar se cilën  pjesë të mallrave do të furnizojë secili nga dy firmat bashkëpunuese. Edhe pse ata kanë dorëzuar dokumentet që garantojnë se mund të bëjnë furnizimin me çdo mall që kërkohet në tender.

Pra, Veliajt nuk i interesojnë kompanitë e tjera, që i ka skualifikuar, sepse ka paracaktuar që tenderin ta fitojë INPLY shpk me pronar Raship Çelon. Ç’rëndësi ka se tenderi zhvillohet pa konkurrencë, Lali Eri shpall fitues mikun e tij dhe i xhiron nga arka e bashkisë 300 milionë lekë për llamba dhe kabuj.

Një tjetër shkelje që evidentohet është se oferta e skualifikuar ka qenë në nivelin 220 milionë lekë, pra rreth 70 milionë lekë më lirë se oferta fituese. Kur kjo e fundit ka ofertën me vlerë sa 99% e fondit limit. Ndërkaq Lali Eri vazhdon fushatën, kabllot i shtroi, dritat i ndezi, gati koncerti elektoral!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: 300 milione leke tenderabuzimBashkia TiraneErion Veliajfushata zgjedhoreKabllopa gare

Lajme të lidhura

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Para
Nën akuzë për ngacmim, zv/kryeministri britanik jep dorëheqjen

Nën akuzë për ngacmim, zv/kryeministri britanik jep dorëheqjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kosova e kthen në traditë zgjedhjem e grave si Presidente! Justina Shiroka-Pula emri që i dha fund ngërçit politik
Kosovë & Rajon

Kosova e kthen në traditë zgjedhjem e grave si Presidente! Justina Shiroka-Pula emri që i dha fund ngërçit politik

09:52 - 07/10/26

Kosova ka tashmë një presidente të re. Pas muajsh vakance në postin e presidentit, Justina Shiroka-Pula është zgjedhur në krye...

Lexo më shumë
Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

Hidhet shorti/ Çështja e Adi Hilës i kalon prokurorisë, kompozitori shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi videot intime

09:26 - 07/10/26
Shpërthen bombola e gazit në Roskovec, e moshuara transportohet drejt spitalit me djegie të shumta

Shpërthen bombola e gazit në Roskovec, e moshuara transportohet drejt spitalit me djegie të shumta

09:07 - 07/10/26
Arratisja spektakolare pas lejes së burgut, Alket Rizai dyshohet se u arratis drejt Shqipërisë ose Kosovës

Arratisja spektakolare pas lejes së burgut, Alket Rizai dyshohet se u arratis drejt Shqipërisë ose Kosovës

08:55 - 07/10/26
Justina Shiroka-Pula zgjidhet Presidente e Kosovës, Begaj e uron: Shqipëria do të jetë gjithmonë krah jush

Justina Shiroka-Pula zgjidhet Presidente e Kosovës, Begaj e uron: Shqipëria do të jetë gjithmonë krah jush

08:31 - 07/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com