Nga Basir Çollaku – I shthurur jo vetëm në leksik, sarhosh në dhunë, kapadai në delir, shpërfillës i çdo vlere, Edi Rama ka nisur të tallë fundshpinën me detyrën, zyrën, fushatën, kandidatët, zgjedhjet, plaçkitjet e vjedhjet. Në një nga sorollatjet lokale duke u zgërdhirë si i nakatosur në mendje, me servilë partiakë rrethuar, u tha ndjekësve e mbështetësve se gomerët e tij kandidatë ishin më të mirët për tu votuar.
Pastaj bëri dhe një diversion pervers gjuhësor, me sloganin përpara e prapa në kontekst të veseve ku ai përflet e ngjet me shumë kënd. Zgërdhimtarët zvarritës pas tij kakarisnin thua kishin zbuluar magjinë nga llogjet e udhëheqësit. Rama dhe gomërët e tij, nuk kanë çfarë të japin llogari, nuk kanë ofertë, program, projekt. Ata janë në rastin më të mirë hajdutë, në rastin më të keq vrasës dhunues, trafikantë. Duket se qeverisja qëndtore dhe lokale e Ramês, sipas tij, është një Kërriçtari prodhuese.
Ai nuk e bën rastësisht dhe nga padijenia këtë kabare elektotale. Kërkon të shmangë përballjen për qeverisjen, menaxhimin e parasë e pronës publike, zbatimin e ligjit, masakrën e ekonomisë, zbasjen e vendit nga eksodi i detyruar dhe sponsorizuar prej tij. Nuk di të thotë përse ai vetë, Agaçi, Damiani, Taulanti, Ahmetaj, Vangjushi, Sako, Dako, nuk janë ende zyrtarisht të pandehur. Nuk do të thotë përse Veliaj nuk është ende në qeli por në Bashki. Se përse 80 mijë euro per inceneratorët jashtë funksioni dhe 95 mijë euro të tjera, për TECE-t anije të fikura në Vlorë, fluturojnë çdo ditë në xhepa ka ai ka hisen mënjanë. Përse 110 milionë euro do paguajmë ne taksapagues për pordhët e Ramês Veliajt fhe Agaçit, e Prokuroria sillet si xhenaze lëvizëse.
Nuk ka zë të thotë se janë qindra milionë euro padi të tjera, duke falimentuar ekonominë. Nuk ka këllqe të mendojë se do të jetë i pandehur në USA për pazare, gjobvënie e pengmarrje, korruptim të drejtorit McGonigal të FBI. Ky njeri ka rrënuar drejtësinë duke bërë prokurorë e gjyqtarë të reformuar medemek të ngjajnë si celulë partie, e të kenë frikë KM e Kryebashkiakun, në vend të ndodhë e kundërta. Ministra e deputetë, bashkiakë e pushtetarë, rrinë karshi tij si dordolecë, e presin shkelmin e tij.
Sepse SPAK një godinë luksi është një varfëri rezultatesh, me të zgjedhur fitues partie. Kontrollorët e Drejtësisë, vettuesit në të dy shkallët, janë shumica mediokër korrespondence vlerësues magjistratësh ashtu si Partia u dërgon listën e shkarkim-qëndrimeve. Biznesmenët e mëdhenj ndonëse kanë miliarda i rrinë si nuse fshati dhe ndajnë plaçkën e luftës së tij, duke e bërë aksioner patjetër në investime strategjike, dhe mafioze. Duke i marrë leje për të bashkëpastruar paratë, në lejet e pafundme të ndërtimeve tenderave e koncensioneve.
Mediet nuk janë tjetër por lavazhe gomerësh, me bordero në qeveri. Zelltarët e propogandës lakenj të shumtë, me stomak në pushtet, bëjnë copa biznesi duke e këmbyer bereqetin me lehje servile për të bindur derrkucët skeptikë se jemi në lumturistan falë atij licendhënësit për gomar. Oborrtarët e familjes Rama ndërtuese e fermës së re të kafshëve, mjelin gomerë dhe gomarica të shpërndarë nëpër kolibe pushteti. Biznesi ecën fjollë sepse konkurenca ka rënë me kohë. Rama e di se në këtë përcaktim ai e ka fjalën për trutë e gomarit që ai u ka shtënë zavallhanes së tij. E si thonë haberit në këtë derexhe. Po tregon ashtu si njeh ai.
Asnjëri nga 61 kandidatët nuk e përgenjeshtroi Ramën kur ai i kafshëroi si zgjedhje të tij për tê mbajtur në kurriz urdhërat, porositë plaçkën e tij. Ka mes 61 emrave tek-tuk ndoshta edhe ndonjë kopje katërkëmbëshi siç u thotê Rama por heshtja tyre shaj sa të duash mjaft të kullosim në ferrishten e parave publike, i shëmton e çnjerëzon në dinjitet. Rama thotë kam kandiduar 61 gomèrë. Së paku zëdhënësin në krye të stallës, e keni zgjedhur kryesoj të përcaktimit. Ata kanë heshtur se ndoshta nuk dinë gomarisht si shefi i stallës dhe t’i kthejnë përgjigjen e kërkuar.
Nëse në zyra bashkie e qeverie do provojnë të hyjnë Gomerët atëhere Rama po tregohet i sinqertë, se e ka kthyer Qeverinë dhe Bashkitë në stalla gomerësh.
Nga pëllitja dhe qeverisja i ngjan..
Po shqiptarët tani kanë edhe ofertë njerezore edhe hajvane.
Discussion about this post