GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Një deklaratë normale nga një Kryeministër anormal!

14:06 - 22/04/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Një deklaratë normale nga një Kryeministër anormal!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Armand Maho

Kur të gjithë mendonim se anestezia e operacionit duhet t’ia kishte freskuar ndopak mendjen Kryeministrit, në takimin e parë që zhvilloi pas daljes nga spitali me banorë të Kamzës, e lëshoi “perlën” e radhës. “Kush do të fusë gomarin me veshë të gjata në bashki, ta harrojë mbështetjen nga qeveria” tha ai duke e vazhduar më tej dërdëllisjet e zakonshme me histori tashmë bajate. “Me SHBA do të luftojnë?! Kjo nuk është sfidë, por turp dhe me këtë turp Shqipërisë ne nuk do t’ia lejojmë” do të vijonte më tej ai.

Në fakt, po ta mendosh për një ministër anormal kjo është një deklaratë krejt normale. Do të ishte anormale për ata kryeministra që janë të përgjegjshëm për barrën që kanë marrë përsipër. Pra, me aq sa kemi parë, Kryeministri që shquhet për mënyrën se si e konsideron pushtetin dhe taksapaguesin kjo është më e pakta që mund të bënte. Natyrisht në sfond dukej qartazi Erjon Veliaj me ngërdheshjen e tij prej servili, që e mban standarde dhe kur Rama e shkel me këmbë para mijëra syve të publikut.

Por në një shtet normal, ku sundojnë rregullat demokratike kjo do të kishte ndezur urrejtje tek i madh dhe i vogël. Fundja kush është Edi Rama që më kushtëzon votën mua dhe shumë të tjerëve që jemi taksapaguesit e këtij vendi! Pra, unë si qytetar meqë si administrator taksash paskam një anormal, një aksident fatkeq, qenkam i detyruar të votoj në rresht shpurën e hajdutëve dhe servilëve që mbështesin atë! Duhet të mbyll sytë para batërdisë që është bërë me lejet e ndërtimit në Tiranë, me aferën e inceneratorëve, me tenderat 22 milionë euro kilometri. Duhet të kapërdij neverinë që më ndjell propaganda e cila çdo vjedhje ma servir si zhvillim!

Kandidatët për kryetarë bashkie votohen nga shqiptarët dhe jo nga amerikanët. Janë ata “zdromsat”  që u këputen kërbishtet për të paguar faturat, që më pas Rama të udhëtojë me charter dhe servilët e tij të hanë të Nusreti; ata, që duhet të durojnë largimin e fëmijëve, nga politika e papërgjegjshme e tij; ata, që që refuzojnë një model kryebashkiaku si ky që kemi në Tiranë i cili u vjedh pronën, i mashtron, i vjedh dhe i tall dhe ku për çdo problem që kanë qytetarët di vetëm të fshihet pas potureve të Ramës, të qeshë kur është për të qarë.

Rama duhet ta dijë se ai buxhet ku ai bëhet i xhymertë me miqtë e tij, nuk është thes që ia ka lënë i ati. Në fakt po ta mendosh hollë – hollë, më mirë ca “gomerë” që nuk i binden Ramës dhe aferave të tij korruptive, se sa ata “gomerët” siç i quan ai modelet e tij, Veliaj, Suli, Bushi apo ndonjë tjetër.  Kështu të paktën do i pritet rruga abuzimeve që bëhen në emër të Rilindjes.

Sa për të kulturë, duhet ta dijë se në rast se qytetarët  ia bëjnë  “sikter” kandidatët e tij më 14 maj, nuk ka perëndi që i bën fajde.  Ato  që ka për të dhënë do t’i japë dhe duke kërcyer madje!

Por e thashë që në krye të herës, që ne nuk kemi një Kryeministër normal, që do t’i kuptonte të gjitha këto që thamë më lart.

Kemi një Kryeministër që kam frikë nga qytetarët e tij. Ai e di shumë mië kë ka vënë aty. E di fort mirë se çfarë ka bërë në këto dhjetë vjet dhe po të kishte vërtet drejtësi të pavarur, sot s’do t’i dilnin vitet që i kanë mbetur për t’i ngrysur prapa burgut dhe jo vetëm atij.

Kemi një Kryeministër në udhëkryq, mes pengmarrjes që i kanë bërë bandat e krimit me të cilat erdhi në pushtet dhe urrejtjes që ka mbjellë në popull.

Sa për ata që e mbështesin, nuk është e vështirë të gjesh ndonjë derdimen tutje-tëhu për ta përdorur si klloun e për të hequr vallen siç bënte sot në Kamzë, bashkë me Rakipin dhe Lalin në krah.

Etiketa: Armand MahoEdi RamaOpinion

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Kiara i rrëfen Luizit frikën e vetme që ka

Kiara i rrëfen Luizit frikën e vetme që ka

Discussion about this post

TË FUNDIT

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25

Një ngjarje e rëndë me motive xhelozie ka tronditur ishullin Thassos në Greqi, ku një grua 50-vjeçare u sulmua brutalisht...

Lexo më shumë
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com