Modelja e njohur Emily Ratajkowski është në kopertinën e numrit të ri të ‘Vogue’ në Spanjë dhe ka folur për jetën e saj të dashurisë dhe puthjen me Harry Styles.
Modelja 31-vjeçare, e cila u fotografua duke u puthur me këngëtarin muajin e kaluar në Japoni, zbuloi se sa “e çuditshme ndihet” tani që jeta e saj e dashurisë është kaq shumë mediatike.
“Është shumë e çuditshme të kesh disa eksperienca dhe më pas të njihen dhe komentohen nga e gjithë bota”, tha ajo në mënyrë karakteristike në intervistën e saj.
https://www.instagram.com/p/CrQvzhftvQ5/?utm_source=ig_embed&ig_rid=4c0f1ba7-c774-4c51-bdea-323fd593c428
Më pas duke folur për jetën e saj personale dhe marrëdhëniet, modelja tha: “Unë jam thjesht një person që kalova nga një lidhje trevjeçare (me muzikantin Jeff Magid) në një lidhje katërvjeçare (me ish-bashkëshortin Sebastian Bear-McClard). Pra, kjo është hera e parë në një kohë të gjatë që unë kam dalë në takime.”
“Interesimi për jetën time të dashurisë është shumë i çuditshëm. Jo se jam e befasuar, por është një pjesë e vogël e jetës sime”.
Emily dhe Harry bënë bujë në mbarë botën kur u panë duke u puthur në rrugët e Tokios muajin e kaluar.
Discussion about this post