GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shtrenjtohet çmimi i gazit, bizneset paralajmërojnë rritje faturash

15:40 - 20/11/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtrenjtohet çmimi i gazit, bizneset paralajmërojnë rritje faturash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej disa javësh çmimi gazit në vend është ngritur për të gjitha kategoritë, por familjarët e ndjejnë më shumë barrën që iu shtohet. Ata tregojnë në ankesat që bëjnë për mediet ata tregojnë se, nëse për një bombol gazi 10 kg dikur paguanin 1.300 lekë, sot nxjerrin nga xhepi 1.700 lekë.

Furnitorët thonë se kjo rritje me 500 lekë ka ardhur brenda një periudhe shumë të shkurtër, ndërsa konsumatorët ankohen se nuk e përballojnë dot. “Më zi, më keq nuk ka ku të shkojë. Është rritur. Përdor një bombol në muaj, për gatim. Gazin e  përdor për gatim. Është rritur shumë  i papërballueshëm”, tha një qytetarë.

Por, jo vetëm qytetarët, rritjen e çmimit të gazit po e vuajnë edhe fast food-et, mensa apo restorante Gazi përdoret masivisht për gatim në këto biznese dhe pronarët po mendojnë të ngrenë çmimet, që t’i bëjnë ballë krizës.  “Të gjitha pajisjet që përdorim ne janë me gaz, bazën e kemi te gazi. Kemi konsum ditor dy bombola gazi të mëdha në ditë, rreth 50 kg. E merrnim 20 mijë lekë, tani ka shkuar 35 mijë lekë. 70 mijë lekë në ditë gaz. Me gazin jemi shumë problem. Po punojmë pa fitim. Gazi është rritur jashtëzakonisht shumë. Do bëjmë si do bëjmë, do presim janarin dhe do të rrisim të gjithë çmimet”, shprehet një  pronar fast-foodi.

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qeveria ka propozuar akcizë 6 lekë për litër edhe për gazin e lëngshëm që familjet shqiptare përdorin për ngrohje a gatim, çka do të thotë se çmimet do të vijojnë trendin rritës. Sakaq, kujtojmë se opozita dhe disa ekspertë kanë kërkuar përjashtimin e familjarëve nga kjo taksë.

Etiketa: Cmimegaz

Lajme të lidhura

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank
Breaking Views

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26
Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës
Breaking Views

Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës

18:18 - 06/04/26
Para
Chelsea me mungesa ndaj Malmo, publikohen formacionet zyrtare

Shkatërron Leicesterin, Chelsea, e paprekshme në krye të tabelës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26

Konferenca e Kryetarëve është shoqëruar me debate mes opozitës dhe mazhorancës, ku kjo e fundit rrëzoi kërkesën për ngritjen e...

Lexo më shumë
Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

13:14 - 07/04/26
Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

13:07 - 07/04/26
Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës

Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës

12:53 - 07/04/26
Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

12:27 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com