GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar, nën hetim nga SPAK

21:40 - 23/04/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar, nën hetim nga SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej tre vitesh prokurorë dhe gjyqtarë të shkarkuar nga vettingu, vijojnë nën hetim nga SPAK, që është urdhëruar të kryejë akt ekspertiza financiare bindëse të cilat do të caktojnë fatin hetimor të këtyre subjekteve. Dhe pikërisht zgjatjen e afateve hetimore e ka shfrytëzuar ish-gjyqtari i lartë dhe ish-gjyqtari kushtetues Admir Thanza, i cili ka gjetur një gabim procedural  të gjykatës kundër tij dhe për këtë arsye ka dorëzuar padi të posaçme në Gjykatën e Lartë.

Admir Thanza pretendon se jo vetëm afatet u zgjatën në mënyrë të paarsyeshme, por se gjatë shqyrtimit në Gjykatën Anti-korrupsion në Tiranë, ai nuk u vu në dijeni dhe nuk ishte i pranishëm si palë.

Ky moment është pranuar si shkelje nga Gjykata e apelit e cila i hapi dritën jeshile Thanzës, të kthehet si paditës në Gjykatën Supreme, aty ku dikur mbante tunikën e gjyqtarit të karrierës.

Thanza u vu nën hetim janarin e 2022, për fshehjen e një apartamenti në Komunën e Parisit dhe të një garazhi.

Por akuza ndaj Thanzës nuk është formalizuar ende për shkak të akt ekspertizave kontradiktore megjithëse apartamenti prej 70 metra katrorë dhe garazhi vijojnë të jenë të sekuestruara për llogari të hetimit. I shkarkuar nga vettingu për të treja kriteret, ONM zbuloi se 54-vjeçari nuk kishte deklaruar në formularët e dekriminalizimit një dënim prej 100 mijë lireta nga gjykata italiane.

Mbas një dënimi me shërbim prove për këtë dosje,  shtatorin e vitit të kaluar gjykata e apelit në Tiranë e deklaroi të pafajshëm Thanzën, me arsyetimin se ish-gjyqtari nuk ishte i detyruar ta pohonte një vendim të tillë. Ky verdikt është rekursuar në gjykatën e Lartë dhe pret gjykimin./TopChannel

Etiketa: gjyqtaretProkuroretSpak

Lajme të lidhura

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Para
Partitë shqiptare fituan Veriun, serbët me deklarata radikale

Partitë shqiptare fituan Veriun, serbët me deklarata radikale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

Në seancën e sotme për masën e sigurisë, Erion Veliaj është paraqitur pa avokat të zgjedhur, duke u mbrojtur personalisht...

Lexo më shumë
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com