GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Raporti/ Bujaria, a po e ruajnë shqiptarët këtë traditë?

07:44 - 24/04/23
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Raporti/ Bujaria, a po e ruajnë shqiptarët këtë traditë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bujaria, mbështetja për atë që ka nevojë, së bashku me mikpritjen kanë qenë historikisht tradita të shqiptarëve, që theksoheshin vazhdimisht në tekstet shkollore, apo në histori e libra të autorëve të ndryshëm.

Por, këto tradita tashmë duket se i përkasin vetëm historisë. Sondazhi i fundit i “Gallup”, i kryer në funksion të indeksit të lumturisë 2023, tregon se Shqipëria renditet ndër të fundit në Europë, sa i takon treguesve të bujarisë dhe mbështetjes sociale.

Krejt ndryshe është situata për shtetasit e Kosovës, që vijojnë t’í ruajnë e zbatojnë këto tradita, duke u renditur ndër të parët në botë sa i përket bujarisë.

Mbështetja sociale është një tregues që sipas metodologjisë së raportit lidhet me pasjen e dikujt ku të mbështetesh në kohë telashesh.

Pyetja që u drejtohet të anketuarve është: “Nëse keni qenë në telashe, a keni të afërm ose miq që mund të mbështeteni për t’ju ndihmuar sa herë që keni nevojë, apo jo?”

Shqipëria në këtë tregues renditet e fundit në Europë dhe e 29-a nga fundi në botë dhe ka diferencë nga shtetet e tjera të Europës. Mbështetja sociale e shqiptarëve është njëlloj me atë të shteteve si Congo, Zimbabëe, Kenya, Honduras etj.

Në rajon, pas Shqipërisë, mbështetje më të ulët sociale ka në Maqedoninë e Veriut.

Kosova renditet ndër 40 vendet në botë që mbështesin njëri-tjetrin, ndërsa nuk ka të dhëna për Serbinë e Malin e Zi.

Shtetet me mbështetjen sociale më të lartë në botë janë Zelanda e Re, Danimarka, Finlanda, Islanda.

Bujaria

Edhe në indikatorin tjetër, atë të bujarisë, Shqipëria renditet ndër të fundit në Europë.

Për të matur treguesin e bujarisë, të anketuarve u drejtohet pyetja: “A keni dhuruar para për një bamirësi muajin e kaluar?”

Sipas raportit, ky është një tregues i qartë për një ndjenjë të angazhimit pozitiv të komunitetit dhe një mënyrë kyçe që njerëzit të lidhen me njëri-tjetrin. Hulumtimet tregojnë se në të gjitha kulturat, duke filluar nga fëmijëria e hershme, njerëzit tërhiqen nga sjelljet nga të cilat përfitojnë njerëzit e tjerë.

Shqipëria është ndër vendet më pak bujare të Europës, por rekordin (negativ) e mban Greqia, së bashku me Bullgarisë, Rumaninë e Portugalinë.

Shtetasit e Kosovës sërish renditen shumë më mirë sesa ne, ndër 25 shtetet më bujare në botë.

Mbështetja e ulët e pritshme nga miqtë e të afërmit, së bashku me të ardhurat e ulëta për frymë, e perceptimin e lartë të korrupsionit janë disa nga faktorët që e rendisin Shqipërinë ndër shtetet më të palumtura të Europës.

Në raportin e fundit të Lumturisë, të publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Shqipëria ka humbur një pozicion, duke u renditur në vendin e 91 nga 146 shtete gjithsej.

Nga vendet e Europës, Shqipëria lë pas Maqedoninë e Veriut (92), Turqinë (102) dhe Gjeorgjinë (106).

Ndonëse të ardhurat për frymë të Kosovës janë më të ulëta sesa të Shqipërisë, sërish shtetasit e Kosovës renditen shumë më mirë se Shqipëria në indeksin e lumturisë, pasi fitojnë pikë nga mbështetja e lartë, që kanë për njëri-tjetrin.

Kosova u rendit në vendin e 34 në botë dhe më e lumtura në rajon. Pas saj është Serbia në vendin e 45. Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi u renditën përkatësisht në vendin e 63-të dhe 71./Monitor

Etiketa: bujarishqiptarë

Lajme të lidhura

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank
Breaking Views

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26
Para
“Debate me partnerin”, njihuni me horoskopin e ditës së sotme

Horoskopi sot, 24 prill 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi, i cili u shpall fajtor për veprën penale të pastrimit të...

Lexo më shumë
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com