GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj nxjerr në shitje sheshin “Skënderbej”, 1 MLN euro privatit për ta menaxhuar

11:34 - 24/04/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, vjedh hapur në mes të ditës me diell 1 milion euro. Për t’i hedhur hi syve të publikut organizohet

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, vjedh hapur në mes të ditës me diell 1 milion euro. Për t’i hedhur hi syve të publikut organizohet

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, vjedh hapur në mes të ditës me diell 1 milion euro. Për t’i hedhur hi syve të publikut organizohet një tender për mirëmbajtjen e sheshit “Skënderbej”.  I lirë të bëjë ç’të dojë me paratë e taksapaguesve të kryeqytetit, Erion Veliaj ka vulosur aferën e radhës dhe me këtë tender absurd. Bashkia Tiranë do t’i japë “Sheshin Skëndërbej” një firme private që ta menaxhojë atë.

Nuk i dalin ndërmarrjet e parqeve, të objektev  publike, të pastrimit, nuk del Eco Albania që merr gjithë buxhetin e bashkisë, ndërmarrja e rrugëve dhe e ndriçimit, e gjelbërimit, e tregjeve, e të tjera pa fund, por duhet të nxirreshin nga arka e bashkisë edhe 1 milion euro. Këto para i jepen privatit për të rregulluar ndonjë pllakë që lëviz, për të pastruar, për të vjelë të ardhurat e qebaptoreve që hapen për festa, për koncertet në shesh.    Gara për këtë super tender është hapur në datë 7 prill 2023 dhe fituesit pritet të shpallet në datë 20 maj, disa ditë pas zgjedhjeve vendore. Ndërsa vlera që do të përfitojë njeriu që përzgjedh Veliaj, kap vlerën e më shumë se 1 milion euro.

Ajo që bie në sy në dokumentet standarde të këtij tenderi është objektivi i tij. Sepse Veliaj e ka përshkruar si menaxhim të pastrimit të sheshit.

Në dokumentet thuhet se firma fituese do të jetë përgjegjëse për  pastrimin e pllakave, mirëmbajtjen e bimëve, ndriçimin në shesh. Do të mirëmbajë shatërvanët edhe stolat. Duke theksuar se një herë në ditë pastrimi do të jetë me fshesë, ku theksohet se “Ky pastrim nuk është i një teknike të veçantë por thjesht është një pastrim me fshese nga punëtorët e përcaktuar, i cili përfshin të gjitha hapësirat e sheshit”.

 

Ndërsa një herë në javë do të jetë me ujë. Dhe një herë në muaj me spatula, duke e konsideruar si pastrim më të specializuar. Sipas dokumentit një herë në 6 muaj do pastrohen fugat tek gurët natyror.

Ky shpjegim në fakt, duket më shumë si një justifikim për të fshehur faktin se sheshi po privatizohet.

Qytetarët e Tiranës paguajnë me taksat e tyre firmën “Eco Tirana” për pastrim, e cila mban më shumë se 1 mijë punëtore çdo ditë në lëvizje. Të gjithë këta punonjës paguhen nga taksat e tiranasve. Madje edhe mjetet për pastrim, që duhet t’i mbulojë kompania, i kanë paguar qytetarët përmes tenderëve të shtrenjtë që ka zhvilluar çdo vit Bashkia. Tani duhet të paguajmë edhe një kompani tjetër vetëm për sheshin “Skënderbej”?!!

Në këto kushte, pse duhen hedhur dhe para të tjera shtesë për sheshin? Më saktë për privatizimin e tij.

Shohim më tej se firma fituese do të merret edhe me ambientet e parkimit. Kjo tregon se parkimi publik poshtë sheshit është drejtë rrugës së privatizimit. Kjo sigurisht që do të sjellë kosto shtesë për qytetarët.

Madje privati do të vendosë dhe se kush do ketë mundësi të zhvillojë aktivitete dhe evente në shesh. Duke i mundësuar dhe një tjetër rrugë për vjeljen e parave shtesë. Duke parë se po vidhen haptazi 1 milion euro nga arka e Bashkisë Tiranë, i dërgojmë me anë të këtij shkrimi një fërshëllimë SPAK-ut.

Lexo edhe: Qytetarët: Paguajmë taksa po asgjë s’marrim, asnjë votë për Veliajn

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: Erion VeliajprivatizimSheshi

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Seanca për “Inceneratorin”/ Më 20 prill, e treta e vërteta?

Dështon seanca e parë për inceneratorin e Fierit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com