GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Meta: Asgjë nuk do ta shpëtojë Ramën nga humbja më 14 Maj

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta: Asgjë nuk do ta shpëtojë Ramën nga humbja më 14 Maj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat tha se vendimi i Kolegjit Zgjedhor,  i cili vendosi që emri i Sali Berishës të mos vendoset në fletën e votimit është një lojë e Edi Ramës nga paniku i humbjes më 14 maj.

Sipas Ilir Metës, halli i Edi Ramës është se ai nuk ka kandidatë përballë rivalëve, pasi siç u shpreh ai “ata janë kukulla që firmosin për të vjedhur”.

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor tha meta, ka zero ndikim tek votuesit.

“Zero ndikim tek votuesit, lojërat që bën Edi Rama në panikun e humbjes së rëndë që e pret në 14 maj me cic-mice të tilla që turpërojnë Kolegjin Zgjedhor dhe çdo institucioni që pretendon se është i pavarur. Është zgjedhje e forcave politike që përbëjnë koalicionin që të paraqiten me një emër apo jo dhe po kështu mund të jetë dhe duhet të jetë emri në rast se është e domosdoshme.

Por të gjitha këto lojëra nuk ka qytetar të Tiranës dhe Shqipërisë që nuk e kupton hallin e madh që ka gjetur Ramën, halli i  madh është se ai nuk ka kandidatë për ballë kandidatëve tanë.

Ai ka ca kukulla që firmosin për të vjedhur dhe për të ndarë plaçkën e pushtetit vendor së bashku me Edi Ramën.

Një pjesë prej tyre i ka çuar në burgje dhe prokurori, shumë të tjerë kanë dhënë dorëheqjen për shkak të skandaleve dhe të tjerë presin radhën për të shkuar atje ku e kanë vendin shpërdoruesit e taksave të qytetarëve”, tha Meta.

Ai theksoi se fitorja e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ do të jetë gjithëpërfshirëse.

“Në tre javë Shqipëria do të jetë krejt ndryshe nga sot. Regjimi monist në nivelin vendor do të jetë asgjësuar përfundimisht përmes pjesëmarrjes masive të qytetarëve në zgjedhjet e 14 majit ku do të rivendoset pluralizmi politik dhe llogaridhënia ne nivel vendor njëherë e përgjithmonë.

Dua të shpreh kënaqësinë time më të madhe për turin në jug të vendit, për mbështetjen e jashtëzakonshme që gjeta atje për kandidatët e koalicionit tonë sidomos në Sarandë për Ardit Cikulin, për zotin Fatmir Shero në Konispol dhe për inxhinier Ilir Mehmetin në Delvinë.

Gjeografia e ndryshimit do të jetë gjithëpërfshirëse nga Kukësi, Tropoja në Sarandë deri në Konispol.

Vura re me kënaqësi se primaret kanë funksionuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe apo jo rastësisht kanë përzgjedhur në mënyrë më demokratike të mundshme kandidatët. Qytetarët janë të tejlodhur nga abuzimi i tmerrshëm që ka ndodhur këto 4 vite”, deklaroi Meta.

 

Etiketa: humbjemetaRama

Lajme të lidhura

Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!
Aktualitet

Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

08:24 - 02/08/26
Ramës nuk i del e keqja: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët!
Aktualitet

Ramës nuk i del e keqja: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët!

07:43 - 02/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Para
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, vjedh hapur në mes të ditës me diell 1 milion euro. Për t’i hedhur hi syve të publikut organizohet

Veliaj nxjerr në shitje sheshin “Skënderbej”, 1 MLN euro privatit për ta menaxhuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpëtohen dy motoristët që kishin humbur në Majën e Jezercës
Aktualitet

Shpëtohen dy motoristët që kishin humbur në Majën e Jezercës

09:42 - 02/08/26

Gjenden dy motoristët që kishin humbur kontaktet në zonën e Majës së Jezercës. Pas disa orësh kërkime intensive në një...

Lexo më shumë
Zjarri shkrumbon magazinën me prodhime bujqësore në Berat, shpëton banesa dykatëshe

Zjarri shkrumbon magazinën me prodhime bujqësore në Berat, shpëton banesa dykatëshe

09:09 - 02/08/26
50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

09:04 - 02/08/26
Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

08:24 - 02/08/26
Parashikimi i horoskopit 2 gusht, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 2 gusht, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

08:04 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com