GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Në makinën që hipi vrasësi i Nikulajt ndodheshin 3 persona

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Në makinën që hipi vrasësi i Nikulajt ndodheshin 3 persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në automjetin tip “Land Rover Defender”, në të cilin hipi personi që vrau biznesmenin dhe eksponentin politik Ardian Nikulaj, ndodheshin tre persona. Këto detaje janë zbuluar nga kamerat e sigurisë që kanë pikasur automjetin përgjatë fshatit Kukel.  Dyshimet janë që motori që autori përdori në krim, është futur gjithashtu në këtë mjet, megjithatë verfikimet janë në proces e sipër.

Modeli i rrallë i kësaj makine do të bëjë që hetuesit ta kenë më të lehtë verifikimin e saj, kështu që janë duke u verifikuar të gjitha pamjet filmike të kamerave të sigurisë në rrugët që mund të ketë përshkruar ajo.

Gjithashtu po shqyrtohen edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë në disa lagje të Shkodrës, që njihen për praninë e personave me precedentë penalë.

Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e 19 prillit kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Autori, siç u pa nga pamjet, mbante një maskë kirurgjikale, skafandër dhe jelek fosforeshent.

Ai futet në lokal, qëllon me armë Nikulajn dhe pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt, largohet qetësisht me motor nga vendngjarja.

Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes.

Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën. Deri më tani raportohet se në atentat kanë marrë pjesë të paktën 3 persona. Dy prej tyre kanë marrë pjesë si vëzhgues, ndërsa një ka qenë organizatori.

Etiketa: Ardian NikulajKryesore1Vrasja

Lajme të lidhura

SPAK sekuestron automjetin luksoz të Agasit, e kishte fshehur në garazhin e një vile
Aktualitet

SPAK sekuestron automjetin luksoz të Agasit, e kishte fshehur në garazhin e një vile

09:34 - 27/08/26
Ngjarje e rëndë në Vlorë, 61-vjeçarja goditet me sqepar nga bashkëshorti
Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 61-vjeçarja goditet me sqepar nga bashkëshorti

09:25 - 27/08/26
Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve, Rama i zëvendëson me punëtore aziatike
Aktualitet

Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve, Rama i zëvendëson me punëtore aziatike

09:09 - 27/08/26
Para
Rrëzohet droni i mbushur me eksploziv në një pyll të Moskës

Rrëzohet droni i mbushur me eksploziv në një pyll të Moskës

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK sekuestron automjetin luksoz të Agasit, e kishte fshehur në garazhin e një vile
Aktualitet

SPAK sekuestron automjetin luksoz të Agasit, e kishte fshehur në garazhin e një vile

09:34 - 27/08/26

Pas arrestimit, SPAK ka sekuestruar edhe automjetin luksoz të biznesmenit Ergys Agasi, një Land Rover Defender, i cili dyshohet se...

Lexo më shumë
Ngjarje e rëndë në Vlorë, 61-vjeçarja goditet me sqepar nga bashkëshorti

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 61-vjeçarja goditet me sqepar nga bashkëshorti

09:25 - 27/08/26
Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve, Rama i zëvendëson me punëtore aziatike

Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve, Rama i zëvendëson me punëtore aziatike

09:09 - 27/08/26
SPAK zbardh arrestimin e Ergys Agasit: Ja 7 akuzat që rëndojnë ndaj tij

SPAK zbardh arrestimin e Ergys Agasit: Ja 7 akuzat që rëndojnë ndaj tij

08:59 - 27/08/26
Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, Kombëtarja U-21 mbyll rrugëtimin pas fazës së grupeve

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, Kombëtarja U-21 mbyll rrugëtimin pas fazës së grupeve

08:30 - 27/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com