GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Nikulaj, policia bie në gjurmët e të dyshuarit?

13:12 - 24/04/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja në Shëngjin, dhjetëra të shoqëruar. Pistat e policisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një shkodran dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e biznesmenit dhe eksponentit politik Ardian Nikulaj, por ende nuk është zbardhur roli i tij. Pamjet filmike të marra nga kamera të ndryshme sigurie, në data e orë të ndryshme pikasin një person që lëviz i veshur me rroba policie në Kryebushat të Shkodrës.

Pamja e tij është identike me atë të personit që shfaqej në videon që tregonte ekzekutimin e Nikulajt. Një tjetër detaj që e përforcon këtë pistë është edhe fakti që ai lëviz me motor, njësoj si autori i ngjarjes.

Sipas të dhënave jo zyrtare, Panorama shkruan se policia e Lezhës në bashkëpunim me atë të Shkodrës kanë nisur verifikimet e lëvizjeve të një personi që dyshohet i përfshirë në një nga atentatet më të bujshme të ndodhura në qytetin verior, më shumë se një dekadë më parë.

Detajet në lidhje me këtë person, i cili doli i pastër nga akuzat që iu bënë për vrasjen e asokohshme, nuk janë bërë publike për shkak të hetimeve.

Pista kryesore ku u fokusuan hetimet ishte ajo e hakmarrjes për shkak të konflikteve që kishte pasur viktima. Edhe pse Nikulaj nuk ka qenë ndonjëherë i hetuar apo i akuzuar për vrasje, Policia e Lezhës, për tri ditë me radhë kërkoi të binte në gjurmë të ndonjë personi të familjes Lekstakaj në dy fshatra të Lezhës, por në fakt ata rezultojnë që nuk kanë hyrë në Shqipëri prej shumë e shumë vitesh. Ata e kanë akuzuar publikisht Nikulajn se u ka vrarë dy familjarë. Po ashtu edhe një familje tjetër, me mbiemër Kolndreu, që u tha se ishin konfliktuar fizikisht me Nikulajt, refuzuan të ishin pjesë e kësaj ngjarjeje dhe madje kërkuan që t‘i përgjigjen edhe sipas Kanunit familjes së viktimës.  Priten dëshmi të tjera nga ana e familjarëve të afërt të viktimës, por edhe të miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e 19 prillit kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Autori, siç u pa nga pamjet, mbante një maskë kirurgjikale, skafandër dhe jelek fosforeshent. Ai futet në lokal, qëllon me armë Nikulajn dhe pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt largohet qetësisht me motor nga vendngjarja.

Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën. Deri më tani raportohet se në atentat kanë marrë pjesë të paktën 3 persona. Dy prej tyre kanë marrë pjesë si vëzhgues, ndërsa një ka qenë organizatori.

Etiketa: Kryesore1NikulajVrasja

Lajme të lidhura

Dy vrasje në tre muaj! Si u dekorua drejtuesi i policisë i lidhur me grupin e Ines Hajrullës
Aktualitet

Dy vrasje në tre muaj! Si u dekorua drejtuesi i policisë i lidhur me grupin e Ines Hajrullës

20:45 - 07/03/26
Operacioni i SPAK për grupin e Hajrullës, arrestohet dhe një ish-efektiv në Zvicër, dyshime për dekonspirim
Aktualitet

Operacioni i SPAK për grupin e Hajrullës, arrestohet dhe një ish-efektiv në Zvicër, dyshime për dekonspirim

15:20 - 07/03/26
Shembja në aksin Librazhd-Prrenjas, Rama bën show me ministrin e ri: Fajin e ka shiu!
Aktualitet

Shembja në aksin Librazhd-Prrenjas, Rama bën show me ministrin e ri: Fajin e ka shiu!

14:45 - 07/03/26
Para
Koret kundër Lukakut, Juve zotohet se do dënojë racistët

Falja për Lukakun, Pacifici: Nuk ndryshon gjë, kush provokon...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës! Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë
Lajme

Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës! Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë

21:05 - 07/03/26

Thonë se në Shqipëri çudia më e madhe zgjat tre ditë. Projekti “Himara Invest” i Vangjel Tavos në Himarë zgjati...

Lexo më shumë
Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja…..

Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja…..

20:54 - 07/03/26
Parlamenti çek “mbron” kryeministrin Babiš nga hetimi! Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri?

Parlamenti çek “mbron” kryeministrin Babiš nga hetimi! Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri?

20:48 - 07/03/26
Dy vrasje në tre muaj! Si u dekorua drejtuesi i policisë i lidhur me grupin e Ines Hajrullës

Dy vrasje në tre muaj! Si u dekorua drejtuesi i policisë i lidhur me grupin e Ines Hajrullës

20:45 - 07/03/26
Goditje e forte per Berishen, humb zyrtaren e larte demokrate! Kush është zyrtarja që “braktisi” PD për PS

Goditje e forte per Berishen, humb zyrtaren e larte demokrate! Kush është zyrtarja që “braktisi” PD për PS

20:29 - 07/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com